Grabitja në Rinas/ Rama në krah të policisë: Ç’punë të bëjë më shumë një polici, banka e papërgatitur

12 Shkurt 2017, 17:25Politika TEMA

Shefi i qeverisë Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Policisë së Shtetit  e cila ka qenë e sulmuar së fundmi nga opozita.

Përgjatë komunikimit të javës në Facebook,  ai theksoi se banka së cilës iu grabitën paratë, nuk ishte kujdesur për sigurinë minimale.

Sipas tij, grabitja ndodhi pasi nuk u zbatuan masat e sigurisë.

“Ç’punë të bëjë më shumë një polici e një shteti kur banka s’është e përgatitur të lajmërojë menjëherë policinë?”. Rama ka kujtuar sulmin para Vitit të Ri në Berlin, ku tha se autori “jo vetëm që s’u kap dot në flagrancë por u arrestua ditë më vonë madje në një shtet tjetër. Askush, as opozitarët dhe as gazetarët nuk vrapuan të sulmojnë egërsisht policinë, kurse këta ti nxjerrin fundin kazanit të llafeve vetëm për ta mbuluar me llum…barbari politike e pashoqe dhe e turpshme, në asnjë vend tjetër s’bën vaki…u ndizen sytë flakë kur ndodh një krim”, theksoi Rama.

Edi Rama rikujton se në qeverisjen e kaluar kanë ndodhur 32 grabitje bankash.
“Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë”, shprehet Kryeministri Edi Rama.

2 komente në “Grabitja në Rinas/ Rama në krah të policisë: Ç’punë të bëjë më shumë një polici, banka e papërgatitur”

  1. Devolliu says:

    Polici vs Banka dhe ky idioti zgjedh policine?
    Po ne c’vend te botes mund te ndodhe qe te sulmosh bankat sikur jane autoritetet te crregullta ?
    Ky ka pjerdh totalisht.

  2. Qytetari says:

    Burimet e informacionit i ka policia,territorin e ka per detyre ta kontrolloj policia,inividet me precedent penal dhe grupet kriminale e ka per detyre ti evidentoj dhe ti kontrolloj policia,te parandaloj dhe te zbuloje veprimtarine kriminale ne territor e ka policia.Rasti i grabitjes ndodhi ne territor,grupi kriminal jeton dhe vepron ne territor.Nisur nga detyrimet kushtetuese dhe ligjore si me larte te policise se shtetit dhe grabitjes me arme te parave nga grupi kriminal i armatosur,natyrshem arrihet ne perfundimin se policia nuk ka permbushur detyrat e si rezultat erdhen pasojat shume te renda.Pra duhet te behen analiza te thelluara ne policine e shtetit,te evidentohen pergjegjesite dhe marre masa ndaj individeve dhe strukturave qe kane pergjegjesi.Nga kritikat, nga do dhe kushdo qe i bene,, sa do rracionala apo “irracionale” te duken, eshte mire qe te vleresohen dhe jo te injorohen. Sinqerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje