Ironia: Fatmir Mediu bën thirrje të dalim në 18 shkurt, që të mbrojmë jetën që na rrezikohet nga Rama

14 Shkurt 2017, 17:18Politika TEMA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij në rrjetet sociale që t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit në Tiranë.

Mediu shprehet se lirinë, jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti, ndaj dhe nuk duhet t’i lëmë peng të Ramës.

“Lirinë, jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti, s’do t’i lëmë peng të Ramës. 18 shkurti është dita juaj. A ia vlen të luftojmë për liritë dhe të drejtat tona?

A ia vlen të luftojmë për familjet dhe vendin tonë? Prandaj do të jemi së bashku për të treguar se ia vlen edhe njëherë së bashku me bindje.

Lirinë, jetën dhe të ardhmen na i ka falur Zoti e s’i lëmë peng të këtij pushteti të pazarit dhe antiligjit, korrupsionit dhe varfërisë, krimit dhe shkatërrimit. S’i lëmë peng të Ramës.

Ne duhet të luftojmë kundër banditëve që sillen si shteti dhe shtetit që sillet si bandë. Duhet të luftojmë për ta bërë Shqipërinë të madhe dhe të begatë. Për ta bërë Shqipërinë europiane siç e bëmë vend anëtar të NATO-s”, deklaroi Mediu.

Është ironike kur bën thirrje për mbrojtjen e jetës, njeriu që kur ishte ministër Mbrojtje, iu vranë 27 persona si pasojë e një biznesi korruptiv, ku ai ishte i përfshirë vetë, bashkë me Shkëlzen Berishën.

15 komente në “Ironia: Fatmir Mediu bën thirrje të dalim në 18 shkurt, që të mbrojmë jetën që na rrezikohet nga Rama”

  1. perkthyesi says:

    Jane perpjekje per te shpetuar nga drejtesia! Ky qeveritar i cuditshem dhe kryetar partie apo komandant pa ushtare, duhej te ishte brenda qelise me kohe, por Sali Beu dhe palodrejtesia e shpetuan. Tani, te shohim, a do te gjeje me strehe, apo do akomodohet pas hekurave……

  2. Shko ore hajdut, kriminel,,, edhe pak prit sa te revokohet viza per ne Amerike, do shohesh o sy Gerdec….Burgu te pret, prandaj doni te merrni neper kembe ate popull. Dilni te marrim ne Pushtetin pereseri thoni. Po ti je per burg ore surrat Gerdec…

  3. hasan says:

    Si ka mundesi qe kriminele te tille, si Mediu, i cili eshte pergjegjes direkt per Gerdecin ku mbeten te vrare 26 persona, ben thirrje popullit shqiptar per tu mbrojtur nga Rama? A kane cipe apo fytyre keta njerez? Plehra.

  4. alo says:

    ububu foli Fatmir Gërdeci…

    1. pilo lala says:

      Me perpjekje te medhaja, Mediu ka arritur te siguroje nje jete te mire per vete, dhe per te dashuren e tij, Eli Fara.

  5. Kujtimi says:

    Ketyre plerave kur nuk ju yn asnj gjemp ne kembe per krimet qe kan bere. Llalla nuk i shikon keta te opozites le te bejne cfar te duan le te thon cfar te duan Llalla shukon nonje nga mazhoranca ta gjuaj per politik

  6. Tema says:

    Asnje s’mbeshtet protestat. Vendi rrezikon te dale jashte kontrollit nga 60 persona te PD-se qe duan kariere ne menyre teroriste.

  7. Medihixha says:

    Pse ka akoma parti republikane ? Ky qelbesira qe kundermon fryme e qelbur nje ore larg duhej te ishte qush me 1998 ne burg . Si mund te kete parti republikane kur per pronat vetem ky plehra ai kalbaroqi sabriu qe edhe i vdekur ka zaptuar pronen publike dhe disa anetare te ish kryesise se te ashtuquajtures parti republikane kane perlare pronat nderkohe qe pronaret e vertete enden rrugeve. Si mund te kete familje te shendoshe qe pretendon ky plehra kur ky eshte imoral qysh ne qelize ? Si mund te kete atdhe kur ky qelbesira per pushtet dhe leke eshte ulur ne preherin e antishqiptarit me te madh sali serbit ? Si mund te kete ende politikane si ky qe bejne thirrje per revolucion kur ky ndyresire me kohe duhej te ishte ne burg

  8. E verteta says:

    Po ka te drejt ky maskara kur thote se nga Rama u rrezikohet jeta. Pa tjeter ky dallkauk ne rolin e ministrit te mbrojtjes vrau 26 civile te pafajshem ne Gerdec dhe llagosi 300 te tjere si dhe rrafshoi prona e biznese dhe Rama me reformen ne drejtesi pergatit ndeshkimin e tyre.

  9. DANIEL says:

    TE RREZIKOHET JETA APO PASURIA E VENDOSUR ME “DJERSE” ,O ZOTI MEDIU !!!!!!!????????????

  10. Rrok cubi says:

    Ndonje pergjigje per vendimin e gjykates administrative te apelit per ceshtjen e gerdecit a ke,se per te tjerat mendon qeveria dhe ligji per ty dhe shoket tu ,vetem mos u merzit,se dardha e ka bishtin mbrapa, thote populli.Nuk po zgjatem me,se eshte e neveritshme te merresh me shokun tend,po nuk do te kursejne te tjeret,se je person me shume pa personalitet,kjo eshte fatkeqesia e ketij populli,qe ne emer te tijflet shoku jot.

  11. Bardhi Tolabi says:

    “Lirine,jeten dhe te ardhmen,na i ka marre Mediu,nuk duhet t’i leme peng te drejtesise,Berishisto-Lulushiste”.
    Kjo duhet t ejete parrulla e te gjithe banoreve te Gerdecit dhe te fshatrave te tjere te vrare,sakatuar e shkateruar shtepite e tyre prej Fatmir Mediut…

  12. Emigranti says:

    HaHAhahahaha na gajase opingat o derdimen Mediu ,he hik para gjykstes ate bej kylysh bushtre,pale ju ben thirje te te shpetojne nga burgu ,aty te shkosh ,terhiqe kemben zvarre ,merr me vete saliun lulin dhe kush e ka hak.

  13. Fatosi-kosove says:

    Gropa e WC-s dihet çfar mbane,dhe mediu kur del para mediave nga kopeja PD dihet se çfar mban ne goje por edhe çfar nxjerr,VETINGU medi vetingu,besoj shum se nje dite do te marrim vesh se perfundoi edhe aktiviteti yt kriminal dhe i shokeve tu te SHQUP-it si ajo banda qe sot u terheq zvarr ne Vore,vetem se akoma se morem vesh a ishte edhe kryetari i Vores me ta,se edhe ai eshte si ti medi.

  14. Polici pa fuqi says:

    Cfare sy e surrat ka ky njeri qe ben thirrje te tilla/Minimumi te mbyll gojen i kerkohet
    se per te denuar nuk e denon njeri ate me dhe pa vetiong, sepse ai i ka marre masat qe heret
    se bashku me zotin e tij Sali. Ne aparatin e drejtesise(drejtesi i thencin) ai ka kudo njerez te tij,perfshi
    Celibashet,Comot e ku dreq tjeter di une, Vetingu mua me duket nje enderr me sy hapur per popullin,
    Drejtesia per kete Mediun e seren e tij do te jete mesa shihet vetem gjykimi i Perendise,por
    deri atehere do te rrjedhin shume ujera. Mallkuar qofte ky familjarisht,Berisha dhe gjithe kupola e tyre e djeshme dhe e sotme,
    I zente haka e popullit ata,por edhe nje pjese e ketyre te sotmeve qe vjedhin e i vene mina te tjera ketij
    vendi qe eshte ne zgrip te mbijeteses, Gjakhelmuaret e vatanit tone,ju marrte zoti se popullin se pyet kush,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje