“Politika e SHBA ndaj Ballkanit s’ka ndryshuar në 25 vjet, e s’do të ndryshojë as tani”

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar se politika e SHBA-ve në Ballkan nuk ka për të ndryshuar me zgjedhjen e Donald Trump-it president.

Ai shtoi se procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Shtetet e Bashkuara e trajtojnë si proces të ndarë nga pranimi i pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se normalizimi është i përcaktuar dhe i njohur në kuadër të dialogut të Brukselit dhe e trajtojmë si proces të ndarë nga pranimi i pavarësisë”, tha zoti Palmer në intervistën e botuar sot në të përditshmen beogradase, Politika, me titull “Amerika mbetet në Ballkan”.

I pyetur se a është e mundshme që Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës, Matthew Palmer është përgjigjur se kjo është pyetje për Bashkimin Evropian, raporton agjencia Beta.

“Ajo që ne bëjmë është që ta mbështesim plotësisht procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Palmer, duke shtuar se “momentalisht nuk shikojmë përtej kësaj pike”.

Më tutje, zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin qëllimin e Serbisë që të bëhet pjesë e BE-së, duke theksuar se normalizimi i raporteve me Kosovën është pjesë e rëndësishme e këtij qëllimi.

“Është e nevojshme të arrihet përparim në dialogun e Brukselit, në mënyrë që të kemi progres në rrugën e evrointegrimeve”, tha Matthew Palmer.

Palmer ka theksuar se politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit dhe rajonit, është e njëjtë në 20 apo 25 vitet e fundit dhe tha se nuk ka asnjë arsye të besojë se do të ketë ndonjë ndryshim në qasjen për këtë çështje.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Politika e SHBA ndaj Ballkanit s’ka ndryshuar në 25 vjet, e s’do të ndryshojë as tani””

  1. Moisi Golemi says:

    Lajm i keq per PD.

  2. janulla me 40 hajdute says:

    lajm i keq dhe per cunat e janulles

  3. Kur do ta kuptoni? says:

    tua rruash atyre!
    Nuk na plas fare cben amerika
    e as sunitet
    na mjafton kush jemi

  4. Kur do ta kuptoni? says:

    tua rruash atyre!
    Nuk na plas fare cben amerika
    e as sunitet
    na mjafton kush jemi
    ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *