Mediat ruse: Shqipëria do të padisë Serbinë për gjenocid për llogari të Kosovës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kriminelët serbë të cilët kanë kryer krime lufte dhe vrasje masive ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë nuk mund të hetohen nëse nuk ka një kërkesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Por Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për shkak se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kosova nuk mund të bëjë asgjë, edhe pse Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër arreste për 57 serbë që dyshohet se kanë kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Gjakovë, Reçak, Drenicë.

Sipas portalit rus “Sputnik”, meqë Kosova nuk mund të ngrejë padi kundër Serbisë,po shqyrtohet mundësia që këtë ta bëjë Shqipëria në emër të Kosovës.

Në artikull shkruhet se fletëarrestet për këta serbë, janë pjesë e një plani më të gjerë të Hashim Thaçit, i cili nuk ka hequr dorë nga ideja që Serbia duhet paditur për gjenocid në Kosovë.

Vizita e fundit e diplomatit William Walker, ish kreu i Misionit të Verifikimit në Kosovë, nuk ishte aspak vizitë e rastësishme.

Ai ka dëshmuar në lidhje me vrasjen masive të civilëve shqiptarë nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjen e qytetarëve serbë të Kosovës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mediat ruse: Shqipëria do të padisë Serbinë për gjenocid për llogari të Kosovës”

  1. Albani says:

    Dhe nuke kemi bere akoma?
    Cfare presim,apo kur te na vrasin per se treti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *