Skuadra e Romës ka vazhduar serinë e fitoreve në Serie A, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Crotones.
Verdhekuqtë e drejtuar nga Luciano Spaleti triumfuan me rezultatin e pastër 0-2 në një sfidë të cilën e dominuan gjatë gjithë 90-minutave
Golin e parë për Romën e shënoi mesfushori Radja Nainngolan, ndërsa të dytën e realizoi bomberi Edin Dzeko, i cili në pjesën e parë kishte humbur një penallti.
Pas kësaj fitoreje Roma kthehet në vendin e dytë me 53-pikë, katër më pak se sa Juventus, që sonte luan ndaj Cagliarit në transfertë.