Ambasadori Donald Lu: Pse ua hoqëm vizat prokurorëve e gjyqtarëve...!

14 Shkurt 2017, 19:47Politika TEMA

Në takimin me disa politikanë, që ka nisur si një mëngjes lutjesh, ambasadori amerikan Lu është shprehur se verifikimi i vizës së kryeprokurorit ka qenë e vetmja nismë e ndërmarrë nga Tirana dhe ka qenë një vendim i Konsullates, jo i ambasadorit.

Burime të besueshme thanë për Top Channel se ambasadori Lu ka deklaruar se, pas rastit të Llallës, përfaqësisë në Tiranë i është kërkuar nga Uashingtoni që të verifikohen edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë.

Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo.

Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi i tyre është të ikin nga Shqipëria bashkë me pasuritë e vëna nga korrupsioni, dhe në Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë këtë”.

Çështja e Reformës në Drejtësi, më saktë zbatimi i saj, vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori Lu ka prekur një nga pikat më delikate të “vetting”-ut, e kundërshtuar nga opozita edhe në Gjykatën Kushtetuese, atë të kontrollit nga qeveria të dy drejtorive kyçe që japin informacion për organet e “vetting”-ut, Drejtoria e Kontrollit të Figurës dhe ajo e Pastrimit të Parave.

Siç mësoi Top Channel, ambasadori amerikan është shprehur se e ka ndarë këtë shqetësim të Partisë Demokratike edhe me kryeministrin Rama për t’i dhënë më shumë besueshmëri procesit të “vetting”-ut.

Qëndrimi i kryeministrit Rama është ende i paqartë, por Top Channel konfirmoi se ka pasur diskutime disa ditë më parë mes tij dhe ambasadorit amerikan, i cili ka marrë një impenjim të Ramës për të gjetur një zgjidhje.

7 komente në “Ambasadori Donald Lu: Pse ua hoqëm vizat prokurorëve e gjyqtarëve…!”

  1. Shigjeta says:

    Ku kuptojne ata qelbesira se i hoqe te drejten te shkojne ne sh.b a .o zoti ambasador ,ata kriminele bandite te paskrupull , u duhet hequr liria , kete mund te realizij dot njeri ??????? Ai qe do tia harije keti amaneti te popullit shqiptar ,do te nbetet ne histori do te shkruet emri i tij me germa te arta , dhe ju zoti ambasador i keni te gjitha mundesite , shqiptaret do te kujtojne ne shekuj …….

  2. Jo vetem atyre o Zoti Lu, por te gjithe politikaneve qe kane vene Pasuri perrallore me djersen e gjakun e Popullit duhet jo ti revokosh Vizat, mos te futen as ne Amerike as ne Europe, vetem ne Bathore. Pastaj te ai vendi me 7 penxhere te gjithe. Populli nuk ja u ka besuar votat ta rrjepin, perdhunojne plackitin, vrasin, etj.etj. por te udheheqin e te bejne me te miret. Harram I qofte, buka, gjaku I femijeve te Gerdecit, e I gjithe viktimave te Sistemit Berishjan. Pasuroi, beri pis femijet e tij, e gjithe njerezit qe e perkrahen e vazhdojne ta perkrahin se per ndryshe …ashtu si bishti I qenit, te gjitheve Salih Plehu ja nxjerr te palarat, kur te shkoje ai down, te gjithe mbas tij, te gjithe qe kane lyer gishtin, doren e gjithe shpatullen me pasurine, pronen, lekun e gjakun e Popullit. Harram, nga me I vogli e deri tek I madhi per familjet, Meta,Berishovic, Basha + vic, Malltezi, Mehdiu, LLalla, e gjithe ato qe ju I dini me mire se cdo kush. Po punojme marrim rroge jo te vogel ne Amerike, dhe Lluksin e jeten e ketyre hajduteve e kriminelve spo e bejme. Harram haram haram.
    GOD BLESS AMERICA!!

  3. DEFRIMI says:

    MOS LESHONI PE MORE GJARPERIT DO PRERE KOKA. CFARE PRISNI.

  4. Devolliu says:

    O z. Lu; unë devolliu i thjeshtë, që jam popull e nuk jam prift, dëshirën më të madhe e kam që dy kryehajdutët e kryekriminelët e Shqipërisë, Sali Sërbin dhe Like Floririn, t’i shoh aty ku e kanë vendin, prapa hekurave të burgut. Unë, si gjithë Populli i di vjedhjet, krimet e tradhtitë e tyre dhe e di gjithashtu se edhe juve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan i di këto gjëra. Atëhere pyes: Vallë nuk do të ishte e udhës që këtyre dy kryekriminelëve fillimisht t’ua hiqni vizat dhe të hapnit rrugën e shpëtimit të Shqipërisë?

  5. sociologu says:

    bravo! LU do shkruaje historia per you!

  6. !!!!! says:

    Z. Ambasador , keni bekimin e nje populli, VAZHDONI keshtu sic e keni nisur e mos leshoni fare po fare pe. Ju jeni i vetmi qe ju kane frike e nuk kane ctu bejne pra VAZHDONI keshtu.

  7. Trimi says:

    Dhe ne shpresojme te jetojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje