Lideri i ISIS-it arratiset nga Mosuli, fshihet në Siri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi është larguar nga Mosuli dhe tani fshihet në territorin e Sirisë.

Shërbimet sekrete irakiane janë të bindura se kreu i organizatës terroriste tashmë është larguar nga qyteti irakian, i cili po zotërohet në pjesën më të madhe nga ushtria irakiane.

Al- Baghdadi u arratis së bashku me disa komandantë të tjerë në një zonë e cila është shkretëtirë në Siri, që kontrollohet ende nga ISIS-i.

Aktualisht në Mosul kanë ngelur vetëm drejtues jo ekspertë të luftës.

Sipas shërbimeve sekrete kurde në Mosul mbërriti në janar komandanti i tij më i besuar, Gulmurad Khalimov, 41 vjeç, ish zyrtar në ushtrinë e Taxhikistanit.

Ai është njohës i mirë i teknikave të luftimit guerile. Tani i takon atij detyra që t’i rezistojë sa më shumë ushtrisë irakiane, në mënyrë që xhihadistët të mbajnë territoret në Siri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Lideri i ISIS-it arratiset nga Mosuli, fshihet në Siri”

  1. babo says:

    ISIS a ne kontroll gjithe Mosulin perendimor. Pjesen Lindore te qytetit e humbi ne 3 muaj luftime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *