Hetimet e Prokurorisë, reagojnë Artan Gaçi, Aqif Rakipi dhe Tërmet Peçi

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, kanë reaguar pas lajmit se Prokuroria po heton për ta, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

“S’di të kem bërë asgjë, Prokuroria t’i bëjë verifikimet.

Prokuroria le të dalë në konkluzion po të ketë gjë.

Kanë kaq kohë me ketë punë, po të kishin gjë e kishin dhënë.

Unë nuk kam asgjë për të fshehur”, është shprehur deputeti i PDIU, Rakipi.

Ndërkohë, Tërmet Peçi thotë:

Prokuroria të bëjë detyrën, nuk kam qenë i dënuar.

Kam pasur vetëm një gjobë makine 150 mijë lekë”.

Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Top Channel e verifkoi listën e Prokurorisë së Përgjithshme nga burime zyrtare dhe rezultoi se 6 prej tyre janë deputetë dhe 3 kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit.

Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi janë deputetët që Top Channel konfirmoi se po verifikohen nga prokuroria.

Të gjithë këta zyrtarë, përveç Mhill Fufit dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, janë të mazhorancës.

Por ndërkohë edhe Mhill Fufi është i përjashtuar nga grupi i PD, pas votës së tij për një nga shtatë ligjet e drejtësisë dhe nga selia blu llogaritet si votues i maxhorancës.

Reagon edhe Artan Gaçi

Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi reagoi pas lajmit që Prokuroria e Përgjithshme po kryen verifikime rreth tij me pretendimin se mund të jetë subjekt i ligjit të “Dekriminalizimit”.

Ai shprehet se kurrë nuk ka bërë asgjë të paligjshme dhe pasi Prokuroria të bëjë punën, e vërteta do të triumfojë.

“Pershendetje te gjitheve.

Sot u njoha me nje lajm qe prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputete e kryebashkiake te tjere me pretendimin se mund te ishim subjekte te ligjit te dekriminalizimit.

U surprizova shume qe emri im ndodhet ne ate liste pasi ne jeten time nuk kam bere kurre asgje te paligjshme dhe aq me pak ndonje nga veprat e ligjit. Asnjehere ne jeten time nuk jam ndaluar, asnjehere arrestuar, dhe asnjehere gjobitur a denuar per asgje as ketu, dhe ne asnje vend ne Europes a me gjere. Sikur te kishin pasur qofte edhe dyshimin me te vogel, nuk me kishin lejuar te hyja e te dilja me dhjetera here neper vizita zyrtare ne senatin italian, bashkite e shumta ne Itali etj.

Prokuroria te beje punen, e verteta do triumfoje. Por ndihem i detyruar t’u shpjegohem persa me siper me falenderimet me te sinqerta per mbeshtetjen tuaj derisa ky keqkuptim te zgjidhet”, shkruan deputeti socialist.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Hetimet e Prokurorisë, reagojnë Artan Gaçi, Aqif Rakipi dhe Tërmet Peçi”

  1. Baca-Bajram says:

    Plehra qe eshte ne krye te prokuroris, pse s’fillon hetimet nga CEZ, qe eshte nje ceshtje shume me e rendesishme e madhore se sa pulat qe paskan vjedh keta te “shkretet” deputet…??? Kjo eshte nje fars e padurshme e prokurorise qe eshte hapur per te krijuar imazhin se prokuroria po punon, por mazhorance s’e lejon. Ka peshq me te medhenj se keta qe i ke mu ne parlament, Pse s’fillojn nga Salo, Likja, Lulka, Bodja, Xhozi, Rama etj… Plehra, qe duhen shporrur sa mepar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *