Moby: Donald Trump shantazhohet nga Rusia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

DJ dhe muzikanti i famshëm Moby është vënë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo me muzikën e tij.

Ai postoi në faqen e vet zyrtare në Facebook një status të gjatë, ku pretendon se ka informacione nga “brenda Uashingtonit” që e bindin se Donald Trump po shantazhohet nga Rusia dhe se pikërisht për këtë fat u dorëhoq edhe Michael Flynn.

Autori i albumit “Play” thotë se ka kaluar një fundjavë me miq që punojnë në Uashington, por pa sqaruar nëse bëhet fjalë për miq nga brenda administratës Trump apo jashtë saj.

Postimi i Moby-t që po shpërndahet me shpejtësi.

Pas fundjavës mund të them me bindje këto gjëra;

1 – e para, dosja ruse kundër Trump ekziston, është 100 përqind reale dhe ai po shantazhohet nga qeveria ruse.

2 – Së dyti, administrata Trump është në përplasje me qeverinë ruse dhe këtë e ka bërë që nga dita e para.

3 – Së treti, administratës Trump i duhet një luftë për të shmangur vëmendjen dhe me gjasa kjo luftë do të jetë me Iranin, ndaj po zhvendosen luftëanijet në Gjirin Persik.

4 – Ka plane brenda konservatorëve për të hequr qafe Donald Trump, ta shkarkojnë atë.

5 –  Agjencitë e inteligjencës në mbarë botën, por edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, janë të tmerruara nga paaftësia e administratës së Donald Trump dhe po punojnë për të grumbulluar informacione që do të çonin në shkarkime në poste të lartë, përfshirë këtu edhe të vetë Donald Trump.

I shkruaj këto gjëra që të ketë një rekord publik kur këto të ndodhin. Këto tregojnë se në ç’kohëra tmerruese po jetojmë me një president të paaftë, që kontrollohet nga një fuqi e huaj –  mbyll postimin e vet muzikanti.

Për këtë status, muzikanti dhe DJ i famshëm pati edhe kritika në rrjetet sociale, por ai u qëndroi këtyre deklaratave duke i postuar më pas edhe në blogun e vet personal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Moby: Donald Trump shantazhohet nga Rusia”

  1. daku says:

    Tra la la laaaaaa,veje ate cd byth shyqyr ne pazar te ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *