Luftar Paja: Qatipët me dhe pa qime në faqe që sulmojnë Dritëroin

12 Shkurt 2017, 11:58Kulturë TEMA

Artisti i madh i humorit Luftar Paja është tejet i trishtuar nga ikja e Dritëro Agollit. Dhimbja për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar atij i lexohej në gjithë qenien e tij në ditën e ceremonisë madhështore që u organizua një javë më parë. Por dje, më shumë se i mërzitur, ai ishte mjaft i revoltuar.

Dhe një e dy e shfrynte me zemërim duke sharë nëpër dhëmbë.

“E kam me ca zagarë që janë ngritur tani që mbylli sytë shkrimtari dhe hedhin baltë… Po si s’kanë turp xhanëm?” Dhe kështu fillova një bisedë me Luftarin, duke dalë krejt natyrshëm edhe tek aktualiteti politik, temë për të cilën Luftari nuk ka nguruar të flasë në DITA edhe herë të tjera.

– Luftar, u bë një javë pa Dritëroin. Si e kini përjetuar ikjen e tij?

– Më pikëlloi shumë ikja e Dritëroi, ashtu siç ka pikëlluar zemrat e shumicës së shqiptarëve, jo vetëm të komunitetit të artistëve dhe të shkrimtarëve. Sepse Dritëroi është një shkrimtar popullor i jashtëzakonshëm dhe që për vite e dekada me radhë ka ushqyer me oksigjen zemrat e këtij populli me poezitë e tij, me tregimet e romanet, me dramat dhe skenarët e filmave, por mbi të gjitha me humorin e tij brilant. Dritëroi tashmë është në shenjtërinë e tij. Ai do të kujtohet e nderohet si Naim Frashëri, Fan Noli e Migjeni në letërsinë shqipe. Por unë e them me bindje: Nuk ka vdekje për Dritëroin… E ku ka vdekje Zylua që krijoi Dritëroi?

– E megjithatë, dolën disa dhe e sulmuan Dritëroin që ditën që ai mbylli sytë. Besoj i kini lexuar ato shkrime?

– I kam lexuar dhe më kanë hipur xhindet. Po si nuk kanë turp këta njerëz, xhanëm? Ku ishin këta hiçër kur Dritëroi ishte gjallë? Apo pritën sa të mbyllte sytë dhe të dilnin si minjtë nga vrimat. Shikoni kush e sulmon: ca njerëz pa identitet, pa vepra, që nuk gëzojnë pikën e respektit në opinionin e gjerë shoqëror. Po ku ka qeder Dritëroi nga këta pleshta? Shiko, unë Dritëroin e përfytyroj si një koshere bletësh që bën mjaltë e shëron. Mirëpo bletët kanë edhe një huq: po i ngacmove ato të vërsulen e të thumbojnë sa të lenë top në vend. Mjerë ata që e sulmojnë atë koshere të bekuar…

– Mirëpo ata po e sulmojnë Dritëroin pas ikjes së tij…

– Edhe unë po e përsëris: Mjerë ata që e sulmojnë. Turpi i mbuloftë! Shiko, Dritëroi ua ka dhënë përgjigjen këtyre tipave që kur ishte gjallë, madje shumë herët. Ishte i mençur e largpamës Dritëroi. I kishte parashikuar të gjitha. Në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës, Dritëroi ka qenë një nga njerëzit më të sulmuar nga opozita që erdhi me revan në pushtet. E shanin, e fyenin, e quanin më diktator se Enveri. Sepse dihet, pemën me kokrra qëllojnë me gurë… Mërzitej Dritëroi kur i lexonte ata artikuj, po më shumë buzëqeshte hidhur, duke i injoruar thuajse totalisht, sidomos ato që i vinin nga njerëz anonimë. Dhe përsëriste atë që kishte thënë te “Zyloja: “Ti thua mendimin tënd, unë tund kokën time…” . Kaq mund të thoshte Dritëroi këtu e 50 vjet më parë kur shkroi Zylon.

– E kemi fjalën për këta që e sulmuan dhe e sulmojnë pas përmbysjes së regjimit komunist…

– Po edhe këtyre ua ka dhënë përgjigjen Dritëroi. Dhe ua ka dhënë siç dinte ai. Më lejoni të tregoj një ngjarje të vërtetë:

 

 

I ke lexuar Dritëro shkrimet e mia?

– Po, iu përgjigj, Dritëroi. Jam zbavitur me to…

– Mirëpo, nuk ta mban të më përgjigjesh. Nuk bën dot replikë me mua! – ia kthen i ngrefosur gazetari i RD-së.

– Unë replikë me ty? – i thotë Dritëroi. Nuk më ka shkuar në mend. Po meqë ma kërkove, unë ta jap një përgjigje, por me kusht që ta botosh kështu si po ta them…

– Pa diskutim, ta premtoj këtë…

Dhe shkruesi i RD-së nxori me vrap bllokun të mbante shënim.

Dritëroi, pa u menduar gjatë, i dikton këto vargje:

“O Qatip faqe pa qime,

Sa di ti, di bytha ime!”…

Faqe-qosja mbylli bllokun dhe iku i zemëruar. Natyrisht që këto dy vargje nuk u botuan kurrë në gazetë, por ato morën dhenë dhe kujtohen edhe sot e kësaj dite dhe do të kujtohen si anekdotë edhe në të ardhmen.

Kjo ishte përgjigjja e Dritëroit për një me faqe pa qime në atë kohë, po kjo vlen edhe për qatipët me faqet me qime që e sulmojnë tani që Dritëroi nuk është më fizikisht midis nesh.

– Besoj se e ka një arsye gjithë kjo fushatë kundër Dritëroit aktualisht?

– Natyrisht që e ka. Sepse Dritëroi u vinte hakut gjithë maskarenjve të këtij vendi, që punojnë kundër interesave të popullit dhe interesave kombëtare. Këta që sulmojnë Dritëroin nuk ngopen së pari këtë vend e këtë popull të vuajë. Nuk ngopen së pasuruari në kurriz të këtij populli të shumëvuajtur. E Dritëroi ishte dhe mbeti në anën e këtij populli gjithnjë, kundër shushunjave…

– A shikoni ndonjë lidhje midis këtyre sulmeve me reformën që po ngulmohet të bëhet në drejtësi dhe me zgjedhjet e ardhshme?

– Nuk është çudi që të ketë edhe lidhje. Nuk mbarojnë çudirat në këtë vend. Mbase duan të largojnë vëmendjen nga këto halle të mëdha që ka vendi. Ja, pas katër muajsh janë zgjedhjet dhe opozita mezi po pret të ketë trazira. Pse kot bëhet ajo protesta e 18 shkurtit që ka paralajmëruar Saliu?

– E ka paralajmëruar PD-ja deshe të thoshe? Saliu është thjesht një deputet në atë parti aktualisht…

– Mos u bëni budallenj. Nuk bëhet asgjë në atë parti po mos t’u bëjë isharet Saliu. Kështu ka qenë e kështu do të jetë. Saliu tani me atë reformën në drejtësi i ka mbushur brekët. Është i dhjerë komplet. E thërret Taulant Balla e ia bën rrupi-supi, i kërkon llogari për punën e CEZ-it. Dhe Saliu nuk ka nga ia mban. Ka thirrur Taulanti edhe të birin. I ke parë babë e birë se si janë menderosur? Sa herë i shikoj në televizor, unë mbaj hundët me duar se po qelbin dynjanë… E kam thënë edhe herë tjetër unë. Të gjitha fijet e opozitës i mban në duar Saliu. Domethënë e ka dhjerë atë parti. Edhe vetë ajo parti do të shpëtojë kur të ikë Saliu. Po bashkë me Saliun ikën dhe Jozefina dhe gjithë të tjerët që i shkojnë pas Saliut.

– Sidoqoftë, si e parashikon protestën e 18 shkurtit?

– Si ato të tjerat para saj. Bëjnë ca zhurmë në fillim sikur janë trima, pastaj futen andej nga kanë dalë dhe do venë si çeçua në votime, domethënë drejt humbjes që i pret më 18 qershor. Ja unë do ta shikoj në televizor protestën. Sikur e shoh dhe fundin e saj: Do t’i bjerë një telefonatë Saliut dhe ai do t’u thotë trimave të tij: Mjaft, për sot! Le të supozojmë e të shikojmë ëndrra sikur e përmbysëm qeverinë e korruptuar të Edvinit. Le të na shërbejë kjo si shenjë e mirë për zgjedhjet e 18 qershorit!…

– Faleminderit, Luftar! Besoj se do të takohemi përsëri para 18 qershorit?

– Kur të doni, unë i ngeshëm jam dhe sebep dua të flas…!

23 komente në “Luftar Paja: Qatipët me dhe pa qime në faqe që sulmojnë Dritëroin”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    tjeter Qatip/komunist bithlepires i Partise se M.Shehut,F.Shehut,K.Azbiut etj kesisoi bastardesh shiite………………ptuuuuuu!

    1. ay qy says:

      Harrove Simon Stefanin,Themie Thomain,Kico Mustaqin,Tuk Jakoven,Spiro Koleken,Pilo Peristerin,Gogo Nushin,Rita Markon,Lenka Cukon,Pali Misken …
      Te fala sat’eme dhe shko laj bythen mire, se ke pune sot ne darke Pisoglendi mou ?

  2. toni says:

    i sakte LUFTARI

  3. Valter says:

    Mendoj,qe gjithe kjo urejtje, nenvlersim,poshterim qe behet nga individ apo qarqe te ndryshme,
    eshte e paraqellimte.
    per te mohuar dhe ato pak vlera qe ka shqiperia, per ta mbajtur sa me lehte ne zi e varferi.
    Sic ja ariten qellimit keto 26 vjet

  4. tomorri says:

    Mire qatipet dhe ata qe nuk kane qime ne faqe , po ata qe kane qime cfare te semes duan

  5. daku says:

    Luftar torollaku do te japi mend tani.

  6. Nikolla says:

    O pajo o grup.te tegoj nje mesele.me qe ra fjal a e atyre minjve.Nje dite babai im sheh dritevdekurin me gruan ne rruge qe po i vinte perballe e ndalon me miresjellje.Dhe fillon e i ben komplimenta per poezite e tija.Shkrimtari i madh filloj te fruhej si kaposhi i detit i atij fahatarit qe e nzjerr ne pazar me date 31dhjetor (kjo pjes eshte kompliment se kaposhi ate dite fryhet me shume se ditet normale para pulave)e qe te ngas muhabetin.I thote ati qiririt po me bukura qe mua me pelqen me shume eshte “Mbi varin e nje kulaku “Ai qiriu uli koken si “MI”pajo me gjithmone grua.Si “2 minj”me sakte.Ti ke ber nja nje skec e gjys te bukur ti kane ber me sakte.Hajt ne gop te semes vafsh dhe ti pas tij si”MI FUSHE”(eshte kompliment se mund te thoja dhe “MI HALESH”).O lyfi shpejt e shpejt dhe ti se merzitet ai .Futja vetes me mire,var nje gur ne qafe è hidhu ne vrim te hales se te merr e te pret eresira.Hajt per te mira e mos harro shpejt

    1. ti says:

      luftar paja xhuxh komunist

    2. shqipe says:

      Jo se,me foshte gjithnje gjyshja mue : – O leme,(Me falni), o Nikolla,o nikolla!… “Eeeeee….”,i foshja une / A ç’na ha mun! / me foshte ajo!…..

      1. Nikolla says:

        Shqipe mos ri me mendje te mbyllur si para 90.po hajt hip te ky e shif stambollin.se behesh largpamese

    3. Lugati says:

      nikolla..perfekt nuk shtohet asnjigjo se prishet

      1. Nikolla says:

        Lugat,eshte histori e vertet.Ka ndodh ne vitin 2002 te rruga e Kavajes

  7. LIRI says:

    ….Po ky LUFTAR na Lushnja ! Epo ajo qe koha Myzeqare e PPSH , e Enverit qe u dha toke Myzeqarve . Artist Luftari aty u kalit duke kullotur pula me bashk fshataret e tia e recituar sukseset e parties. Tiranen ja kish qejfi por ne lajmet ne tv e klubit e shifte .Tani qe e solli Saliu ne Tirane po merr rrolin e themeluesit te PPSH……..PO shof se kush mund te blej ndoji gje prej tia, sa per ato qe thot lexoni JU?

  8. Ibrahimi says:

    Paja nuk e tregon historine deri ne fund,, Qatipi ia ktheu Driteroit- “Fshatar qe nderron 7 lekure,,por qytetar nuk ke per tu bere dot kurre” (e harruat cjapin poshte divanit?)

  9. Artur says:

    O lufkar, ke lexuar ndonje liber ne jeten tende pervec kopertinave te veprave
    te enver hoxhes? Edhe ato gjysma-gjysma se edhe klasen e 7 s’dihet nese e ke mbaruar.
    Sepse po te kishe lexuar librat e driteroit, te cilit i del per zot, me siguri do te te kishte
    rene ne sy qe ne librin e tij “Njeriu me top(e)”, ne faqen 79, sic thua zotrote, ai ka
    parashikuar cdo gje dhe ka lene amanet: “Aman more plaku Mer(o), se mos i kerkoni
    lufkarit te thote ndonje fjale te mire per mua kur te vdes une, se s’ka gje me te dhjere se
    kur te mburr lugati dhe balta”. Tamam, shprehje popullore!
    Eshte e qarte qe merua (bazja) nuk e degjon dhe ben te kunderten: me shume zgjuaresi
    interviston ca merhume si ty qe ta shkaterroje fare figuren e driteroit, sepse nuk ka
    perdhosje me te sigurte se sa kur te “perjeteson” nje injorant. Eshte nje nga
    mallkimet qe edhe vete driteroi ka qene i rrethuar nga ca plehra si ty. Mallkim qe s’ka
    per ta lene rehat tere kohen edhe ne varr.
    Prandaj, ne vend te asaj genjeshtres per njeriun pa qime ai, ne te vertete, shkroi
    falen e urte me 2 vargje:
    Me mire te zihesh me nje te mencem, o vella
    Se sa te puthesh me nje budalla.
    I ka parashikuar te tera i mjeri dritero, u vinte hakut maskarenjve, sic thua zotrote! Po nje gje se parashikoi
    dot: qe do ta tradhetonte plaku Mer(o). Por mos te merzitet Merua se mallkimi i driteroit do ti bjere
    edhe atij ne koke: kur ai te vdese…prape ti do merresh ne inerviste qe te “perjetesosh” edhe meron.
    E plot te tjere si merua. Mjere ata qe ti u lexon librat….!
    Se ty nuk te ha dheu pa i perdhosur te tere!

  10. Tralala says:

    Eshte interesante si e peshojne veten keta artistet e komunizmit. Pune vjetersirash. Te mesuar me perkedheli, u eshte mbushur mendja se jane te medhenj e te pazevendesueshem. Driteroin e quajne, poet I madh, kurse Luftarin artist I madh. Pyetja qe ngrihet eshte: cilet jane kriteret qe vleresohen te medhenj? Luftari duhet ta kuptoje se nuk eshte I madh po I zakonshem. Po ta nxjerresh pertej kufive te shqiperise, ky artistiti I madh humbet, nuk gjen dot rrugen. Ne skenen e sotme te humorit nuk e degjon kush. Ky matet me hijen e djeshme dhe nuk e kupton e as ka per ta kuptuar se eshte nje gje e vjeter qe ne tregun e sotem nuk I hedh kush syte. Keta jane modele qe u ka ikur koha, qe nuk do kush as ti shikoje e Jo me ti degjoje. Po u eshte mbush mendja se jane te medhenj te perjetshem.

  11. Bomba says:

    Luftar Bolsheviku nga njera ane “Bertet” se kritiket e Driteroit nuk e benin kete klur ishte gjalle ai ,por kur ai Driteropi vdiq keta po e njollosin etc.Ore Luftar mendjepjerdhuri po ti po aty ne ate bisede deklaron se shqiptaret me emer dhe jo me pseudonym e paskan kritikuar ate Bythlepiresin e Enverist qysh para 25 vjeteve dhe jo sot? Komunistet e Spermes Enveriste nuk heqin dore nga dashuria dhe mbeshtetja per kriminelin antishqiptar Enver Hoxha dhe kelyshet e tij edhe ky Qesharaku I idiotesirave te kohes se qepes (qe bente Enverin dhe Mehmetin me qesh) eshte nje mbeturine kopmuniste antidemokratike qe nuk pranojne asnje kritike kunder Bythlepiresve te ish sistemit anti-Human.Driteroi ishte pa asnje dyshim nje Servil e spijun antishqiptar dhe shum shkrimtare e poete e pesuan direct nga raportimet e tij per te mbajtur te “Paster” Partine e tij qe ishte nje bande kriminelesh antishqiptar,Keshtu jetoi Driteroi duke bere vigjiletin e luftes famekeqe te Klasave (shqiptari kunder shqiptarit) vetem e vetem per nje karrike te felliqur,ky ishte Dritero Agolli qe mos ju degjofte emri

  12. @ says:

    @Luftar Paja
    Pa ofenduar as ty dhe as poetin Dritero, nuk mund te rri pa te thene se mua, si dhe shume te tjere, nuk na kane “ushqyer me oksigjen” poezite e Driteroit, qe na i jepnin per ti lexuar dhe per te na mesuar moralin e diktatures, Ty te ka pelqyer ai sistem, duket qe ke nostalgji. Helbete, per kushtet e tua biografike ai ishte nje hap perpara, prandaj dhe ato poezi kane qene oksigjeni i jetes tende, sepse te kane frymezuar ne profesionin tend te propagandes. Kjo nuk te jep te drejten te besh pergjithesime

  13. @ says:

    @Luftar Paja
    Pa ofenduar as ty dhe as poetin Dritero, nuk mund te rri pa te thene se mua, si dhe shume te tjere, nuk na kane “ushqyer me oksigjen” poezite e Driteroit, qe na i jepnin per ti lexuar dhe per te na mesuar moralin e diktatures, Ty te ka pelqyer ai sistem, duket qe ke nostalgji. Helbete, per kushtet e tua biografike ai ishte nje hap perpara, prandaj dhe ato poezi kane qene oksigjeni i jetes tende, sepse te kane frymezuar ne profesionin tend te propagandes. Kjo nuk te jep te drejten te besh pergjithesime.

  14. ta says:

    t’ja hani mutin komunizmit,ose me mire hani te saliut se e ka me sheqer,budallenj.

    1. a.f. says:

      @ta
      Meqe Saliu eshte pjelle e komunizmit, i bie qe mutin e tij ta hane komunistet (per te mos ikur prona nga familja)

    2. Nikolla says:

      O “ta “vensha (yllin mo yllin te balli) me mut qe ne 6 te mengjezit

  15. Driteroi says:

    Luftar, ha nje cap buke e jeton ate pjese te kohes qe te ka mbetur. Leri filozofit. Ti ke qene klloun qe pushtetaret e regjimit diktatorial tallnin b*then. Driterori e krijoi vet balten. Ai dhe te tjeret i sherbyen me ndergjegje te plote, zell e me gjithe zemer Enverit dhe regjimit. Balta mbuloi balten. Ja cfare i ka thurur Driteroi Enveri:
    Dritëro Agolli: Elegji për Enver Hoxhën
    ….
    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
    Zemrën time do ta nxirrja jashtë
    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
    Fjalët më përzihen, sigurisht!
    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
    Dhe armatën komuniste çon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje