Ardjan Takaj: Skëndërbeu ka patur aleanca kundër (por vetëm klubi i tij është akuzuar nga UEFA për trukime ndeshjes)

14 Shkurt 2017, 16:52Sport TEMA

Presidenti i Skëndërbeut, Ardjan Takaj, ka komentuar aleancat që edhe këtë sezon nuk po i shpëtojnë Kategorisë Superiore.

Në një prononcim për “Top Channel”, Takaj habit kur thekson se Skëndërbeu i tij ka pasur alenaca të shumta… kundër

Numri një i korçarëve theksoi më tej se Skëndërbeu edhe këtë vit do të shpallet kampion i Kategorisë Superiore.

 “Skënderbeu ka qenë i vetëm në gjithë këto vite. Kemi patur aleanca kundër shumë, por ne ja kemi dale. Është mësuar që të dalë, ka dalë edhe herë të tjera kampion vjeshte, edhe ky është një titull që duhet ta meritosh. Unë kam bindjen që ne do të dalim kampionë. Nuk e shoh Skënderbeun në ato momente që ta ketë vënë në dyshim titullin kampion” tha Takaj.

Kujtojmë që Skëndërbeu është i vetmi klub shqiptarë që është akuzuar nga UEFA për trukimin e mbi 50-ndeshje ku dhe është përjashtuar me një vit nga Kupat e Europës.

 

2 komente në “Ardjan Takaj: Skëndërbeu ka patur aleanca kundër (por vetëm klubi i tij është akuzuar nga UEFA për trukime ndeshjes)”

  1. KF says:

    Po zoti gazetar i TemA se ishin thashethemet tuaja dhe te atij miut te gjirizeve Erjon Brace qe detyruan UEFA te denoje nje ekip shqpptar, pa prova te provuara po thjesht me levizje te koficenteve te bastexhinjve. Shqiptaret luftojne gjithmone kunder shqiptareve se keshtu i ka mesuar turku. Te flasim me te drejten e Zotit, mendoni vertet se Skenderbeu eshte i vetemi ekip ne Shqiperi mund te kete bere trukime per ndeshje? Ju them une qe me shume se 70-80 perqind e klubeve mund te kene bere pazar per te mbijetuar!

  2. Holta says:

    Turp per shqiptaret qe shpifin kunder njeri – tjetrit me ne krye ate miushin Erjob Brace qe hedh balte ndaj kujdo qe nenshtron Partizanin dhe Demin e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje