Tradhtinë nuk e fali as Krishti!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Kimete Berisha

Në Shqipëri janë krejt të pamëshirshëm kur vjen puna te zbulimi i historive personale për të vdekurit a për të gjallët, nuk mërziten ata, gazetarët atje nuk përtojnë t’ia nxjerrin ‘zorrët’ viktimës n’asfalt, dhe të tregojnë çdo imtësi personale për të, nuk i kursejnë as fëmijët, as prindërit e viktimave, askënd, ata s’lënë gjë pa bë kur vjen puna te interesi i tyre.

S’kishe si të ‘shpëtosh’ pa e lexuar historinë e dy dashnorëve të martuar në Fier, të cilët përfunduan tragjikisht…burri e vrau dashnoren e pastaj e vrau edhe veten…punë për ta!

Kaq.

Por, gazetarët shqiptarë nuk ngihen me kaq, sepse vet lexuesi nuk ngihet me kaq.

Mbi të gjitha pyetjet se si ndodhi, pse ndodhi , etj. doli në pah edhe një herë prirja shqiptare që tradhtinë e burrit ta konsiderojë normale ndërsa tradhtinë e gruas ta konsiderojë absolutisht të papranueshme!

Kështu, në varrimin e gruas së ‘pabesë’ nuk mori pjesë askush (veç varrtarëve), e në varrimin e burrit ‘tradhtar’ morën pjesë 1000 veta (përfshirë gruan e tradhtarit)

Çka flet kjo për ne?

Pse gruas nuk i falet pabesia ndaj burrit e burrit i falet!

Edhe nëse pendohet, edhe nëse kërkon falje, edhe nëse gruaja digjet për së gjalli me pishman, kot, një herë e pabesë-përherë e pabesë!

Sepse, mundësia e gruas për të tradhtuar është më e madhe dhe më e rëndë sesa e burrit. Natyra ia ka mundësuar gruas të jetë ‘më tradhtare’ sesa burri.

Edhe vetë gratë e gjykojnë tradhtinë e gruas më shumë se të burrit. Edhe unë mendoj si meshkujt…se tradhtia e gruas është më e rëndë sesa e burrit. Sepse, gruaja është nënë, e nënë të keqe nuk do të duhej të kishte.

Tradhtia dhe pabesia janë shkalla më e lartë e shpirtit të robëruar.

Njeriu i lirë nuk mund të jetë i pabesë.

Pabesia dhe tradhtia janë karakteristika të njerëzve primitivë, frikacakëve, të fukarenjëve, të njerëzve të varur, të mazohistëve që u pëlqen dhuna, që u pëlqen të ndjehen të nën ethe, të frikësuar dhe dramatik, si dhe të atyre që janë mbytur në terr.

Dashuria është dritë, prandaj nuk realizohet në terr.

Kur ua pashë veturën e vjetër e të pluhurosur, dhe e përfytyrova dhuratën e tyre për Shen Valentin…’bah’!

Dashuria është e pastër, e ndershme, e lirë, hyjnore…bëhet në dritë të diellit…

Dashuria u takon njerëzve të mirë…këto të tjerat që janë epsh e u thonë ‘dashuri’, të fshehtat dhe konsumueset si kjo, për to flet fundi i tyre!

Ama, tradhtinë nuk e ka falë Dante, as Zoti, as Krishti, as Muhamedi, as Jul

Cezari, as Nëna Terezë nuk e ka falë Judën, askush pra, askush nuk e ka falur tradhtinë, që të parët ta falim ne.

P.S. Tjetër gjë që Majlinda Bregu (në shkrimin e saj, që është shkrimi më i keq që e kam lexuar deri sot), e krahason dashnoren nga Fieri me Musine Kokalarin dhe (komplet gabim) me Malenën e filmit (Monika Belluçin).

Monikën e filmit e urrejnë dhe e xhelozojnë gratë që nuk është ‘e thjeshtë dhe çorode’ sikur ato , ndërsa Musinja e shkretë vdiq në izolim, larg dashurisë…!

Se si i ka lidhur këto tri vdekje mendja e saj, çudia e Zotit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

22 komente në “Tradhtinë nuk e fali as Krishti!”

  1. Dikush says:

    Po ca fol o injorante. Tjetres i vinte burri cdo 3 muaj, ti thua: tradhetia, tradhetia, … Sikur ja ka fajin ajo atij b**es.

    1. ti je muslimon,mos festo S.Valentino,per ty Hanemja ka vleren e nje qeni ku ti mund ta vrasesh,poshterosh,perdhunosh apo trafikosh..........allah uakbar! says:

      Kimete mori Kimete,u lodhe duke analizuar e shenjteruar dashurine ,te dashuruarit apo lirine[normale keto ne nje bote kristiane te qyteteruar] por nuk thexon apo harron se ketu kemi te bejme me njethundrake arabe,turq qe fatkeqesisht edhe ti je pjese e ketyre,ndoshta nga jeta jote ne familje,soi , lagje apo fshat e di mire se cdo te thote MUSLIMON BROTHERS!
      Kshq te mira jane hartimet apo ligjerimet por me te besueshme jane e VERTETA,REALITETI!

  2. Galileo says:

    Ti moj zonje duhet te te vije turp qe nje femer, nene, moter e vajze te ekzekutuar nga nje dore kriminele nuk ia le as shpirtin te prehet ne paqe. Sipas teje nje burre me pistolete ne brez mund te tradhtoje, mashtroje, te lidhet e te ndahet sa here ti doje qejfi se pistoleta ia jep kete te drejte. Ndersa nje grua nuk mund ta beje kete sepse ti qe as nuk e njeh, as nuk ia di hallet e quan te pamoralshme, a thua se “imoraliteti“ ne shqiperi denohet me ekzekutim si ne shek 14. Mjere ti qe i thua vetes grua

    1. shqipe says:

      Ooooo,more Galilo!
      Ç’ke zhgarravitur ketu? Kimete,eshte nje mjeshtre e vertete e mendimit llogjik’dhe estetike…Keshtu mund te flas dikush, qe s’i ka mbetur më në kafke,as nje luge,(Luge kafje), me tru.

  3. mmoisiu says:

    Dhe ato qe i shkuan pushtit ne varim ,do te jene te tille si ai !
    Varim madheshtor per nje pusht ,ku ka mbritur morali i njerzve tane ,
    dhe kur vdiq vellai i Hysni Kapos tek dashnorja ne Durres ne kohen e komunizmit ,
    dhe cfare pozicjoni kishte Hysniu ,si qen u varos,keto legenat tane e varosen si ndonje personalitet
    qe u vra ne krye te detyres !

  4. Spartaku says:

    Denimi per tradheti bashkshortore duhet te jete per te dy,qoft per burrin ashtu edhe per gruan.Ka gra qe imponohen nga potenca e burrit me pistolete ne dore kerkon t’a perdhunoi,dhe gruaja ne kete mes denoheht me shume se burri.Kjo nuk eshte e drejte.Graja eshte bushter dhe burri eshte zagar.Qe te dy kane faj.

  5. Cani bir k...e says:

    Kimete…me pelqen shkrimi i juaj, por Majlinda eshte nje fyryfycke aq e ka kapacitetin

  6. spartak says:

    Ai apo jo qe trdheton jeten bashkeshortore.me c’buze e puth femijen e tij {saj}
    me buzet e dashurise familjare apo me buzet e epshit tradhetor

  7. Jimi says:

    Galileo! Lexoje me kujdes Kimeten se po ta lexosh tamam ke per te qen100% dakord me te !
    Kimetja renditet ne kategorin “klas” te publicistikes shqiptare, pavaresisht se nuk i behet shum” reklame” ne medie.

  8. Vos says:

    Kjo torollake shkruan per te shitur moral. Ketu moj Bukuroshe, flitet per jeten Jo per moralin. Ku cmimi I jetes e ku morali. Jeten personale na I dhunuan ata qe na kane ngjizur, Nena dhe babai, jo Krishti e as Muhameti. Ai Krishti qe Ju permendni, kur gabon e pendohesh te degjon e te fal, nuk te vret. Po Ju qe njihni ndeshkimin e Muhametit, nuk e njihni faljen e Krishtit.

  9. Vesa says:

    Aman o Jim, kujdes me kete klasin! Qe per moral meriton vdekje, qe femrat klas nuk gabojne, apo qe Krishti nuk fal? Po rrefimi dhe pendimi perse jane?

  10. Mira says:

    kjo Kimetja ka nje urrejtje patologjike per Shqiperine dhe shqiptaret e Shqiperise. Kjo vjen nga nje inferioritet i madh. Ne cdo rrjesht ndjehet neveria e saj e kompleksuar. Shko o gru ndrro robat se nje ehre ne jave lahesh..

  11. Endri says:

    Shkrimi ne perfeksion te plote me simptinar e reaces shqiptare.
    PS. JU QE PERTONI ME LEXU DHE MEZI PRISNI ME REPLIKU SHKONI TE JOQ ATY ESHTE PEE QEFIN TUJ.

  12. Aleko says:

    cdo gje qe ndodhe sot ne shqiperi perfshi dhe maredhenjet familjare dhe tradhetite Brenda saj eshte pjese e depresionit te larte shoqeror qe po ngjet ne shqiperi per 26 vite me radhe.Levizjet e popullsise ,emigracioni galopant I panjohur ndonjehere ne Kohen e sotme,punesimet jashte te perkoshme : ku eshte burri nuk eshte gruaja: ku eshte vajza nuk eshte djali :m ku jane prindrit ku jane femijet,ku eshte nusja , ku eshte dhendri , te gjitha keto sigurisht do kene kosto ne tradhetit apo maredhenjet e tjera familjare e shoqerore.Sot Shqipetaret jane me nje kembe ne shqiperi me kemben tjeter ne Amerike e gjetke, keshtuqe as qe behet fjale per stabilizim te familjes apo maredhenje te ngrohta as ne rang familje as ne rang kombi.Burri nga gruaja ka disa cilesi te ndryshme nga gruaja ,perfshi ketu dhe ne perkushtimin ndaj familjes dhe ne ate seksual.Burri eshte shume me I prirur per seks spontan dhe pavaresisht gjendjes se tij familjare ,I martuar apo jo, sapo shef ne horizont nje femer te bukur eshte I gatshem per tradheti ,madje perdor dhe forcen ndonjehere.perdorimi I forces dhe presionit nene pushtetin epshor te tij tregon se femra eshte ndryshe nga natyra e meshkujve dhe edhe pse mnje femer gjendet shpesh ne presionin e shikimeve dhe provokimeve apo dhe kercenimeve te meshkujve ,ka aftesi gjenetike dhe forcen e duhur tju shmanget dhe dhe te mos behet apo te mos joshet nga gjithfare menyrash provokimesh apo menyrash tunduse qe mashkulli ben ndaj nje femre qe ja ka vene syrin qofte kejo dhe e martuar.Gruaja shqipetare ka qene e mirenjohur per kete rezistence por ne Kohen e sotme duket se edhe ajo per shkaqe te ndryshme ekonomike e sociale ka filluar ti zbres kalit te ruajtjes se moralit ,sejozitetit dhe perkushtimit ndaj familjes ,perfshi dhe ate te tradhetise bashkshortore..kejo eshte per grate , pa po qe per burrat ata qe pa lindur kane tradhetuar….

  13. Jimi says:

    E nderuar z apo znj Vesa! A nuk po te duket se nje mbrojtje me dinjitoze te viktimes ne fjale me mire se askush tjeter po ja ben autorja e shkrimit? A nuk te duket kuptimplote pyetja e saj kur thote, qe ne varrimin e viktimes, dhe jo vetem ne dashuri! te pranishem ishin vetem varr remihesit,! Gje teper makabre , a thua se po mbulonin nje qenie percudnuese e cila rrezikonte ter shoqerine njerezore me prezencen e saj mbi toke!? ndersa ne varrimin e tunduesit dhe agresorit ishin te pranishem 1000 vete?
    Ne shoqerine e sotme shqiptare flirti i bashkeshorteve po tentohet te kthet ne norm te shoqerise moderne!
    A nuk te duket se edhe ketij fakti te padeshirueshem Kimetja i meshon forte, duke e konsideruar njelloj te denueshme tradhetine bashkeshortore (flirtin), si per burrin edhe per gruan? Prandaj edhe ajo shtron pyetjen pse dy standare ne gjykim dhe denim te kesaj sjellje?
    Kete artikull se paku une keshtu e kam kuptuar, ndjese nese e kam gabim.

  14. Wendy B says:

    Cfare ke shkrujt kshu o Kimete.
    Lereni familjet e tyre ne dhimbjen e vet , e shkruj ndonje gje tjerer.

  15. TANI says:

    LEXO OJ HYQMETE…

    GJONI: 8. JEZUSI DHE GRUAJA E ZËNË NË KURORËTHYERJE
    8
    1 Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. 2 Në mëngjes erdhi prapë në Tempull. Mbarë populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mësonte. 3 Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para një grua të zënë në kurorëshkelje. E vunë në mes 4 dhe i thanë:
    “Mësues, kjo grua u zu ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes. 5 Në Ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?”
    6 Folën kështu për ta vënë në provë që të kishin për çka ta padisnin.
    Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
    8 Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe. 9 Ata, kur e dëgjuan përgjigjen, nisën një nga një të largohen duke filluar prej më të vjetërve. Jezusi mbeti vetëm ‑ dhe gruaja që po qëndronte në këmbë në mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:
    “Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”
    11 “Askush, Zotëri!” ‑ iu përgjigj ajo.
    “As unë nuk po të dënoj ‑ i tha Jezusi ‑ Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”

  16. TANI123456 says:

    lexo oj Kimete dhe mos fol me kote ,,,

    GJONI: 8. JEZUSI DHE GRUAJA E ZËNË NË KURORËTHYERJE
    8
    1 Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. 2 Në mëngjes erdhi prapë në Tempull. Mbarë populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mësonte. 3 Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para një grua të zënë në kurorëshkelje. E vunë në mes 4 dhe i thanë:
    “Mësues, kjo grua u zu ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes. 5 Në Ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?”
    6 Folën kështu për ta vënë në provë që të kishin për çka ta padisnin.
    Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
    8 Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe. 9 Ata, kur e dëgjuan përgjigjen, nisën një nga një të largohen duke filluar prej më të vjetërve. Jezusi mbeti vetëm ‑ dhe gruaja që po qëndronte në këmbë në mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:
    “Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”
    11 “Askush, Zotëri!” ‑ iu përgjigj ajo.
    “As unë nuk po të dënoj ‑ i tha Jezusi ‑ Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *