Reforma në Drejtësi/ Vëllai i Nishanit largohet si zv/prokuror i Durrësit, ja arsyeja

12 Shkurt 2017, 21:12Politika TEMA
Reforma në Drejtësi/ Vëllai i Nishanit largohet si zv/prokuror i

Burime zyrtare thone se kur kryeprokurori i Durresit, Agron Gjana ka firmosur strukturen e re, vellai i Presidentit e ka pare veten si prokuror te thjeshte.

Mesohet se kjo levizje Nishanit i eshte argumentuar me miratimin e kesaj strukture, por ne vend te tij eshte emeruar nje prokuror tjeter. Sipas ligjeve të reformës në drejtësi, më saktësisht sipas ligjit të ri për prokurorinë, cdo institucion i prokurorisë në rrethe do të ketë një drejtues rrethi dhe vetëm një zv.prokuror.

Në zbatim të reformës në prokuroritë e rretheve në gjithë vendin janë bërë ristrukturime në lidhje me këtë organizim të ri. Ligji i ri parashikon krijimin e seksioneve në prokurori duke hequr nocionin e zv.prokurorëve shkruan “Panorama”.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës përshembull nga 5 zv.drejtues që ka pasur tani ka vetëm një, ndërsa ka shtatë shefa seksionesh të hetimit sipas veprave penale.

E njëjta gjë ka ndodhur me Durrësin, nga zv.prokurorë që kanë qenë deri para reformës, tani do të jetë vetëm një i tillë i cili sipas ligjit është lënë të përzgjidhet nga titullari i prokurorisë së rrethit.

Në këtë rast drejtuesi i rrethit në Durrës nga tre zv.prokurorë që kanë qenë ka zgjedhur njërin prej tyre ndërsa dy vendet e tjera janë.

 

5 komente në “Reforma në Drejtësi/ Vëllai i Nishanit largohet si zv/prokuror i Durrësit, ja arsyeja”

  1. Drejtësia says:

    Po kujt i plasi ça bëhet me vëllain e Nishanit.
    Nishani ka ikur dhe vet

    1. Miri says:

      Ne albanistan ka nje konflikt te hapur interesi qe egziston njelloje si ne kohen e diktatures. Pjesetaret e familjes dhe te fisit jane te gjithe te punesuar me rroga te mira. Robt ku ti keni. Rrace e dhjere.

  2. DASHAMIRESI says:

    Mund te jesh burre i mire , more zoteri, por neve na mjafton vetem fakti , qe je
    vellai i nje presidenti , qe nuk eshte presidenti i gjithe shqiptareve , qe nuk
    perfaqeson unitetin e kombit , nje fanatik partiak ekstremist dhe i pa kulturuar
    , qe na acaron nervat , sa here permendet emri i tij . Si i tille , ai hedh nje hije
    gri edhe mbi personin tend .

  3. Hakmarrja popullore says:

    Te zhduket dhe Ramadan Troci nga Vlora,burre i lig dhe shume maskara,ju ka rene shume me qafe vlonjateve!!.Perendia do marre hak ndaj tij,ato qe u ka bere njerezve tja punoje perendia te femijet e tij

  4. rudi says:

    Dy nishane ne drejtesi nje ne krye e nje ne mes nuk bene dot drejtesi mos ka ardhur koha te zhduken nga drejtesia qe te dy pyes keshtu kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje