Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Ivica Daçiçit duke e quajtur zëvendëskryeministrin e Serbisë vrasës e pushtues. Ish kryeministri i Kosovës thotë se Daçiç ka mbrojtur shtëpinë dhe popullin e tij, kurse serbi po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
Statusi
Kur të vërsulet krimineli!
Ivica Daçic, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!
Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!
Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!
Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!
Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!
Nuk besoj se Ramushi ka thene se Daçiç “ka mbrojtur shtepine dhe popullin e tij” siç shkruhet ne fillim te artikullit.Kete e ka bere UCK e Haradinaj me shoke. Duket qe eshte lapsus I shkruesit por qe ndryshon totalisht kuptimin dhe te verteten.A ka redaktor e korrektor ne gazeten Tema? Keto raste jane te papranueshme per lexuesit dhe sidomos per nje gazete serioze.
Nese nuk desheroni te botoni verejtjen time,te pakten korigjoni gabimin qe keni bere duke e quajtur Dacicin si mbrojtes te vendit dhe te popullit te tij.
Bravo , Hajredinaj.
Shume mire ua ke plasur mostrave….respekt…
Sa oer pseudomodernet ne Tirane , qe degjojne kermat sebe perpara djemve te shqipes….turp tu vije…