Tiranë/ Humb jetën i riu duke kullotur bagëtitë, i vëllai: U rrëzua nga lartësia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një i ri nga fshati Zall Dajt në Tiranë ka humbur jetën në rrethana fare të paqarta.

22 vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Viktima i Identifikuar me inicialet Xh.H ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij.

Policia e informuar për vdekjen nga spitali,  njofton se është duke hetuar lidhur me ngjarjen.

I pyetur nga blutë e kryeqytetit, i vëllai i viktimës tregon se shkak i vdekjes ka qenë rrëshkitja nga një lartësi e konsiderueshme.

Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen.

Paraprakisht pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e vdekjes si pasojë e rënies nga lartësia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *