Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për “Dritare me Rudinën” në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama.

Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës në përpjekjet e tij për reformimin e përgjithshëm të Shqipërisë, nuk do doja t’i shihja disa veprime dhe mendime të Edi Ramës.

Do të doja ta shihja më pak në televizion. Televizioni për një farë kohë i afirmon njerëzit, por televizioni edhe mund t’i dëmtojë, mund t’i shkatërrojë njerëzit në qoftë se e teprojnë.

Pra do masë dhe masa është formuluar në Greqinë antike prej Platonit e Aristotelit, masa është përbërës i veprës shkencore, i veprës artistike, i etikës, i sjelljes së njerëzve, i organizimit të tyre politik, shtetëror.

Do të doja që Edi Rama ta ketë këtë masë në paraqitjet e tij publike dhe të mos paraqitet në vendet e të gjithë ministrave të tij.

E treta, nuk do të doja që Kryeministri i Shqipërisë të futej në çështje fetare, Shqipëria dhe Kosova janë shtete laike, feja është e ndarë prej shtetit, politikanët nuk duhet të merren me çështje fetare. Është ligji, është Kushtetuta, çështjet edhe për fenë të cilat janë të rregulluara me ligj.

Tjetër, Papa Françesku është një figurë e madhe fetare, morale, etike, mund të jetë figura më e madhe në botë me ndikim etik. Unë kam shumë përkushtim për fjalët e tij, për ndikimin e tij në botë, por nuk e quaj të arsyeshme ngritjen e shtatores së Papës në një shtet laik.

Unë nuk e quaj të arsyeshme këtë dhe nuk e quaj të arsyeshme sepse, e para, Shqipëria është shtet laik dhe nuk duhet t’i japim kuptime fetare dhe e dyta, jemi popull me tri fe dhe duhet të kemi kujdes për harmoninë shumëshekullore të vazhdueshme dhe që dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojë kështu”, – tha Rexhep Qosja, në një intervistë të pazakontë për argumentet që numëroi për mënyrën e komunikimit politik të kryeministrit Rama, të cilin ai e ka mbështetur prej fillimit dhe ruan të njëjtin qëndrim ndaj tij.

PER METEN

Profesor Rexhep Qosja foli në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, për përplasjet brenda koalicionit PS- LSI, duke drejtuar kritika ndaj partisë së Metës dhe vetë atij.

Sipas Qosjes, LSI rri në dy karrige.

Ndërsa për vetë liderin e partisë, Qosja tha se është një person i zgjuar e i shkathët, por ja çfarë i mungon:

“Aleanca shtetërore mes dy, tri partive nuk është parti. Në një parti mund të ketë mendime të ndryshme, por jo kur ke koalicion mes dy partive”- u shpreh Qosja.

“Lëvizja Socialiste për Integrim rri në dy karrige, nuk kam shumë mirëkuptim as për individët, as për intelektualët, as për politikanët, por as për partitë politike që rrinë në dy karrige. Përvoja historike ka dëshmuar se ata që rrinë në dy karrige, shpesh përfundojmë mes tyre. Përfundojnë poshtë, mes dy karrigeve.

Ilir Meta lë përshtypjen e një politikani të zgjuar, të shkathët, por shkathtësia, zgjuarsia, përvoja politike, gjithmonë tregohet më e suksesshme, më e dobishme , nëse ka edhe një bazë të qëndrueshme etike. Nuk jam i sigurt se LSI e ka atë bazë të qëndrueshme përderisa aq lehtë mund të qëndrojë në dy karrige, tha Qosja.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të realizohet, zgjidhja më e mirë për rajonin

Për akademikun Rexhep Qosja, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, është një premtim natyror e ekzistencial, që do ketë rëndësi të jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen.

“Procesi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm, tha Qosja.. Nuk e them vetëm unë, – u shpreh Qosja, dhe nuk po e them për herë të parë.

Merreni me mend këtë bashkim, objektivisht në mënyrë të natyrshme, gjeografikisht, sa e çon përpara, sa e ngre jetën e shqiptarëve, sa e ngre standardin e shqiptarëve. , Por unë them se zgjidhja e kësaj çështjeje, pra bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një zgjidhje më e lehtë edhe për vetë rajonin, edhe për vet Bashkimin Evropian, pra është më e lehtë për administratën e Bashkimit Evropian, është më e lehtë për rajonin, të kenë punë administrative, politike, ekonomike, tregtare, kulturore me një shtet , sesa me dy shtete shqiptare”, u shpreh Qosja, shkruan dritare.net.

“Por çfarë duan këta njerëz që e kundërshtojnë idenë që është në të mirë të shqiptarëve?

Margaret Jursenar, një shkrimtare e madhe, shkruan: “mençuria është gjëja më e vështirë”. Pra, të mendosh mençur është më e vështira. Këtë dëshirojmë, që njerëzit që paraqesin ide që bazohen në separatizmin e tyre brendakombëtar, të ngarkuar me një urrejtje shoviniste brendakombëtare, të fillojnë të mendojnë mençur për këtë çështje.

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, bashkimin shqiptar, nuk mund ta arsyetojmë më me idenë e traditës sonë, me idenë e romantizmit, por duhet ta arsyetojmë konkretisht, me të dhëna konkrete, ja pikërisht, këtë që po pyesni ju, çfarë i sjell bashkimi kombëtar popullit shqiptar?!

I sjell shumë të mira, për jetën e tij të mirë, për ngritjen e standardeve në jetën e tij. Kosova ka disa të veçanta të saja natyrore, gjeografike, Shqipëria ka disa përparësi natyrore, gjeografike dhe kur bashkohen të veçantat natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë krijohen mundësitë, pasurohen mundësitë për jetë të gjatë më të mirë të të gjithë shqiptarëve.

Kur bashkohen fuqitë krijuese të shqiptarëve në përgjithësi, në Shqipëri e Kosovë, ato fuqi krijuese sjellin shumë më tepër fryte dhe fryte shumë më të rëndësishme për jetën e të gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, bashkimi shqiptar është një premtim natyror, historik, ekzistencial me një rëndësi të jashtëzakonshme për jetën e popullit shqiptar sot dhe në të ardhmen historike”, u shpreh Rexhep Qosja.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…”

  1. E verteta says:

    I nderuari Akademiku jone Profesor Qosja. I ke gozhduar gjithcka flet. Shpresoj qe Z.Rama te te degjoj me shume dhe kritika juaj konstruktive ta ndihmoje se i ri eshte dhe nuk ka pervojen tuaj. Por ai duhet te ndjehet mire qe nje figure si ajo e kalibrit tuaj te ndritur kerkon ta ndihmoje.
    Ne nje pike desha vetem te them mendimin tim feja gjithmone vec luftra ka sjelle. Per ne e rendesishme eshte Shqiperia dhe feja jone shqipetaria. Ju faleminderit Z Qosja per gjithcka beni per Kosove e Shqiperi.Patriot dhe luftetar palodhur.Jemi krenar per ju.

  2. Pallatet Agimi says:

    E lum shqiptaret qe te kane! Por “mjer” ti per ke flet.

  3. Kosovari says:

    Kosovari,

    Ne nga Kosova do iu ishim shume mirenjhes nese e mbani ne Tirane, por ne asnje menyre mos me na dergua Saliun si kompenzim!!!

  4. Bushi says:

    Nuk mund t’i heq asnje presje atyre qe ka konstatuar akademiku i nderuar zoti Rexhep Qose.Keshillat qe i jep Edi Rames jane shume te rendesishme,qe duhet t’i ket parasysh gjithmon.Edi Rama,nuk duhet te dal shpesh ne televizion si Sali Berisha.Te ler ministrat te dalin sipas punes e detyres qe kane.
    Kurse per vrejtjen qe bene per Ramen te kete kujdese me problemet e fese,jane shume shume te drejta.Nje kryeminister i nje shteti laik,nuk duhet te perzjehet ne punet e fese,aq me mire kur ne shqiperi jane tre fe,pavaresisht se bashjetoijne ne harmoni e paqe.Feja eshte ajo qe le prapa njerzimin,eshte burim luftrash.Ajo nuk e do zhvillimin.Prandaj njerzit sot po distancohen nga feja.Edhe ne shqiperi,qe tre fet jane ne harmoni sot,por nqs neser prishet pak ekilibri,ata do te hidhen sulm me me njeri tjterin.Ata sot jane me nje dore ne qafe,por me doren tjeter me thike te fshehur pas shpine.
    Tjter-Bashkimi i kosoves me shqiperine do te jete nje akt dhe veprim i madh historik.Gjithashtu edhe trevat e tjera shqipetare te bashkohen.Jame dakord me mendimin e drejte te Zotit Qose.

  5. Bogonica says:

    “Sh shpati”,jam jugor dhe ne jeten time nuk kam takuar asnje serb,nuk urrej askend,me dhemb me shume vendi im,kombi im,mirpo ke pare qe ky “UDB” qe shkruani ti,mua me mbush mendjen?Dhe e di pse,sepse eshte i thjeshte,sepse e verteta eshte e thjeshte.Une nuk mendoj se UDB eshte kaq e thjeshte sa ta kuptojme ne shqiptaret.Kurdise oren te ecesh me kohen,te ka mbetur prapa.Shyqyr qe e kemi gjalle Akademikun tone.Mos u ben xheloz se Akademiku di.Nga i dituri mos kij gajle nuk te gjen gje.Edhe po te gjeti ,mos kij gajle,e ke hak.

Lini një Përgjigje te Bogonica Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *