Hamdi Kacani i Dibrës dhe Frroku i Ambulancës së Tiranës

14 Shkurt 2017, 11:51Sociale TEMA

Nga Abdurahim Ashiku

Në odën dibrane, po qe se dikush përmend emrin e Hamdi Kacanit, të gjithë do të luajnë vendit e fjalët për të do të marrin rrjedhën e Drinit.

Nuk kishte shkollë Hamdi Kacani, shkollë ulur në bankë me libra, fletore, kalem e penë në dorë.

Nuk kishte laps Hamdi Kacani të shkruante udhëtimet e tij maleve të Dibrës, pranë njerëzve e me njerëzit në ditë të vështira shëndetësore, në 35 vjet punë, me ta e për ta…

I kam bërë një fotografi Hamdiut me ambulancën e tij. Nuk e kam intervistuar, as kam bërë ndonjë shkrim për heroikën e tij në atë profesion ku humanizmi dhe dashuria për njeriun ngjitet e nuk zbret. Shofer ambulance ishte Hamdi Kacani, shofer me një makinë ruse OAZ 4×4, DI 91 14 ardhur nga fillimi i viteve pesëdhjetë.

Një jetë të tërë mbi katër rrota e me timonin ndër duar. Po, po, një jetë të tërë, derisa doli në pension. Madje, edhe kur erdhën kohë të reja, kur filluan privatizimet, ai e mori makinën e jetës së tij, siç merret një fëmijë nga “shtëpia e fëmijës” e bëhet gjak i familjes…

Ishim komshinj, në një pallat me Hamdiun. Në këndin e drejtë që formohej nga takimi i dy pallateve shikoja çdo ditë Hamdiun dhe makinën e tij të bardhë. E pashë derisa iku në qetësinë e një njeriu që dashuronte punën e tij, siç dashuronte fëmijët, siç dashuronte njerëzit…

Nuk e di se çfarë kushtesh duhen për të qenë pjesë e “Librit Ginis”, por Hamdi Kacani me autoambulancën e tij janë për tu shënuar pa asnjë dyshim. Dibra është një ndër zonat më të prapa në rrugëtimet drejt njerëzve, fshatrave e zonave të largëta. Peshkopia, qendra e Dibrës, ka parë asfaltin e rrugës që e lidhte me Tiranën dhe Shqipërinë, vetëm në mes të viteve shtatëdhjetë kur u lidh me Bulqizën me një rrugë njëkalimshe…

Rrugët e tjera në hapësirën prej 1600 kilometrash katrorë, nga Llanga në Qafë Draj e nga Qafa e Buallit në Kala të Dodës, Selishtë, Lurë e më gjerë, ose ishin rrugë të shtruara me kalldrëm e me pak zhavorr sipër ose ishin thjesht rrugë verore me heroikë lëvizjeje verës e me sakrifica tej njerëzore dimrit. Afër, afër edhe sot kështu janë…

Autoambulanca e Hamdiut nuk pyeste këtyre rrugëve, ditën dhe natën, në shi e dëborë, në lagështi e në akull. Sekreti ishte i thjeshtë. Hamdiu e konsideronte autoambulancën si pjesëtare të familjes së tij, si fëmijë që kërkonte kujdesin e prindit për tu rritur i shëndetshëm. Ato orë midis dy thirrjeve urgjente për udhëtim tek të sëmurët Hamdiu ishte nën e në makinën e vet, me vështrimin në gjithçka që duhej kontrolluar e rregulluar. Asgjë nuk i shpëtonte kujdesit të tij…

Në vitin 1985 në spital vjen një ambulancë e re prodhim Rumun. Ia dhanë Hamdiut. Bëri me të një rrugë në Bulqizë. E ktheu. Kërkoi prapë OAZ-in. “Kjo nuk të çon në Lurë, Kala të Dodës, Selishtë, Reç, Trebisht…”- u tha. OAZ-i me dy diferencialë, nën kujdesin e vazhdueshëm të tij, i dinte më mirë rrugët e Dibrës, verës dhe dimrit, në shi e në dëborë…

Mbase nuk do ta kujtoja Hamdi Kacanin larg e larg vendlindjes time në mërgim ku jam sikur gjatë skanimit të mbi gjashtë mijë negativave të jetës time, të mos e gjeja në një pozim diku tek ura e Muhurrit në krah të rrjedhës së Drinit të Zi.

Mbase me fotografinë e tij dhe një shënim të shkurtër në facebook do të mjaftohesha me falënderimet e djalit të tij Ilmi Kacanit diku larg Atlantikut e të dashamirësve të shumtë në Dibër e gjetkë. Mbase…

Ajo që më detyroi të shkruaj duke rrëmuar në kujtimet e mija ishte Frrok Bardhi, Frroku i veshur me të bardha, shofer ambulance në qendrën e urgjencës në Tiranë. Frroku çfarë nuk nxori brenda e jashtë autoambulancës.

I nxorri duke bërtitur me zë baritoni si të ishte në një miting elektoral kundër ministrit të shëndetësisë duke e thirrë me emër e mbiemër e duke i treguar se si ishte katandisë autoambulanca e tij.

Nxirrte nga brendësia e autoambulancës qeska me mbeturina a thua se atje i kishte vënë ministri dhe jo ai vetë apo shokët e tij që e përdornin makinën. Tregonte ndenjëset e grisura dhe përsëriste në shkallën më të lartë të pentagramit emrin dhe mbiemrin e ministrit të shëndetësisë. “Ky është Beqja”, “Ky është Beqja”, “Ky është Ilir Beqja”…

Thërriste me të madhe i inkurajuar nga gazetari dhe kameramani për tu përcjellë me zë katërfish të rritur nga moderatori i emisionit investigativ “STOP”. Më tej do ta linte ambulancën në goditjet e llamarinave anësore e në llumin e papastërtive për ti përcjellë shikuesit e për të na treguar se ministri i Shëndetësisë nuk kishte vënë prizë për kondicionerit e një zyre…

Dhe refreni i thirrjeve vijonte… “Ky është Beqja”, “Ky është Beqja”, “Ky është Ilir Beqja”… Dhe në tërë këtë rrëfenjë zëri i moderatorit buçiste… “Se mos e pushoni Frrokun nga puna se do të keni të bëni me ne…”

Sikur i ëmbli, i urti, i mençuri, punëtori Hamdi Kacani ta shikonte skenën me thirrje e me të bërtitura të Frrok Bardhit, gjendjen brenda dhe jashtë të ambulancës së tij edhe nga “ajo botë” do të thoshte: “Një njeri që nuk mban dot pastër vendin e punës, nuk kujdeset për mjetin që i kanë dhënë për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, është pak të pushohet”…

Gazetari, moderatori i emisionit STOP, më e pakta duhet ti thoshte Frrokut me bluzë të bardhë: “Ky nuk është Beqja, ky je ti që mjetin që të ka dhënë shteti e ke katandisë në një kosh mbeturinash…” Ilir Beqja, ministër i shëndetësisë, si drejtues ka kusuret e veta, ka përgjegjësitë e veta ndaj shërbimit shëndetësor. Bashkohem me të gjithë ata që e bëjnë përgjegjës të gabimeve e fajeve në sektorin jetik të shëndetësisë.

Por ta akuzosh atë se nuk ka pastruar autoambulancën e Frrokut, se janë grisë ndenjëset e makinës, se është përplas makina dhe janë shtrembëruar llamarinat, se nuk ka vënë një prizë për kondicionerin e një zyre në spital… është një absurditet që nuk e mban toka. Kërrabë e këtij absurditeti, fatkeqësisht bëhet edhe stafi i një emisioni investigativ serioz.

Njerëzve në shërbim në shëndetësi, dhe në të gjithë sferën e shërbimeve qytetare, u vura përballë shembullin e Hamdi Kacanit, shembullin e njerëzve që mjetin që u është dhënë nga shteti e konsiderojnë si fëmijën e gjakut të vet dhe jo si fëmijë të hedhur në kosh plehrash. Është kohë parazgjedhore dhe shembuj me “frrokër” nuk do të mungojnë në ekranet e vegjël televizivë dhe në faqet e para të gazetave të përditshme e atyre online…

21 komente në “Hamdi Kacani i Dibrës dhe Frroku i Ambulancës së Tiranës”

  1. Tani says:

    Bravo….për shkrimin..
    Në vendin tonë fatkeqësisht gjithmonë pritet ti bëjnë gjërat nga sipër…dhe deri atëherë unë sbej asgjë.
    Turp i madh..po në fund të fundit ky është shteti që ne meritojmë. Njerëz amatorë që çdo gjë duhet ta politizojne por harrojnë se njerëzit shohin dhe vlerësojnë..ajo ishte një shfaqje e shëmtuar ku të them të drejtën ai pak e ka të pushohet nga puna…ai dhe shumë si ai që nuk kanë respekt për punën e tyre dhe për të tjerët që do e donin një vend pune në shtet.
    Tani pretendojnë kushte si në perëndim sikur ca ndodhi..po kërkesat në perëndim janë 20here me të larta edhe pa kushte.

  2. Albania says:

    Ti ke shkruajtur mire mor lum zotnia por keta Frroker e co. E kane degraduar kete vend per 27 vjet me rradhe….

  3. Hasani says:

    Super e vertete..ka plot gjera te tjera per te cilat shendetesia duhet te beje me shume…por te ankohesh se te prishen rehatin e vendit te punes..apo se nuk pastron dot makinen tende…apo se i grisen sediljet makines???? Turp….nuk e meritojne njerezit ne Tirane nje sherbim nga njerez te tille te pamotivuar per ti sherbyer njerezve. Do ishta dakord nese do te ankohej qe autoambulanca nuk ka oksigjen,,, defibrilator, qe nuk ka mjetet e nevojshme..por te presesh qe Beqja te pastroje makinen????

    Turp

  4. mondi says:

    po ti qeke kokra e komunistit

  5. Kur e pyeten njerin,se perse je kaq budalla,ai me eufori u pergjigj: -Kjo esht intiligjenca ime-.Sic duket artikullshkruesi do ket probleme me degjimin,ose nuk din te percaktoj fjalen,Mjek me shofer! Frroku i nderuar,i kishte ber edhe gjylpera te Jatit te ministrit dhe,por sic duket ne Diber i paska ber Shoferi i ambulances te popullsia e zones(nje rrug e dy pun).Sa keq ndihem qe ne Vendim tim kemi nje injoranc te till.

    1. Zani Burimi says:

      Ore Edmond, mos ia fut si kau peles, se qenke dhe burre malesie, bre! Artikulli eshte nje homazh i ndritur i Njeriut te ndritur te Brezhdanit , z. Abdurrahim Ashikut, nga nje familje fisnike per Shoferin hero te Dibres, Hamdi Kacanin . Valle u kenaqe ate nate kur lihte si qen Frroku dhe Saimiri me ate koqen e kandarit Genti Zenelaj kukuriznin e zgerdhiheshin si kurva?! Shkrimi eshte nje model dhe per gazetaret qe te mos behen legene te partive politike dhe trumpeta te tyre, por te japin modele te Njerezve te Thjeshte , por qe japin mesazhe jete te bukur dhe plot humanizem.
      Se fundmi, mor lum djali, ke nje keshille: “Kur nuk di te shkruash, rrembe kerraben e Cobanit; qenke per dysh ne shkrim!”

  6. keta frroket qe ben Tiranen dhe Shqiperin nje hale te madhe,duan vetem hale ku te dhjesi sali berisha me hajdutet e tij.
    ketyre frrokeve qe nuk lidhin rripine sigurimit dhe shkelin rregullat e qarkullimit ja ka fajin policia dhe saje qorri.
    keta frroket e veriut dhe te jugut ja ka fajin qeveria qe rrine gjithe diten neper kafene dhe nuk punojne token,nuk kerkojne pune ,duan te marin asistence qyl,te mos paguajne dritat,te pushtojne tokat e tjetrit,te ndertojne ku,kur si te duan.
    ketyre frrokeve vetem enver hoxha u erdhi hakut qe punonin dhe jetonin si kafshe dhe duartrokisnin sa u dilte gjak nga duart,kurse tani vetem ankohen dhe na dalin trima te medhenj.

  7. geg says:

    Ti shoku Ashik dukesh qe ke qene nje sherbetor I parties. Akoma mendja jote qendron ne vend-numero. Nuk kam gje kundra me shoferin Dibrone qe punonte me ato qe kishte, po Ti po ben nje krahasim injorant. Frroku ka vite qe punon ne ate ambulance dhe nuk u ankua me pare. Frroku donte qe popullit te mos I hidhet hi ne sy nga hajdutat si Beqja qe del ne parlamet dhe deklaron se eshte nje flote me paisje moderrne. Ty duhet te zeje turpi syte qe kete shkrim e ben per te mbrojtur hajdutin e ketij populli. Del e thuaj popullit se ju jetoni shume mire, se partizaet luftonin me kepuce te shqyera. A nuk eshte kjo morali I shkrimit tuaj.
    Turp e faqja e zeze per ty..

  8. Beni says:

    Ishte me te vertete nje shfaqje e shemtuar qe beri te kunderten e asaj qe kishin iskenuar.Frroku ishte thjeshte nje i perdorur qe pushimin nga puna e kishte me te pakten.Por e ulet dhe e shemtuar ishte edhe menyra se si e trajtoi stafi i STOP.Ata djemte me duken shume te pa arsimuar.Me shume merren me vajzat gjate emisionit duke u bere shume te bajacem ,se sa te ngrene probleme te cilat realisht ekzistojne . Ata te FIKSIT jane me te pergaditur dhe me profesionist.

  9. zambi says:

    per kuriozitet, prizen e kondicionerit me leket e kujt do e bleje? Po llamarinen e riparimin e manikes me leket e kujt do e beje?

  10. klanori says:

    Ata djemte e emisionit “stop” jane teper te pakulturuar dhe e perdorin emisionin per te vene gjoba
    keshtu dhe ne rastin me ministrin Beqja jane per probleme personale. Emisioni eshte bere i peshtire me batutat fshatateske dhe me sjelljen nfaj vajzave
    TV klani me kete emision dhe me Canin po behet TV rural
    Ai mbahet vetem nga Arditi dhe Rudina

  11. Zgalem says:

    Une kuptova se Frok , donte te vinte ne pune “Stopin ” , per te marre nje makine te re . Ashiku ka goditur ne shenje . Ndonje emision I shkeputur investigativ , bie ne rrjeten e dembelve , paraziteve , megallomanve . Duhet falnderuar Ashiku , per investigim , ndaj investigimit . Zhanrri investigative I gazetarise eshte ne shpergej . Bie ne sy kapatadajlleku I ndonje gazetari . Kemi te bejme me nje zhaner te veshtire gazetaresk . “Stop ” , duhet te falnderoje z. Ashiku , qe kerkon te vendosi standart professional . Zgalem

  12. Sami Gjurzezi says:

    O Dure ngele nostalgjik o lum miku,nejse pak rendesi ka kjo mesele,eshte puna jote,Na solle ketu Hamdi kacanin me demek te na mbushesh mendjen se dikur ishte ndryshe,kishte ndergjegje, kishte spiunlliqe(kete nuk e the po ta them une)Bere nje krahasim koti Dure,sna the me ke e pinte kafene e mengjesit Hamdiu,dhe ku e pinte,sna the qe punonin per tja rregulluar ne oficine gjithe naten nakinen Hamdiut,Nejse kot zgjatem per ate kohe,se thone gjithe .ashtu ishte koha,por druaj se edhe me vone ashtu do then prape.Dora nuk behet revole themi neve ketej o mik,edhe dora e atije Frrokut nuk besoj se behet, ai I gjori tha dicka te vertete,se edhe te vegjelit tani e dijen se kush eshte Beqja,se cfare tendrash jane bere e po behen,po levrone miljona kuptohet te taksuara ne mase,dhe asgje nuk po shikohet,blije nje ambulance bashkohore dreqi e mori se transporton njerez dhe jo kafsh(ne fakt kafshe se njerzit ndryshojne).Po ta blije ja kishe mbyllur gojen Frrokut ene Rokut dhe Stopit do thuash se njerzit si Frroku do e prishin prape,po aj mo te pakten do duheshin vite qe te katandisej ne ate gjendje qe na e serviri Frroku,dhe deri at’here mendoj se njerzit do ishin me te pergjejshem e me te kulturuar.Doli nje Frrok(per te cili dyshoj per formimin profesional te tije)pa u vune ne levizje mediat,ekranet televizive,kur foli Frroku njerzit pane mjetet e transportit shendetsor,dhe nuk I shikonin cdo dite qe zhurrmonin nga llamarinat rrugve te kryeqytetit,pra u deshe Frroku pa te mbushim sheshin me llafe.Dhe ti o mik I fute nje paralele ne mes Hamdiut dhe Frrok ziut,ky Hamdiu jot me kujton nje traktorist pararoj i cili punonte per vitin 2000,dhe pane c’pane duke pare biografine dhe meqense ishte edhe komunist e shpallen Hero te Punes Socialiste,por ndimesi I tije pa teklif tha kur mesoi per dekoraten,po c’fare heroi tha ai ka hypur apo jo tre here ne traktor,se ngeli neper mbledhjet e partise,kaq o Duri dhe e hengri I shkreti shtate vite burge…..Nuk besoj se ka folur dhe ndimesi I Hamdiut se do ta kishin mberthyer edhe ate.Te mos Zgjatem mjeksia eshte katandisur ne nje hale gjigande ku hane e dhjesin te gjithe ministrat e radhes,eshte nje sector I domozdoshem dhe jeteik per njerzit,ndaje aty levrohen e zhduken mijra euro,nga njerez qe nuk I lidh asgje me mjeksine,por I lidhe xhepi.Skandalet nuk kane te numeruar,do thuash ti Duri po ca I sajon opozita,dakort por opozita e di se e ka mjele vete me pare kete sector.

  13. Kadri Kadiu says:

    O Abdurahim; ai Froku ishte një rrugaç ordiner, një zagar i Sali Kriminelit, që vetëm zeher nxirrte nga goja. Vetëm infermier apo shofer autoambulance nuk mund të jetë dhe nuk duhet të mbahet një egërsirë si ai.

  14. D. Didani says:

    Nepunesit e shtetit demokratik rrine tere diten si derra neper zyrat e shtetit,grryejne dyert ,dyshemene ,muret ,tavolinat, si derrat me fecke,mazalla se ngulin nje gozhde ne vendin e punes ,ku shteti i ka vendosur dhe populli i paguan dhe hungurijne si derrat kur u vete aty ndonje kamer….ajmedet per kete vend ,si u katandis ky popull,e shikojne shtetin si shemer!

  15. Kastriot Dervishi says:

    Po per aksidentin ne Req qe vdiq Xhevit Daci dhe shume rende Mehdi Dervishi nuk u kujtove o Duro.

    1. A. Ashiku says:

      Shkruaje Kastriot hollesisht

  16. mb says:

    Keshtu eshte kur nj shtet si Shqiperia ka tre emisione investigative .Italia 60 milion ka vetem nje stiscia la notizia.Do ishte mire qe nje pjese e ketyre “gazetareve” te punonin token.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje