Vajza e Bujar Kaloshit reagon ashpër, pas pafajësisë për "Hakmarrjen për drejtësi"

14 Shkurt 2017, 09:15Politika TEMA

Viola Kaloshi, vajza e ish-drejtorit të vrarë të Burgjeve, Bujar Kaloshi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda, për të shpallur të pafajshëm të ashtuquajturën “Hakmarrja për drejtësi”.

Ajo e quan këtë një vrasje të dytë të babait të saj, më keq se ajo 20 vite më parë, teksa ishte në krye të detyrës.

Oret e drejtesise jane mbuluar tani me, nga orteku i madh i padrejtesive, etjes per pushtet te cakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojne edhe ato te diktatures famkeqe”­ shkruan ajo.

Postimi i vajzës së Kaloshit:

Krimi ende i lire edhe sot pas 20 vitesh…

Me dhimbje te thelle mesova lajmin e vrasjes per here te dyte te babait tim Bujar Kaloshi. Kete lajm per here te pare e perjetova 20 vite me pare, ne moshen 13 vjecare. Ndersa mes loteve dhe dhimbjes vrapova drejt makines se tij per ta perqafuar ashtu siç beja çdo mengjes, pasi mengjesi ishte i vetmi moment kur une mund te lumturohesha me prezencen dhe dashurine e tij.

Kjo, per shkak te oreve te tij te gjata ne pune, per te ndertuar nje shtet ligjor, te ndershem, te meritokracise dhe vlerave. Por, ate mengjes gjithcka u pre ne mes.

Dora kriminale ma kishte gjakosur tani me perqafimin tim, ashtu siç beri edhe sot. Ndersa, duart e mia, te nje femije te mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshem i babait tim Bujar Kaloshi.

Si mundet te rivrasesh nje njeri si Bujar Kaloshi, qe jo vetem punoi me devotshmeri, perkushtim, e besnikeri, por dha edhe jeten per vendin e tij, deri ne diten e fundit, duke lene pas tek ne femijet e tij nje plage te madhe. Ai shpesh thonte se “jap edhe jeten per shtetin”.

Dhe e dha jeten si zyrtare i shtetit. Por, pavaresisht kesaj, krimi mbetet ende i lire. Oret e drejtesise jane mbuluar tani me, nga orteku i madh i padrejtesive, etjes per pushtet te cakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj.

Madje, madje i tejkalojne edhe ato te diktatures famkeqe. I dashur babi im, askush nuk mund te pergjak me tej rrugtimin tone te perbashket drejt se vertetes. Sikurese, sdo mund te perbalt kurre vlerat dhe virtutet me te mira si; ndershmeria, krenaria, fisnikeria, bujaria, drejtesia, etj. qe ti rrenjose tek ne.

Sot, emri dhe gjurmet qe ti ke lene pas jane te gjalla. Ne te takojme cdo dite, tek te njohur apo te pa njohur, te cilet perloten dhe perulen me respekt teksa flasin per ty. Te dashur miq, Bujar Kaloshi ishte Gladiatori qe e fitoi betejen me ju dhe per ju.

Fale mbeshtetjes dhe besimit tuaj te palekunder, ai luftoi per shtetin e se drejtes, nje Shqiperi Euro­Atlantike dhe Kosoven e pavarur. Ne emer te vlerave tona te perbashketa ju lutem pranoni, mirkuptoni keto rreshta dhe mbeshtesni me tej ne rrugtimin drejt se vertetes.

15 komente në “Vajza e Bujar Kaloshit reagon ashpër, pas pafajësisë për “Hakmarrjen për drejtësi””

  1. tani says:

    Me falni per injorancen time por sesi nje Drejtor i Burgjeve te luftoje per Kosoven e pavarur kete nuk arrij t’a kuptoj.

    1. shqiptari says:

      ehhhh Vjola Vjola… Nuk duhet te degjosh vetem njerez qe kane pasur respekt per Tët Atë… Nje drejtor burgjesh nuk vritet per sport. Sistemi i qelbur dhe i eger qe kishte ndertuar Sali Berisha bashke me mbeshtetesit e vete, ne shume raste ka hasur ne rezistence po aq te eger. Nuk ma ndjen fare se cfare u ndodh sistemit dhe bashkepunetoreve te kriminelit Sali Berisha.

  2. Hasani says:

    Keta djemte dolen te pafajshem..Dmth skane lidhje fare me vrasjen e Bujar Kaloshit, pse duhet te gjykohen.????? E kuptoj revolten e Violes (diplomate ne Gjermani?????) -fare pa lidhje- por duhet ti adresoje me mire kritikat per drejtesin-mos tu bjeri ne qafe te pafajshmeve…dhe …cpune ka pas B. Kaloshi me Kosoven?????

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    @ tani
    Para se te behet drejtori i burgjeve ka qene nje njeri i lindur dhe rritur ne nje familje nacionaliste
    Gabimi qe i kushtoi jeten qe bashkpunoi me sigurimsokomunistetpas 90′.
    Megjithate ngushellime per vjolen dhe familjen e saj .
    Vjola tani qe ATA u liruan dhe neqofte se nuk Kane gisht do te gjejne nje menyre per ta treguar.
    Bandai YT tani prehet ne paqe
    Ti duhet te qetesohesh duhet te kapesh me thonj pas jetes PAsi je nje trashegimtare e nje familje te forte e fisnike
    Ne kemi nje Zot qe e nxjerr te vertete ne shesh kur ne se presim
    Dhe sigurisht i ndeshkon kriminelet.

    1. L leshi says:

      Shko mer palle ti dhe si qe po na e beni hero, ne asnje vend te botes drejtori i pergjithshem i burgjeve nuk torturon te burgosurit dhe ate e bentr trimi Kaloshi. Dhe dicka per ktr idjoten e shkrimit po te kishte ngelur ne doren e tyteti Shqiperia qe sipas teje ai na paska luftuar se ku vetem ti e di do te ishte djegur fare…por sesht faji yt por i bastardit Berisha qe mbushi dikasteret ne ato vite me injorante qe vrisnin e prisnin ps ju hyre ferre ne kembe…he ti idjote vrasjen e babait tend kerkoja Berishes dhe SHIKut te gazidedes besoj se dhe ti e di por ben sikur se di se ashtu te leverdis…

  4. Flamur says:

    Te qenka shperla truri moj goce nga propaganda e Sales. Hakmarrja per drejtesi ka qene ne mendjen e Sales per te mbuluar krimet e veta. Lype vrasesin e babait tend “patriot” pran teje.

  5. Zaloshnja nipi i Sali Protopapës says:

    Me beri pershtypje te thelle fakti qe nuk e dija kush ka qene Bujar Kaloshi, qe paska luftuar (me cfare armesh, dmth cfare shkollash kishte mbaruar, ne cilin profesion ishte personalitet i fushes, ishte akademik i antaresuar?!) per shtetin ligjor (shtet ligjor nen Berishen?! Tashme kjo eshte barcalete edhe per analfabetet qe mbolli Berisha), per Shqiperine EuroAtlantike (cfare do te thote kjo saktesishte?!)?! Me vjen keq per humbjen e jetes se nje njeriu qofte ky edhe vete Berishe serbi qe shkaterroi nje vend dhe popull te tere, por kjo vajza qenka fare e paorientuar dhe duket si militante e PD. Ne nje shkrim te para ca koheve qe TEMA e botonte thosh se, babai u thosh se jap jeten per Sali Berishen. Tamam si komunistet e devotshem qe dikur jepnin jeten per xhaxhin Enver! Gallat.

  6. alex says:

    Porositesin për vrasjen e babait tend I ke në Tiranë. Nje të vdekur, patrioti Juaj e nje të gjallë malsor siç jeni ju. Nuk mund të quhet nacionaliste një fis kur të paret për të ruajtur privilegjet lodhem me pushtuesin

  7. sopiqoti says:

    Ti moj cupe e mbare e te ndjerit Bujar Kaloshi NUK paske mare vesh asgje nga ngjarja e vrasjes se babait tuaj.Te pafajshmit moren PAFAJESINE.Baban tende e kane vrare ata qe ne ate kohe drejtont shtetin.Po te vertetohej se “Hakmaraja” e ka vrare te ndjerin nuk do te shpallte gjykata pafajesine.Thellou se do taq gjesh vrasesin.

  8. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Po pse moj Viola degjon propaganden e Sali Berishes qe ka gjithe jeten qe ecen mbi intrigat dhe vrasjet dhe nuk degjon se c’thote Izet Haxhia?
    Qetsohu moj vajze dhe do shohesh se bashke me dramen qe ke per vrasjen e babait ke dhe dramen e mashtrimit qe te kane ngulitur ata qe vrasjen e babait tend e perdoren per interesat e tyre.

  9. Nabukodonosor1 says:

    Pyet Izet Haxhine se kush ta vrau babain.Nje budallaqe si kjo eshte diplomate ne Gjermani?Ndaj ne cdo ambasade e konsullate te Albanistanit te shkosh nuk gjen zgjidhje de akoma ka si kjo.

    1. Qimi says:

      Problemi nuk eshte Vjola pasi si ajo sot gjen boll neper rruget e Tiranes !Viola(nuk e kuptoj se kush ia ka vene kete emer e ç’lidhje ka ajo me kete emer)eshte nga ato çuperina qe ose di diçka per te atin ne kohen kur Hajredin Shyti vdiq ne burgjet e kryekrimit shqipetar Berishe e si gjithnje kryevrastari Berishe per te kaluar lumin diçka do ti kete pershperitur ne vesh kesaj dhiplomateje ku pasi dhjen kete vend i kane hyre edhe shteteve perendimore!Ndoshta kryekrimi pasi i zhduku te atin ne krimet e radhes pasi u ka pire edhe kafen (gjithnje naten) ika keshilluar qe Kaloshin mund ta kete vrare “Hakmarrja per drejtesi”!Gabohesh rende oj cuc se ata qe akuzoi Salia nuk kane asnje lidhje me krimin e krimet ne shqiperi sepse ishin qytetare te civilizuar e nuk vinin nga shpellat qe ti perdorte ndokush,ndaj jam i nje mendimi me parakomentuesin e mesiperm qe merr edhe Fatmiren e Hajdarit merr edhe vajzen e Zhulalit dhe te Gazidedes dhe te ………dhe te Olldasheve dhe do te gjeni lehte se kush eshte vrasesi i vertete i atyre qe ndoshta pasi i ka perorur i ka zhdukur nga faqja e dheut per mosdeshmi te se nesermes.

  10. ./ says:

    TImoj vajz ke te drjt te ndihesh keq se te kan vrar baban , por me vjen keq qe nuk je e thelluar ne arsyetim , disa njerez qe kerkojn pa pushim per 15 vjet rresht pafajsin tregon se diçka nuk esht e vertet ne kte vrasje , mua me vjen keq per inteligjencen tende qe le per te deshiruar , por jeni shum pak njerez qe i besoni berishesh tashme ne kte vend , duhet te kerkosh autorin e vertet te vrasjes te babait tend , se nuk esht çudi qe kta jan perzgjedhur per te humbur gjurmet , mos u nxito ne gykim se te vertetat nuk dalin kollaj ne nje sistem dhe nje shtet ku kan drejtuar rrugaçet dhe ordineret si saliu me shoket dhe banden e vet , mos paragjyko as kerken dhe mos hidh balt ndaj shtetit me te pa drejt , nese ti e ke idhull berishen ateher vazhdo keshtu se je vetvetja , nuk esht i pari yt at qe ka vrar saliu me rrugaçet e vet ,ata kan vrar me mijra megjithate ti je kjo qe je ke mendimin tend vazhdo keshtu kerkoe te drejten tende.

  11. Spartaku says:

    Moj çupe! Baban tend e vrau Sali Berisha,dhe per kete te jesh e bindur.Saliu Pasi vrau baban tend edhe shume te tjere,i polli mendja nje band imagjinare “hakmarrja per drejtesi”.Nuk ka ekzistuar kurre nje band e till,veç ne mendjen e autorit kriminel,Sali Berisha.Prandaj mos fol perçart.Nqs ti,je simpatizante e Saliut,vazhdo ne lajthitjet e tua,dhe vazhdo t’i sherbesh pd-ke,kesaj partie te urryer nga shqipetaret.

  12. Al paci says:

    O njerez e verteta eshte qe hakmarrja per drejtesi nuk ka ekzistuare, po baban e kesajte goces e vran vllezrit shyti se u kishte rrahur baban ne burke. Po qe se ka ligje qe drejtori i burgut i lejohet te torturojn te burgosurit vllezrit shyti duhen denuare, po neqoftese ligji nuk e lejonte turturen nga drejtori i burgut vllezrit shyti i ben haken ketij drejtorit. Punonjesit e burgjeve policis prokuroris duhen te zbatojn ligjet dhe nuk i gjen gje e keqe, se ne raste se turturon nje te ndaluare kundra ligjit eshte dicka personale pastaje dhe zgjidhet me kanun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje