Grabitja në Rinas/ Gjykata vendos arrest me burg për policët privatë

Gjykata caktoi masën arrest me burg pesë punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, të cilët po transportonin 2.7 mln euro të BKT-së në Rinas, të cilat u grabitën.

Pas grabitjes, policia prangosi policët privatë, Endrit Daci, Gentian Dedja, Përparim Logu, Fatmir Gapi dhe Xhemil Metaj.

Sipas akuzës, ata kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë vepruar sipas rregullores në momentin e grabitjes.

Në vazhdim, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, për masën e arrestit me burg për policët, të cilët dyshohen gjithashtu se mund të kenë një përfshirje në grabitje.

Kjo për shkak se kamerat e sigurisë në blindin e parave ishin të fikura dhe GPS gjendej jo në thasët me para.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *