Duka merr në mbrojtje aleancat: Kampionati po prodhon emocione!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dhe pse tolerimet në futbollin shqiptar po ndodhin haptazi, për presdentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kampionati është i bukur.

Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, Duka mori në mbrojtje këto skena të turpshme që ndodhën këtë javë në Kategorinë Superiore, duke theksuar se deri në këto momente askush nuk mund ta përcaktojë se kush do të dalë kampion.

Ndërsa në lidhje me aleancën mes Tiranës dhe Kukësit kreu i FSHF-së nuk dha asnjë përgjigje duke u shprehur.

“Për mua, kampionati është shumë i bukur. Mendoj se është i tillë, pasi askush në këtë moment nuk mund të thotë se kush del kampion, kush do të marrë pjesë në Europë apo kush do të dalë nga kategoria.Nuk ka asnjë ekip që e ka të siguruar pozicionin që ka aktualisht në renditje. Kampionati po prodhon emocion në çdo ndeshje dhe në çdo javë, kështu që uroj që të jetë kështu deri në fund” tha Duka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *