Artur Zheji: Lulzim Basha është një krijesë shumë e butë dhe e sjellshme, mos e kini frikë

Artur Zheji shkruan se Lulzim Basha nuk duhet pasur frikë.

Kjo, pasi sipas tij, ai është shumë i butë dhe i sjellshëm.

Për këtë arsye, Zheji shkruan se atij po i bashkohen edhe socialistët e trembur nga Rama.

Në të vërtetë askush nuk e ka frikë Lulzim Bashën! Por po mblidhen te Lulzim Basha, edhe nga frika e madhe e teprisë së zullumit që po shohin në krahun tjetër. Sepse arroganca dhe zullumi nuk po ndalon, por është bërë trend i të përditshmes.  Dhe shpesh e më shpesh në Partinë Socialiste të dikurshme, Partinë e debatit dhe të sherreve të shëndetshme demokratike, mbretëron një qetësi e frikës dhe jo e arsyes apo e paqes.

Tanimë socialistët vip e dinë, se karriera e tyre kalon nga këmbët e Ramës, nga ledhatimi i tyre, nga larja e tyre më pështymën e fjalëve pështirësisht të ëmbla dhe servile, se vetëm kështu shpërblehesh, ndryshe flakesh jashtë dere.

 Frika pra, që një i plotpushtetshëm, pa filtra, pa kushte, pa pengesa brenda llojit, i është dhënë tagri dhe liria e rrezikshme për të shkelur me këmbë këdo, mbledh njerëzit bashkë, në një front të madh, që kërkon vendosje ekuilibrash të reja, në këtë shoqëri varfanjakësh e mjeranësh që është ende sot shoqëria shqiptare.

Frika nga demonstrata e Lulëzim Bashës dhe e PD, është në të vërtetë një vetëdije, që zullumi dhe teprija ndaj të tjerëve, që ky pushtet ushtron, ka zgjuar shumë njerëz nga iluzionet se “çunat dhe gocat’ e lezetshme të qeverisë Rama, nuk janë e vërteta e kësaj qeverie, por thjesht kopertina”, shkruan Zheji.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...