VIDEO/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, në pranga 5 trafikantë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Tiranës arrestoi 5 trafikantë gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë ditën e djeshme.

Gjatë operacionit të koduar me emrin “Qelqi”, u sekuestruan 30 kg kanabis sativa dhe një armë pa leje e llojit “Shotgun”.

Të arrestuarit janë:

 

– Ilir Zyberi (Avdillari), 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

 

– Fabian Zyberi (Avdillari), 20 vjeç, banues në Tiranë.

 

-Gentian Boci, 32 vjeç, banues në Tiranë.

 

– Odisjen Sakollari, 24 vjeç, banues në Tiranë.

 

– D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm  në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit.

 

Për këta  shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja  në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar .

 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

 

– 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

 

– 1 armë e llojit “SHOTGUN”

 

– 3 telefona celular

 

– 1 palë pranga

 

– 1 thikë.


operacioni12 by e-d21

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *