Ironia: Fatmir Mediu bën thirrje të dalim në 18 shkurt, që të mbrojmë jetën që na rrezikohet nga Rama

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij në rrjetet sociale që t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit në Tiranë.

Mediu shprehet se lirinë, jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti, ndaj dhe nuk duhet t’i lëmë peng të Ramës.

“Lirinë, jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti, s’do t’i lëmë peng të Ramës. 18 shkurti është dita juaj. A ia vlen të luftojmë për liritë dhe të drejtat tona?

A ia vlen të luftojmë për familjet dhe vendin tonë? Prandaj do të jemi së bashku për të treguar se ia vlen edhe njëherë së bashku me bindje.

Lirinë, jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti e s’i lëmë peng të këtij pushteti të pazarit dhe antiligjit, korrupsionit dhe varfërisë, krimit dhe shkatërrimit. S’i lëmë peng të Ramës.

Ne duhet të luftojmë kundër banditëve që sillen si shteti dhe shtetit që sillet si bandë. Duhet të luftojmë për ta bërë Shqipërinë të madhe dhe të begatë. Për ta bërë Shqipërinë europiane siç e bëmë vend anëtar të NATO-s”, deklaroi Mediu.

Është ironike kur bën thirrje për mbrojtjen e jetës, njeriu që kur ishte ministër Mbrojtje, iu vranë 27 persona si pasojë e një biznesi korruptiv, ku ai ishte i përfshirë vetë, bashkë me Shkëlzen Berishën.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...