Pse nuk ndryshon Serbia

Nga Ali Mehmeti

Pas përfundimit të luftërave të fundit në ish Jugosllavi në vitin 1999 të shkaktuar nga hegjemonizmi serb, ardhjes së Zoran Gjingjiqit në pushtet në Serbi dhe sidomos pas shkuarjes së Millosheviqit para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë në vitin 2001, filloi të shpresohet se në Serbi po fryn erë ndryshimi. Ndoshta edhe do të ndodhte ndonjë ndryshim i vogël, sikur të mos ndodhte vrasja e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq në vitin 2003. Edhe sikur të ndodhnin këto ndryshime, ato do kishin për qëllim ndryshimin e strategjisë dhe taktikës dhe jo ndryshimin e qëllimit përfundimtar, që është mospranimi i shtetit të Kosovës dhe pritja e ndonjë kohe më të përshtatshme për rikthimin e saj në gjirin e Serbisë, nëse jo të tërën, atëherë një pjese të konsiderueshme. Por as ky ndryshim nuk ndodhi dhe në pushtet u rikthyen dy parti që shkaktuan të gjitha luftërat në ish Jugosllavi. Partia e Millosheviqit që quhej socialiste, por në fakt ishte nacionalsocialiste (sikur ajo e Hitlerit). I vetmi dallim ishte që adhuruesit e partisë së Hitlerit besonin se “raca ariane” duhet ta sundoj mbarë botën, kurse adhuruesit e Milosheviqit ishin më “modest” dhe besonin se “raca serbe” duhet t’i sundoj vetëm territoret e ish Jugosllavisë. Dhe partia radikale e Sheshelit që më shumë do i shkonte për shtati emri partia fashiste (sikur ajo e Musolinit). Madje, jo vetëm partitë e njëjta, por edhe njerëzit e njëjtë u kthyen në pushtet, Daçiq, Vuçiq, Nikoliq, Dikoviq, Drecun e tjerë.

Dhe mund të duket çudi e madhe se si serbët nuk u mbushën mend. Pavarësisht që humbjet që i shkaktuan popujve tjerë, para së gjithash boshnjakëve, shqiptarëve dhe kroatëve, por edhe krejt regjionit, janë të pakrahasueshëm më të mëdha se sa ato që i pësuan vet, megjithatë as humbjet e tyre nuk janë të vogla, edhe pse vetëm Serbia ende nuk ka publikuar numrin e viktimave të tyre. Ky mospublikim bëhet qëllimisht për të mundësuar manipulimin e këtyre numrave në mënyra dhe për nevoja të ndryshme, si për shembull që ushtarët e vrarë të paraqiten sikur civilë, që viktimat e zhdukura në Kroaci të paraqiten sikur viktima të zhdukura në Kosovë për nevojën e balancimit të krimeve apo edhe për kombinime dhe për motive tjera. Ky mospublikim mund të jetë një temë interesante për hulumtim. Dhe çudia e dytë është se si regjimi i Millosheviqit nuk pati asnjë rezistencë brenda Serbisë, me përjashtime të rralla, numri i të cilëve nuk kalon gishtat e një dore. Këto përjashtime janë: Dragisha Pavlloviq (sekretar i partisë për qytetin e Beogradit) që e shkarkuan pas pak muajsh në vitin 1986, Bogdan Bogdanoviq (arkitekt, profesor, intelektual i njohur dhe kryebashkiak i Beogradit) i cili u detyrua të emigroj në Austri në vitin 1993 edhe pse në moshë të shtyre, Sllavko Quruvija (gazetar) i cili u ekzekutua nga shërbimi i fshehtë serb në vitin 1999 dhe Natasha Kandiq (themeluese dhe drejtoresh e Fondit për Drejtën Humanitare në Beograd) që për çudi mbijetoi të gjitha furtunat dhe sot e kësaj dite është halë në sy të regjimit të Beogradit. Kjo e fundit më shumë ka bërë për hulumtimin e krimeve të luftës mbi shqiptarët në Kosovë sesa vet shqiptarët.

Për të kuptuar pse ky ndryshim nuk po ndodh dhe i cili, sipas meje, as që ka për të ndodhur në 40-50 vitet e ardhshme, madje as atëherë nëse nuk plotësohen disa kushte, duhet të themi disa fjalë për programet shkollore nëpër shkolla fillore dhe të mesme serbe. Si nxënës i këtyre shkollave, edhe sot pas 40-50 viteve mbaj mend përmendësh shumë vargje nga opusi i këngëve epike popullore serbe. Ky opus është i ndarë në tre cikle ku njëri nga ato quhet cikli i Kosovës. Këngët/vjershat e këtij opusi kanë tre motive: trimërinë, tradhtinë dhe mallkimin. Meqenëse këto këngë janë krijuar pas robërimit nga Perandoria Osmane është e natyrshme se ato kanë pasur për qëllim ta mbajnë moralin e popullit të dëshpëruar pas disfatës, duke hiperbolizuar trimërinë e luftëtarëve serb dhe duke i shndërruar në legjenda, por njëkohësisht duke kërkuar fajin për disfatë tek tradhtia, kurse asnjë fjalë të vetme për faktin se në betejën e Kosovës merrnin pjesë edhe popujt tjerë të Ballkanit, që vërtetohet nga faktet historike. Fajësia për tradhti i adresohet princit serb Vuk Brankoviq, emër ky i shndërruar në sinonim për tradhti në literaturën serbe. Nuk mund të mos e them, edhe pse nuk ka të bëj me këtë shkrim, se “shqiptarët e Ben Blushit” tek romani i tij “Të jetosh në ishull” prisnin ndihëm pikërisht nga ky princ serb(!). Shpresoj të ketë qenë në pyetje injoranca e Blushit.

Dhe si vazhdim, meqenëse tradhtia ishte shkaku i humbjes dhe i vuajtjeve, atëherë duhej lëshuar mallkimin mbi tradhtarët. Sipas letrarëve serb, shumica dërmuese e këtyre këngëve është krijuar nga kisha serbe, madje disa nga to edhe disa shekuj pas betejës së Kosovës. Pra, është shumë e logjikshme që mallkimi të përdoret sikur mjet, sepse është kategori kishtare dhe përgjithësisht fetare, mjet i cili ka fuqi shumë të madhe ndikuese tek popullata e mesjetës.

Për çfarë mallkimesh të rënda bëhet fjalë, do mundohem ta ilustroj me një përkthim të thjesht, jo poetik, që si i tillë tingëllon i shëmtuar por në origjinal është i bukur dhe emocionues:

Kush është serb dhe ka gjak serbi

Por nuk vjen në luftën e Kosovës

Fara ju faroftë

Asgjë mos i shkoftë mbarë pas dore

Mos pastë as vajzë as djalë

Në fushë grurë të bardhë, as në breg hardhi

Duke lëshuar mallkimin mbi të gjithë ata që nuk erdhën në betejën e Kosovës, në fakt apelohet që tradhtia (e supozuar) të mos përsëritet. Duke u përsëritur, mallkimi ka ruajtur fuqinë e vet nëpër shekuj gjer në ditët tona, sidomos në shtresat e popullatës me besëtytni të shprehur, respektivisht me ndjenja fetare të shprehur. Dhe duke pas parasysh se serbet ende kanë lidhje të forta me kishën e tyre edhe mallkimi ka rol të rëndësishëm, mos të them vendimtar.

Pra, kjo është teknologjia me të cilën kisha serbe popullit të vet nëpër shekuj ia ka futur në kokë se “Kosova është vuajtja, zemra, shpirti, djepi, Jerusalemi … i Serbisë”, kurse në kohërat moderne këtë rol, paralel me kishën, e ka luajtur edhe shkolla, rol ky, që e luan edhe sot.

Dita e betejës së Kosovës, 28 qershori, është edhe festë serbe e quajtur Vidovdan. Për ta ruajtur simbolikën, jo rastësisht, pikërisht me 28 qershor 2001 Sllobodan Millosheviqi iu dorëzua Tribunalit të Hagës. Pra, sikur tradhtar mbi të cilin ra mallkimi, sepse edhe njëherë serbet humbën Kosovën. Me fjalë tjera, Serbia e dorëzoi Millosheviqin në Hagë, jo pse shkaktoi qindra mijëra të vdekur, të dhunuar, të gjymtuar, të mbetur pa kulm mbi kokë apo pa nënë e baba anembanë ish Jugosllavisë, por, pse humbi Kosovën. Pavarësisht se ai nuk ishte asgjë tjetër përveçse ekzekutor i planeve dhe projekteve të hartuara nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë nga “Memorandumi i AShAS”, dokument ky i njohur për publikun nga viti 1985/86. Defekti i këtij memorandumi dhe arsyeja pse dështoi, ishte sepse ai nuk parashikoi rrënimin e murit të Berlinit, ose më saktë rrënimin e Bashkimin Sovjetik. Imagjinoni sikur viteve 1989-99 të ishte në krye të Rusisë Vladimir Putin, apo ndonjë Putin tjetër?! Pra, nuk ishte Millosheviqi fajtor për humbjen e Kosovës por hartuesit e projektit, të cilët nuk mund të shpalleshin fajtor sepse ishin të nevojshëm për hartimin e projektit të ri, tani më të adaptuar kushteve të reja.

28 qershori edhe më parë është përdorur për simbolikë. Këtë herë për të simbolizuar trimërinë dhe patriotizmin. Në këtë ditë të vitit 1914 Gavrilo Princip vrau dukën Austro Hungarez Franc Ferdinandin në Sarajevë që u bë shkaktar i luftës së parë botërore gjatë së cilës humbën jetën afër 20 milion njerëz.

Për fund fare. Serbia ndoshta edhe mund ta heq nga kushtetuta e vet nenin që përcakton Kosovën sikur pjesë të Serbisë, kurse ne bashkë me diplomatët e botës të kënaqemi dhe besojmë se serbet kanë ndryshuar, por serbet nuk mund të ndryshojnë pa i hequr paraprakisht nga plan programet shkollore dhe pastaj nga kokat e tyre, pjesët që flasin për Kosovën sikur për vuajtje, zemër, shpirt, djep, Jerusalem … të Serbisë. Deri atëherë, do të presin me durim ndonjë moment më të volitshëm, që ta rikthejnë Kosovën. Për ta rikthyer nga Turqia pritën pesë shekuj.

Kurse neve na mbetet të shpresojmë që në ndërkohë, ose do e bëjmë vet punën që na takon, ose që perandoria euro-atlantike të zgjasë përgjithmonë! Historia në mëson që asnjë perandori nuk ka zgjatur përgjithmonë.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Pse nuk ndryshon Serbia”

  1. Albani says:

    Hallall
    Duhet me u vete forcuar.

  2. Mbreti says:

    Serbi ku gjen edhe bon! Te kushte Dhqiperia me Kosoven nja 100 F16, do ndryshonte e gjith oerralla. Greket u shkerdhyene nga Selcuket turq 500 vjet, e sguxojne tu bejne ze sot e ksaj dite shkerdhehen nga Tjat u shkon ne brek shurra. A te Shqiptaret shprehin mllefin, sepse gjen ku te tregohen, sepse Shqipeia ska 200. F16 ta. Edhe Arvanitet do i kishin kthyer kurrizin Athines nese Shqiperia do ishte me e forte ekonomikisht!

    1. eeeeej says:

      Ne kohe te Enverit te gjithe grek e serb i rrinin sus Shqiperise! MOS HARRO!!!

  3. Shigjeta says:

    Kujt i kercet pse nuk ndryshojne serbet, le te ngelen koketrashe dhe injorantet me te medhenj te ballkanit , cdo gje ka mbaruar , le te derdellisin tere kohen , nuk i pengon njeri

    1. shih shih says:

      Asnjehere asgje nuk mbaron! Nese shqiptaret behen me te forte se serbet (ne cdo pikepamje),atehere serbet s’kane c’na bejne. Perndryshe … Mos u be me koktrash se serbet 😉

  4. Vesi says:

    Ky shkrim nuk me duket realist persa I perket qendrimin te Serbise ndan kosoves. Kjo pune ka mbaruar. Kosovaret ta gezojne shtetin, ta forcojne ate e mireqenien she ti mbajne syte e mendjen nga jugu, jo nga veriu. Dje ishte nje statistik se vetem 15 % e serbeve mund te luftojne per Kosoven. Ata ja pane hajrin luftes, duan jeten e tyre, sidomos rinia. Nuk jam dakord as me ate se fajin e kish Akademise serbe qe nuk parashikoi murin e berlinit. Ishte Milloshevici, si politikan qe nuk kuptoi kohen. Doktorinat nuk detyrojne te veprosh si eshte shkruar ne to. Ka shume doktrina ne bote po jane kushtet qe ndikojne aplikimin e tyre.

  5. Vesi says:

    Ky shkrim nuk me duket realist persa I perket qendrimin te Serbise ndan kosoves. Kjo pune ka mbaruar. Kosovaret ta gezojne shtetin, ta forcojne ate e mireqenien dhe ti mbajne syte e mendjen nga jugu, jo nga veriu. Dje ishte nje statistik se vetem 15 % e serbeve mund te luftojne per Kosoven. Ata ja pane hajrin luftes, duan jeten e tyre, sidomos rinia. Nuk jam dakord as me ate se fajin e kish Akademia serbe qe nuk parashikoi murin e berlinit. Ishte Milloshevici, si politikan qe nuk kuptoi kohen. Doktorinat nuk detyrojne te veprosh si eshte shkruar ne to. Ka shume doktrina ne bote po jane kushtet qe ndikojne aplikimin e tyre.

    1. Për Info says:

      Më vjen keq por je një injorant i painformuar ose edhe më keq.
      Sigurisht që nuk do luftonin në kushtet e sotme, por le të ndryshonë balanci i forcave në Ballkan dhe të pyes atëherë.

  6. Mergimtari says:

    Mërgimtari nga Zvicra.

    Nuk desha të hy në këtë Temë ,por kur e pash Artikullin e juajë, i dhash vetes një obligim si shqiptarë, .
    Zotria i juajë. Edhe pse personalisht nuk ju njohë, do ua jap një sqarim.
    Që nga dita e çlirimit të Kosovës e deri më sot Kosovën ,shtetin dhe popullin e udhëheqin Azilkërkuesit e rrugëve të Europës .
    Ata që bredhnin poshtë e lartë ,ata që vidhnin fermerka e shitnin drogë nëpër rrugët e Zvicrës ata nuk din politikë por si thojnë zvicranët
    XH.H. H.TH.e shumë e shumë të tjerë , Janë Droge Hendler , e profesioni i tyre është korrupcioni dhe droga e pasuria e tyre personale.
    Unë nuk i përkasë asnjë partie politike.Jam qytetar i thjesht shqiptar.
    Që nga Pavarsia e Shqipërisë dhe coptimi i sajë, kurr shqiptarët nuk patën një udhëheqës i cili punon për popullin e vet,por të gjithë punuan e vepruan për interesat e veta personale. Që nga Ahmet Zogu i cili e tradhtoi etërë shqipërinë dhe popullin e sajë më 1934 e pastaj e vazhdoi te njëjtën rrugë edhe Enveri i cili i vrau të gjithë njerzit e aftë të shtetit vetën e vetëm të jet ai kryetar i shtetit shqiptar. I cili edhe ai ishe si Student në atë kohë në Francë,Student i rrugëve, poashtu sikurse Kryetari i sotëm I Kosovës Hashim Thaçi e shumë e shumë të tjerë.Mbas rrëzimit Komunizmit në Shqipëri erdhi në krye të qeveris një farë e re nga qeveria e Enverit Sali Berisha e ma vonë edhe fATOS aTHANAS nANOS,Edi Rama i cili i lirë Transporton Drogën me Aeroplan e Helikopter nëpër boto.
    Deri më tani të gjithë qeveritarët që i pati kombi shqiptar, ishin trathtar , janë tradhtarë, dhe dotë mbeten tradhtarë të popullit të tyre.Popullin dhe shtetin ata e shkatrruan.
    100 Vjet kaluan nën thundrrat e të huajve , edhe shumë 100 vjet kan me kalu deri sa nuk ndrrohen qeverit.
    Edhe fëmiu i posa lindur është i denuar me 100 vjet burg nga e kaluara e hidhur e udhëheqësve të Kombit shqiptar.
    Merruni m,a mir me interesat e brendëshmë të shtetit të Kosovës e jo me Serbinë dhe Serbet .
    Se bashkëpunëtorët e ngusht të Daçiqit e shumë shumë të tjerë nga Beogradi i keni në Brendine e qeverisë suajë të Thaçit e të Mustafës.
    kam shum se çfar do tju rrefejë por nuk kam kohë shumë të lirë të mirrem me këtë Temë Boshe.
    Vetëm një shembull do tua jap :Pas luftës në kosovë ju nuk e dini vetëm në Beograd sa femra nga Kosova i keni që serbet i shesin nëpër klubet e natës për interesa të veta,Ajo juve nuk ju intereson ,të cilët i vjodhën nga kosova si vajza të reja a ju mendoni se janë të zhdukura.
    Ka shumë gjëra që nuk mud tua shkruajë. “ASGJË NUK ËSHTË NË FUKSION NË KOSOVËN E TREGTARËVE TË DROGËS E KORRUPSIONIT.
    Ndaçit ju me e liru Kosovën nga ky Kancer i fortë, duhet qeveritarët e sotën ti largoni automatikisht e të zgjidhni nji Qeveri të re e cila për një kohë të shkurtër do e shëndrroi Kosovën në sisstemin dhe drejtësin e shtetit Zvicran. Se Sikurse që është Nexhat Daci, si Z. Surroi, si Behxhet Pacolli,Azem Vllasi i cili ia njehë xhdo frymmarrje serbisë, e shumë e shumë të[ tjeri sikur Albin Kurti.
    I nderuari Ali Mehmeti , ju në këtë Art, jeni sikurse para luftës së Kosovës kur i pat thon Adem Demaçi Azem Vllasit:
    Ju jeni sikur zogu i pulës në vezë, ju nuk shifni fare jasht kornizës sëkosovës sepse jeni shkurt pamës.
    Kjo është ajo gjithësiae juajë që duhet ta keni ju edhe gjithë gazetarët shqiptar parasyshë.
    Qeverin e Beogradit e ke në brendin e qeverisësë Kosovës tëk Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa i nderuar.
    Nga Mërgimtari Zvicër.
    E di se këto fjalë nuk i ke pritur nga askusht, e di se edhe nuk ke guxim këtë artikull ta botosh . por regjistroje në këtë faqe e do të keni edhe mashum artikuj te cilët e njohin udhëheqësin e juajë. Tung Kur e keni shpernda këtë edhe tek unë ka arritur

    1. e di si eshte puna says:

      Mergimtar,do besh mire te mos merresh fare me keto “punet patriotike” se je fyell nga mendja! Ik e piq buket ne furre se ate di te besh 🙂

  7. Labi nga Tropoja says:

    Ky “Mërgimtari” pa emër, po flitka mirë shqip !
    Ik pirdhu shkjau i keq !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *