REPLIKAT/ Letra e Hickës për policinë: Arrestoni Spahon, më do në komision ‘përdhunisht’. Deputetët e PD: Ia paska qejfi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, nuk u paraqit dje në mbledhjen e Komisionit Hetimor të kryesuar nga PD-ja për zgjidhjen me marrëveshje të çështjes “CEZ” e ofenduar nga kërkesa e shkruar nga deputeti i PD-së Edmond Spaho.

Ky i fundit kishte shkruar në kërkesën për paraqitje që avokatja e Shtetit të “shoqërohet përdhunisht” nga policia.

Hicka i dërgoi një letër Policisë së Shtetit, në të cilin kërkonte anulimin e vendimit të Komisionit për ta sjellë atë me forcë para tij dhe duke kërkuar arrestimin në flagrancë të kryetarit të Komisionit Hetimor, Edmond Spaho.

Pasi morën vesh për letrën, reagimi i deputetëve të PD-së ishte: Thirrja përdhunisht, ia paska pasur qejfi…”

Debati

Edmond Spaho: Avokatja e Shtetit ankohet te drejtori i Policisë, Ervin Hodaj, për kërkesën që kemi bërë që të merret me polici. Ajo ankohet se shtetasi Edmond Spaho dhe kryetari i komisionit ka urdhëruar Policinë e Shtetit ta shoqërojë atë “përdhunisht”. (Deputet e komisionit qeshin të gjithë)

Gent Strazimiri: Ashtu shkruan, po kjo qenka e rëndë?

Eduard Shalsi (pyet Vasilika Hysin): Me vërtet përdhunisht ka thënë? (Qesh)

Edmond Spaho: Fjalën “përdhunisht” e ka shkruar në letër, ja tri herë. Mua s’më rezulton që të kemi kërkuar shoqërimin e zonjës “përdhunisht”.

Gent Strazimiri: Ja paska pas qejfi…

Edmond Spaho: Urdhrat e lëshuara nga Komisioni Hetimor janë akte individuale me synim kriminal të shtetasit Edmond Spaho.

Gent Strazimiri: Gënjen dhe vetëm gënjen…

Edmond Spaho: Veprimi i përsëritur i shtetasit Edmond Spaho përbën elementet e shpërdorimit të detyrës për shkak se me dashje dhe qëllim kriminal ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Komisionit Hetimor, datë 10 shkurt 2017. Shtetasi Spaho ka falsifikuar dokumentet zyrtare, pasi në to ka treguar të dhëna të rreme, të kundërta me organet e Kuvendit.

Ervin Bushati: Ky paska qenë i rrezikshëm fare!

Edmond Spaho: Shoqërimi përdhunisht, thotë letra..

Ervin Bushati: Përdhunshëm apo përdhunisht?!

Edmond Spaho: Duke qenë se akti i thirrjes “përdhunisht” është i pavlefshëm, kërkojmë nga autoritetet e Policisë të mos veprojnë. Për shkak të rrezikshmërisë së theksuar të zotit Spaho, të marrin masa urgjente, duke bërë arrestimin në flagrancë të tij. Duhet ta kisha marrë me humor këtë kërkesë, po duke qenë se zonja përfaqëson Avokaten e Shtetit, me thënë të drejtën jam tepër i trishtuar se deri ku ka degraduar shteti shqiptar. Kjo përpjekje e saj si një përpjekje për të poshtëruar Komisionin dhe si një shenjë e qartë frike për të mos deponuar dhe për të mos u përballur me faktet.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “REPLIKAT/ Letra e Hickës për policinë: Arrestoni Spahon, më do në komision ‘përdhunisht’. Deputetët e PD: Ia paska qejfi”

  1. Zigur Qarri says:

    Po moj “Zonje” po,por nuk sqarove,perse u largove pa dhene pergjigje komisionit hetimor per
    çeshtjen CEZ?Pretendimi yt,se kishe konflikt interesi me antaret e komsionit hetimor,rezulton
    jo i vertete.Eshte fatkeqsi kombetare,qe njerez te papergjegjshem si ty,jan ne pozicione ku je
    edhe ti.Besnik Shtetit te se drejtes dhe jo militantizmit partiak,qe ka degjeneruar Shtetin dhe
    kombin.E lagu se lagu,me the te thash,e ngrite tymnajen,ja arrite qellimit qe te dalesh nga thelbi
    problemit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *