Në Korçë rrafshojnë varret e betonit të njerëzve e patriotëve dhe u merret hekuri për skrap

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në fshatin Mborje të Korçës, ku persona të paidentifikuar kanë rrafshuar dhjetëra varre të vjetra për t’u marrë hekurin që shitet për skrap.

Keqbërësit, të cilët kërkojnë metale, kanë dhunuar varret e vjetra që janë me beton, duke i shkatërruar dhe marrë të gjithë shifrat e hekurit në to.

Sipas të dhënave nga banorët e fshatit, janë 25 varre të vjetra të dhunuara nga autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët kanë përfituar nga fakti se ato ndodhen në dalje të fshatit dhe larg syrit të njerëzve.

Dëmtimi masiv ka sjellë edhe reagimin ndaj këtij akti të paprecedentë, i cili ka alarmuar banorët.

Ngjarja e rëndë është zbuluar nga disa banorë, që, pasi kanë parë dëmin, kanë sinjalizuar kryeplakun e fshatit. Sipas tyre, mungesa e rojës ka favorizuar autorët, të cilët kanë punuar me qetësi për prishjen e të gjitha varreve me konstrukt betoni.

Pas inspektimit të vendngjarjes, dyshohet se autorët që mund të jenë banorë të zonës, kanë thyer një nga një varret dhe më pas hekurin e kanë transportuar me mjet. Edhe pse nuk konfirmohet sasia e hekurit që ata mund të kenë përvetësuar, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për dhjetëra kilogramë. Kryeplaku i fshatit Mborje, i cili e ka denoncuar në polici ngjarjen, apelon për gjetjen e personave përgjegjës.

Arben Venxha tregon se është skandalizuar nga kjo ngjarje, por ai nuk ka asnjë emër konkret si të dyshuar rreth personave përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

“Janë varret e gjyshërve tanë, familjarëve, si dhe dy varret e patriotëve Haki Mborja dhe Refat Mara, të cilët kanë punuar si mjek dhe ndihmës, duke u shërbyer çetave të Themistokli Gërmenjit”, u shpreh kryeplaku i fshatit.

Edhe banorët e tjerë janë mjaft të revoltuar nga kjo ngjarje, që, sipas tyre, askush nuk e ka menduar se mund të ndodhte.

“Kush mund ta mendonte se do të arrinin deri në këtë pikë sa të dhunonin varret. Është më se e dukshme që i kanë shkatërruar për t’u marrë hekurin, pasi asnjë varr që është mermer nuk është i prishur. Janë shkatërruar vetëm varret që janë shumë të vjetra dhe kanë qenë me beton”, u shpreh njëri prej banorëve të fshatit. Gazeta Panorama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Në Korçë rrafshojnë varret e betonit të njerëzve e patriotëve dhe u merret hekuri për skrap”

  1. Edhe ti says:

    E mo njerez ,ka akoma njeri ne mendje te vritet per kete vend ?p.sh ferrat e idrizit ne cameri ?shikoni si perfunduan keta ,as hekurat nuk u lane prisni kur ta sheshojne dhe te bejne ndonje resort per turistet per te pare bukurite e mborjes .yyyyyyyttttt shkerdhate vend ,as te vdekurit nuk i lene rehat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *