Policia bllokon 230 objekte arkeologjike të vjedhura në Apolloni

13 Shkurt 2017, 08:00Sociale TEMA

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar se kanë gërmuar në mënyrë të paligjshme më shumë se 230 objekte arkeologjike nga qyteti antik i Apollonisë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë”, ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike, të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre,” deklaroi nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shtunën Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit të policisë 2 të dyshuarit me inicialet T.F dhe S.F, nga fshati Radonstinë i Fierit, janë arrestuar në flagrancë. Në banesën e njërit prej të dyshuarve është sekuestruar dhe një pajisje dedektor për gjurmim i antikuareve.

E vendosur në mes të dy civilizimeve të rëndësishme të lashta, asaj greke dhe romake, në një tokë që dikur zotërohej nga fiset ilire, Shqipëria është përplot monumentesh arkeologjike që datojnë që nga kohët parahistorike.

Kolonitë mbresëlënëse helene dhe romake, siç janë Butrinti dhe Apollonia, janë të pasura me tempuj dhe vila të ruajtura, të cilat japin pasqyrë të çmueshme të botës së lashtë mesdhetare.

Arkeologët dhe aktivistët theksojnë se monumentet shqiptare vazhdimisht shënjestrohen nga plaçkitësit, të cilët gjatë dy dekadave të fundit kanë sjellë dëme të tmerrshme në trashëgiminë historike të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje