Grupi i PD, porositë e Berishës dhe Bashës për 18 shkurtin: Kujdes, u lirua “Hakmarrja për Drejtësi”. Skenari i protestës sekret...!

14 Shkurt 2017, 20:17Politika TEMA

Porosia e kryetarit të PD, Lulzim Basha për deputetët e partisë demokratike ka qenë e prerë: Të gjithë të jenë në bazë në takimet me qytetarët për ti ftuar në protestën e 18 shkurtit.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat, burime për Report TV thanë se kreu i opozitës porositi deputetët që të angazhohen në terren me strukturat dhe me qytetarët për atë që e cilëson si protestën më të madhe të opozitës.

Po ashtu mësohet se kreu i PD u ka thënë deputetëve se për detajet dhe skenarin e protestës do të vendoset në ditët në vijim por një gjë është e sigurt, protesta do të jetë ndryshe nga herët e tjera.

Mësohet se në këtë mbledhje ka marrë fjalën ish-kryeministri Berisha, i cili ka thënë se data 18 shkurt duhet të jetë një datë historike dhe një ngjarje e madhe për shqiptarët.

Sipas tij Rama është angazhuar drejtpërdrejt për nxjerrjen e kriminelëve nga burgu duke iu referuar këtu rastit të lirimit të te ashtuquajturës organizata kriminale “Hakmarrja për drejtësi”.

Të njëjta burime bëjnë me dije se Berisha është shprehur se kjo është një vepër të Ramës, ndërsa sipas tij edhe vetë kyeministri është kriminel për sa kohë po liron kriminelët.

Sipas Berishës këto veprime kanë qëllime të pastra elektorale. Kreu i PD Basha duke folur në të njëjtën linjë ka kërkuar mirëorganizim në funksion të përballjes me qeverinë e ku sipas tij Rama po mban pushtetin me kriminelët.

‘Puna e deputetëve do të jetë në terren’, është shprehur Basha- ndërsa skenari se si do të veprohet me protestën 18 shkurtit do të përcaktohet në momentet finale nga strukturat që po merren me organizmin e protestës.

12 komente në “Grupi i PD, porositë e Berishës dhe Bashës për 18 shkurtin: Kujdes, u lirua “Hakmarrja për Drejtësi”. Skenari i protestës sekret…!”

  1. Dajti USA says:

    Pd eshte band kriminale,keshtu ka qene dhe keshtu eshte dhe sot e kasaj dite,ata po bejne perpjekje per te mare pushtetin me dhune,se me vota e dine qe nuk e marin.Harrojne se nuk jemi ne 1998(ku e provuan njehere) por ne 2017,viti i reformes ne drejtesi,ku disa prej tyre,sidomos kryebanditin Sali Berisha po e pret burgu.

  2. enter"" says:

    Shpresoj qe ne 18 Shkurt te merrni fund si force politike.
    Provoni te beni ndonje gje, dhe e keni per ta pare ku do shkoni mbremjen e 18 Shkurtit ne te gdhire 19 Shkurt

  3. Naim Frasheri says:

    Kujdes se Sali By……ri mund te eleminoj ndonje Demokrat ne Proteste ,dhe tja fusi Grupit qe e quan hakmarrja per drejtesi,qe do deshiroja vertet te existonte nje Grup i tille

  4. niki says:

    Pse ai popull qe i jep voten duhet te vazhdoj ta bej ate?

  5. PO,PO says:

    Me siguri , qe banditet Berisha – Basha , ne krye te nje partie fashiste ,
    me keto qe thone , duhet te kene nder mend kryerjen e ndonje akti
    fashist , per te vrare pjesemarres ne proteste dhe per alibine e vrasjes
    nga policia . Keshtu , sipas tyre , do te “fitojne te drejten” e te qenit “viktima” ,
    per t`iu versulur si xhinxhin khani i mongoleve , institucioneve te larta
    te shtetit . Fakti , qe idjoti Berishe , e quan historike nje proteste te radhes ,
    ka mbrapa domethenien e asaj, qe radhen e kaluar dogji bunkerin . Fakti
    qe nuk behet i njohur plani , flet per ate , qe keta bandite mafioze nuk
    kane besim as tek shoket e tyre dhe plani duhet te jete shume i felliqur ,
    qe i kompromenton rende .

  6. Azio says:

    Keta te PD.me siguri kane lajthitur fare.
    Pse vertete ata shpresojne se do te rrezojne qeverine RAMA?
    Kane harruar qyqaret se pas demostrates,do te largohen si te dhjere dhe duke I rene qyrret ne goje.Plehrat.
    Beni kujdes se shumica e shqiptareve qe ju hodhen ne lane ne tre ose kater zgjedhje,jane gjallee ne kembe.Pkembe.Provojeni qe ta ktheni demostraten ne shkaterim apo te dhunimit te ligjit e te njerzeve.
    Po ju a them troc:NNE vrime te nonave tuaja do perfundoni,tte gjithe ju bashke me kriminelet Sali,Lul,lRistan dhe kelyshet e tjere.

  7. Dibrani says:

    Ky plehre , nuk ka njohur kurre shtet dhe ligje . Te gjitha mkrimet mafioze qe
    ka bere vete , kur ishte ne pushtet , ua faturon kundershtareve . Vetem nje
    injorant i rritur ne shpella , mund te mendoje se te burgosurit paska te
    drejte t`i liroje kryeminiswtri ! Ky flet keshtu , sepse keshtu vepronte , kur
    qe ne krye te ekzekutivit , duke shperdoruar detyren e k/m dhe bere ne te
    njejten kohe preside3ntin , prokurorin , gjykatesin , policin , guvernatorin e
    bankes e gjithecka i nevojitej per nevojat e tij e te familjes . Mbrapa tij
    qendron nje nga sherbimet sekrete me te sofistikuar e me pervoje , sic eshte
    ai i Serbise e me tej i Rusise , qe e kane zene pas ko…sh shume vite me
    pare , ndaj nuk duhet nenvleftesuar as Ai dhe as SHIK-u i Gazidedes , qe
    punonj vetem per te dhe amatori politikan 2-metrosh nuk ia ka idene fare .

  8. Syblujti PD says:

    Vete deputetet e pd-es duhet te rruhen , kush nga ata ka folur keq apo pakenaqesi kundrejt kesaj proteste apo berishes apo sales, mund te eleminuhet nga vet ata. Dhe pastaj ti hidhet faji policise. Dhe sala si gjithmone i vret vet dhe i vet i shpall heronj te demokracise. Lol

  9. Shigjeta says:

    E vetmja menyre per tu shpetuar drejtesise qe me ne fund edhe pse me nderyrjen e te huajve , eshte te bejne demostrata te organizojne llumin e tyre qe ti hedhin hi syve te popullit, olul hajduti, vrasesi njeriu te pist : kot e keni o bandite , ju vjen fundi juaj politik ,boll vrete e prete ,do jepni llogari per te gjitha poshtersite qe mbartni ne kuriz , dhe per te gjithe keto doni ti ndani te keqiat me popullin neper demostrata , ju ka kuptuar populli kush jeni , nuk ju shoqeron , dhe nuk ju beson me mosu mundoni me me manipulime te paskrupulla , nuk kalojne me , prandaj jepni fund poshtersive qe ju shoqerojne o kriminela

  10. Fieri says:

    I nderuar popull ! Po afron 18 shkurti,dita kur Pd ka bere thirrje per proyteste. Shikoni ! Thirrja u drejtohet me shume te rinjeve. Pse duane me shume te rinjte? E cilet te rinje jane ? Pse nuk behet i qarte skenari i protestes? Mos harrojme se ne cdo proteste te organizuar nga pd,apo protesta kunder qeverise se PD-se ka ptur derdhej gjaku. Kjo proteste nuk mund te kete derdhje gjaku si me 21 janar, po egziston mundesia , e kjo mos ndodhte kurre,po frika eshte se PD e drejtuesit e saj nuk rrine dot pa gjak e flake. Ne protesten para disa kohe dogjen bunkierin se nuk arriten te benin gje tjeter,por kete radhe ,o popull e ju te rinje qe do merrni pjese,ka mundesi te perseritet 2 prilli i Shkodres, pasi 21 janari i tiranes nuk perseritet ……. Qofsha i gabuar ,po frka eshte ,pasi asnje proteste e e PD nuk ka perfunduar pa gjak e flake. Keta per pushtet flaken te vdekurin ( Azem Hajdarin) ne mes te bulevardit e vrapuan kush e kush te dali me pare ne televizor si fitimtare…….. Mos harroni dhe gjakun qe u derdh kur LEka Zogu u vesh si gjeneral,perveshi menget se donte pushtet. Po Leka shkoi ne VIle,ndersa nje i ri shkoi ne sharre e sa te plagosur nga vet ata……..

  11. Fshatari digital says:

    Saliu do protestoje dhe pastaj? Saliu gjithe jeten ka protestuar dhe askush se ka rruajur t. Meqense ka pasur gjithmone frike vete nga protestat kujton se do trembe te tjeret. Ne fund jane votat ato we tregojne kush duhet te kete frike.Me vota Sali Baba vetem ne shtepine e tij fiton.

  12. tomorri says:

    I bej thirrje te sinqerte dhe te hapur fere gjithe popullit shqipta ,forcave te armatosura,policise shtetit qe daten 18 shkurt ta çfrytezojne per ti arestuare te gjithe kreminelet e bandes berishjane.Keshtu dhe pikerishte keshtu dhe ketu DO TE FILLOJ menjehere kthesa ne historine e shqiperise ne favor te kombit shqiptar dhe te popullit te shume vuajtur nga kjo bande qe ka 25 vjete qe vepron pa meshire ne te gjitha drejtimet.
    çudia do vazhdoje vetem tre dite dhe pastaj frymemarrja e popullit do te jete e plote dhe normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje