PS, Balla: Gjyqtarët e prokurorët që s’kanë kaluar Vetting-un, jo kandidatë për deputetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste i del para se keqes dhe kërkon që gjyqtarët dhe porokuroret që nuk kanë kaluar Vetting-un të mos përfshihen në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Propozojmë që çdo gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar përmes procesit të vetting-ut, por është dorëhequr, apo që nuk ka përfunduar procesin e vlerësimit, nuk mund të përfshihet në listat e kandidatëve të partive për zgjedhjet e 18 qershorit”, propozoi Taulant Balla në emër të grupit parlamentar socialist.

Deputeti socialist theksoi se “ne propozojmë që do të konsiderohen në detyre ata që pavarësisht dorëheqjes, nuk i janë nënshtruar procesit të deklarimit”.

Propozimi që do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në Kodin Zgjedhor që parandalon përfshirjen në listat e kandidatëve ata që nuk e kanë bërë vetting-un ose që procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar”, tha Balla.

Meqenëse Kuvendi ka miratuar ligjin që personat me rekorde kriminale mos të hyjnë në lista, as prokurorë e gjyqtarë që nuk kanë kaluar vetting-un, nuk do përfshihen.

Ne synojmë që ky propozim të diskutohet në komision, por nëse PD-ja vazhdon ta bojkotojë komisionin, ne do ta depozitojmë në rrugët që përcakton rregullorja e Kuvendit për amendamentet ligjore”, shtoi Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “PS, Balla: Gjyqtarët e prokurorët që s’kanë kaluar Vetting-un, jo kandidatë për deputetë”

  1. keli says:

    po ky katunari i librazhdit, e ka kaluar vetting-un, apo ky llomotet vetem per te tjeret??????????????????

  2. Shigjeta says:

    Cfar thua ore baba ha ha ha , ata jane kantidate per burge vetem atje jane kantidate , cfare deputete o Taulant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *