Mavraj në formacionin e javës së “Kicker”

13 Shkurt 2017, 20:39Sport TEMA
Mavraj në formacionin e javës së “Kicker”

Moment i artë në Bundesliga për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj.

Shtatlarti shqiptar që vetëm pak javë më parë u transferua te Hamburgu, po e fiton bastin e tij personal. Mavraj, ashtu si edhe shoku i tij i skuadrës, Papadopulos është vendosur në 11-ëshen ideale të gazetës prestigjose “Kicker” pas ndeshjes pothuajse perfekte në transfertën e Leipzig ku Hamburgu shkatërroi 3-0 forcën e dytë të Bundesligës.

Në transfertën e së Shtunës, Mavraj fitoi pjesën më të madhe të dueleve dhe kjo ka bërë që ai të marrë notën 2 nga gazeta gjermane. Një moment i artë për mbrojtësin shqiptar i cili i dërgon sinjale pozitive edhe trajnerit Gianni De Biasi disa javë përpara duelit eliminator të Palermos kundër Italisë. Kjo është hera e katërt që Mavraj rreshtohet në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga dhe përpara shqiptarit janë vetëm Keita, Forsberg e Leëandoëski.

Pas 20 javëve të para, Hamburgu tashmë është larguar nga Zona e Ftohtë duke u ngjitur në vendin e 15 me 19 pikë dhe dy fitore rresht në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Marc Gisgdol ka arritur të sigurojë edhe biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores 2-0 ndaj Kolnit.

Në duelin përballë ish skuadrës së tij, Mavraj dhuroi një tjetër paraqitje pozitive duke bindur drejtuesit e klubit aktual se ata bënë dzgjedhjen e duhur në momentin që i dorëzuan çelësat e mbrojtjes në dorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje