“Policia” grabit kasafortën e biznesmenit, 70 vjeçari: Grabitësit shtireshin si efektivë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

5 milionë lekë, bizhuteri dhe disa  dokumenta  të vlefshme në Mollas të Cërrikut,  kanë qenë fokusi i katër grabitësve.

Kryefamiljari Qemal Shabani  70 vjeç, ka qenë me bashkëshorten e tij në banesë kur personat e veshur me uniforma të policisë i kanë hyrë në shtëpi.

70 ­vjeçari,  ka në pronë të tij edhe një pikë karburanti mes të cilës siguronte të ardhurat.

Ai tregon se në banesë personat u prezantuan si policë kur hynë.

“Ishin katër persona të veshur si policë. Kanë hyrë nga karburanti. Gruaja i ka pyetur kush është, dhe ata i kanë thënë “hape se jemi Policia” Ishte ora rreth 21:30, kur fika televizorin dhe rashë të flija. Fikëm dhe dritat dhe bashkë me bashkëshorten ramë të flemë. Vetëm 10 minuta më pas, pashë pranë vetes sime një person, i cili me tytën e armës më goditi në kokë. Gjithashtu, pashë edhe gruan time e cila ishte shtrirë përtokë, dhe nuk mund të bënte asgjë, pasi ata ia kishin marrë edhe celularin.”  rrëfen momentet e tmerrit 70 vjeçari.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *