Champions League: Zbulohet plani i UEFA-s, pjesa e mbetur e Champions në Lisbonë

7 Qershor 2020, 14:23Sport TEMA

Champions League, pjesa e mbetur e sezonit 2019-2020, do të zhvillohet në Lisbonë. Kjo është zgjedhja që ka menduar UEFA, vendim i cili do të bëhet zyrtar gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv më 17 qershor.

Sipas “Bild”, kryeqyteti portugez ka marrë më shumë kuota duke lënë pas Frankfurtin dhe Moskën, dy qytete të tjera që dolën vullnetar për të mirëpritur këtë kompeticion pas refuzimit që i bëri Stambolli, qytet që ishte përzgjedhur fillimisht për të zhvilluar finalen e madhe.

Ideja e UEFA-s është të nisin fillimisht me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 ku duhen ende të luhen Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid, Bayern-Chelsea e Juve-Lione, më pas faza çerekfinale dhe gjysmëfinale do të zhvillohet e gjitha në Lisbonë.

Në këtë vendim të UEFA-s kanë ndikuar disa faktorë. Lisbona ka në përbërje disa stadiume, nuk ka asnjë ekip portugez që luan në këtë fazë të Champions, praktikisht pjesa e mbetur e këtij edicioni do të luhet në fushë asnjanëse. Një tjetër faktor shumë përcaktues është fakti që në Portugali pandemia që ka sjell coronavirus është nën kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje