Provokimet nacionaliste, Kodheli-Demolli: Shqipëria e Kosova, reagim të përbashkët!

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një reagim të përbashkët ndaj provokimeve artificiale nacionaliste.

Në këtë përfundim kanë dalë pas takimit që pati ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli me ministrin e Forces së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në Tiranë.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët dhe ishte le të themi ajo çka në mënyrë eksplicite u bisedua midis nesh, dy delegacioneve.
Çdo përpjekje për të krijuar tensione false nacionaliste do të përballet me vullnetin tonë të përbashkët të palëkundur për të vazhduar ëndrrën tonë më të madhe dhe të popujve atë të integrimit atlantik në gjithë rajonin që jetojmë”, tha Mimi Kodheli.
Ministrja e Mbrojtjes tha se “ne vlerësojmë maksimalisht punën e jashtëzakonshme që personeli ushtarak i misionit më të gjatë NATO, KFOR bën në Kosovë. Prezenca e ushtarakëve shqiptarë në fakt atje do të dyfishohet, është një lajm që ne e kemi dhënë edhe më parë, dhe ne jemi në përfundim të procedurave ligjore për këtë shtesë personeli. Më lejoni gjithashtu i nderuar koleg, që t’ju rikonfirmoj se ne, na keni në krah, të pakursyer në ndihmë për çdo hap që do të hidhni drejt integrimit në strukturat euro-atlantike”.

Ne lidhje me ndihmen nga ana e Shqiperise Kodheli tha se: “Biseduam me ministrin Demolli edhe për bashkëpunimin dypalësh, i cili tashmë është konkret, i hapur dhe i zhveshur nga çdo procedurë burokratike. Kemi firmosur, sapo e bëmë këtë gjë, Planin e Bashkëpunimit për vitin 2017, me synim që aktivitetet e përbashkëta të fokusohen sidomos në stërvitje e trajnime të përbashkëta. Programet mësimore ushtarake të të gjitha niveleve, janë të plotësisht të hapura për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhënia në këtë fushë ka qenë absolutisht frytdhënëse dhe e shkëlqyer”.

Ndërsa ministri i FSK, Haki Demolli kërkoi më tepër presion nga shoqëria në Kosovë po jo vetëm, ndaj deputetëve serbë, të cilët sipas tij kanë bllokuar transformimin e FSK në një forcë të mirëfilltë të armatosur.

“Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Forcë të Armatosur të Kosovës, i cili proces tanimë është i ditur që për shkak të mosgatishëmrisë së deputetëve të komunitetit serbë në Kuvendin e Kosovës që të votojnë për amendamentet kushtetuese, të cilat hapin rrugën për transformim kanë një kohë të gjatë që kanë stanjuar.

Kërkesa e shoqërisë kosovare është në vazhdimësi që ky proces të ndodhë dhe dita-ditës të kemi presion nga të gjitha segmentet e mundshme kosovare”, tha Haki Demolli, ministri i FSK-së.


 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *