VIDEO/ Njeriu që sulmoi Bashën në Kavajë, militant i PD-së dhe mbështetës i flaktë i Berishës

13 Shkurt 2017, 15:12Politika TEMA
VIDEO/ Njeriu që sulmoi Bashën në Kavajë, militant i

Lulzim Basha ka qenë sot në Kavajë, për t’iu bërë thirrje qytetarëve të këtij qyteti për të marrë pjesë në protestën e 18 shkurtit.

Por në ish-bastionin e PD-së Basha ka vajtur fshehurazi, sepse mesa duket e ka ditur se mbështetja për të në qytetin e Kavajës do ishte krejt e papërfillshme. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të regjistruar me celular, Basha, kryetari i partisë opozitae më të madhe në vend, ka përfunduar në Kavajë duke ju folur një grushti të vogël njerëzish pa podium dhe pa mikrofin. Kjo sepse aq pak veta sa ishin, mund ta dëgjonin edhe nga afër. Afër mendsh që aq aktivistë sa Basha kishte sot në Kavajë, janë ndoshta më pak dhe se kryesia e PD-së në Kavajë.

Mirëpo përveç mbështetjes së papërfillshme që Basha mori sot në Kavajë, ai bëri edhe një tjetër gjest që për një kryetar opozite që pretendon të bëhet kryeministër është totalisht e papranueshme. Teksa Basha po fliste dhe regjistrohej me celular, teksa grushti i militantëve brohorisnin, njëri ndër ta i ka treguar Bashës punën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. “Shih rreth e rrotull çfarë punë ka bërë bashkia Kavajë”.

Në momentin që Basha po sulmonte qeverinë edhe personi në fjalë po ulëriste me turmën “poshtë qeveria”, por kur Basha përmendi Elvis Roshin, ai tha “Lëre atë, shih rreth e rrotull çfarë punë ka bërë”.

Aty Bashën dhe stafin e tij nuk i kanë mbajtur dot nervat dhe e kanë larguar me dhunë militantin e PD-së që mbrojti punën e bërë në Kavajë.

Por, kush është i larguari me dhunë nga minitubimi i Bashës në Kavajë sot.

Mësohet se ai është Besnik Gjoni, një ish pishtar i demokracisë, i dekoruar posaçërisht për kontributin e tij.

Besnik Gjoni ka qenë kahera mbështetës i PD, shoqerues e militant i flaktë i Sali Berishës.

Sot teksa kishte përballë kryetarin e PD-së ai sërish guxoi të thoshte një të vërtetë të thjeshtë.

Tha faktin se Kavaja ka ndryshuar, në Kavajë është punuar.

Vetëm për këtë Basha, që hiqet si “pishtar” i fjalës së lirë e ka flakur nga turma, duke treguar edhe njëherë kompeksin e inferioritetit që ai ndjen teksa sheh mbështetjen që më shumë se kudo, në Kavajë e ka në kufinjtë e të papërfillshmes.

Pas incidentit të disa ditëve më parë ku shoqëruesit e Bashës dhunuar një militant të PD në Durrës, sot ishte rasti i dytë i kësaj sjellje.

 

5 komente në “VIDEO/ Njeriu që sulmoi Bashën në Kavajë, militant i PD-së dhe mbështetës i flaktë i Berishës”

  1. y_a says:

    Qenie interessante!
    Ne [Ballor] – (referuar gjuhes teknike) i ngjan nji posteri koke derri,
    ndersa ne [ Profil] -si nji drrase e Holl,
    si mi pas shtyp surratin me boothe rrospia pasi,
    ai kiste dal,kontraband nga shpella

  2. Shigjeta says:

    Popullit nuk i intereson cfare qe ei person qe te provokoi o luli karabushi , por cje ti , dhe ti nuk je gje tjeter vec nje mish me dy sy o luliiiiiiiiiiiiii 10000 here do ta them o karabush , kryetar shteti nu do te behesh kurre , jep llogari per cfare ke bere dhe pastaj vendos populli ku do te shkosh , ne biruce e ke vendin ,o lul fyelli

  3. mokja says:

    Nuk kame asgje me rastinqe do permend por per kundrazi kam respekt, por pre syt e mi nuk di po me ngjan shume me njerzit qe kane sindromin ”daun”Sepse te gjithe keta pacjent kane nje koke te ngjashme Ndjes kushe me keqkupton

  4. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë,hajdut ordiner.

  5. alphade says:

    Ky ,i thencin kryetar partie i ka vene vetes detyren te behet lider ! Mjeran !
    Pavaresisht se je i pasur ,por do te jesh tere jeten nje LOLO i Sali Vicidolit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje