Një stjuardesë si Grida për aeroportin e Durrësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Epo që kjo Grida të impresionon shpesh në daljet e saj kjo nuk nevojë as për statistikë dhe as për shumë rekorde rregjistrimesh. Kam mbetur i befasuar që nga dita kur publikoi një video që i drejtohej durrsakëve sikur të ishte Sharon Stone tek filmi “Basic instinkt”. Përfundimi është kaq ironik përballë Gridës sa dhe ajo vetë u fut në rrjetën e merimangës së opinionit, sa po del përballë kamerave më shumë si një “sex simbol” partie, sesa si një aktore politike që vjen nga auditoret e universitetit. Kjo në fakt, është një traditë tanimë në PD, ku kjo e fundit përdor edhe gjimnazistet si kukulla seksi (kujtojmë deklaratat e 3 gjimnazistëve kundër Roshit).

Nëse do ta ndiqnin për fjalët Gridën,  kjo do të ndodhte deri dje, sepse sot Grida i çuditi të gjithë. Nga goja e saj në një video 20 sekondëshe dëgjova gafa përtej justifikimit se mund të ketë qenë e lodhur apo e mbingarkuar nga një punë e madhe. Gafat ishin të rënda për një pedagoge e cila të mëson se si të komunikosh në publik.

Marrëdhënia e Gridës me publikun sot pësoi një tronditje, sepse shumë prej tyre që kuptojnë mesatarisht nga devijimet momentale të një kapaciteti akademik, e perceptuan sot Gridën një grua të bukur që nxjerrë nga goja broçkulla që e shëmtojnë veshjen e saj të sensuale.

Është kaq e vështirë për tu perceptuar sa të thuash se Saliu pi verë çdo natë tek “Komiteti”, apo Armina Mevlani do të vendos ferexhe, apo që Arben Ristani falet në xhami, apo që Salianji rrahu me grushte rojen e parkingut dhe ndoshta është po aq e vështirë sa të mendosh se Luli ka ide mazokiste njëlloj si Grei i bestsellerit të famshëm…

Për Gridën s’mund të ketë analizë kur del përballë kamerave pa letër si herët e tjera dhe flet në deklarim e sipër se “x ton” kanabis që janë kapur në “aeroportin” e Durrësit.

Sa duhet të jenë ndjerë krenar durrsakët që Grida i bëri për një çast me aeroport?! Në imagjinatën e tyre ata janë ndjerë kaq të plotësuar, sa kur kanë menduar Durrësin me aeroport nuk kanë hezituar të mendojnë dhe Gridën si stjuardesë. Fundja Grida s’ka pse të këtë paragjykim për këtë lloj imagjinate, se stjuardesa është një punë kaq fisnike sa në thelb të saj ka po të njëjtin thelb të punës së saj aktuale, që të dyja janë në shërbim të qytetarit.

Po sa i shërben sot qytetarit Grida?!

Aq sa mund t’i ketë kënaqur imagjinatën për gallatën e lëshuar, aq dhe e ka fyer atë duke e bërë të ndihet i tallur keq. Shumë prej tyre sot mendojnë se Grida mund ta ketë njohur Durrësin, jo vetëm se ka një aeroport por se në Currila ka dhe një ujëvarë. Deklarata e Gridës sot nuk është vetëm një deklaratë lapsusi, se këta të Durrësit janë njohur për lapsus-gafa  që nga Xhaferi me shokë. Kjo ngre një mungesë të theksuar besimi për zgjedhjen që bën pala politike në shportën e intelektualëve mbështetetës, që sot rrezikojnë që për hir të Gridës dhe të rasteve të përsëritura, të kthehen në pseudointelektualë.

Nëse përpjekja e vazhdueshme ka qënë të largosh nga Kuvendi një kastë të ulët, të përzier me një nivel që shënon precedent në shoqëri sot ngrihet një rrezik shumë herë më i madh dhe më i kamufluar se i pari. Rreziku që në Kuvend mund të vijnë karvanë anadollakësh, sharlatanësh, mediokrish, pseudointelektualësh me deklaratën e Gridës, sot regjistron një tentavivë të parë të hedhjes së këtij hapi.

Nuk qëndron çështja vetëm tek një gafë, por tek ajo që Grida foli për Durrësin ku ajo kandidoi për ta kryesuar, nuk qëndron çështja tek një deklaratë e bërë në ajër pa pikë përqendrimi, por se a do të jenë më të përqëndruar këta që janë duke dalë vazhdimisht dhe flasin për një nivel politikë në dështim. Sepse nuk qëndron çështja vetëm se Durrësi na u bë me një aeroport, por sa vëmendje konkrete ka për Durrësin si qytet dhe jo si trampolinë për karrige.

Ndryshe pastaj ç’ndryshim do të kishte nëse Grida dhe të tjerët pas saj ta merrnin kaq pak seriozisht komunikimin publik edhe kur thonë se janë një zgjidhje ndryshe për shqiptarët.

Mesa duket tenxherja nuk e ka gjetur kapakun njëlloj si Grida që nuk e ka gjetur se ku ta ngrejë çarterin e saj për të ekzistuar politikisht në “aeroportin” e Durrësit…

Nga Hermes Kafexhiu*

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *