“Pazari” i Donlad Trump me Vladimir Putin: Një ide e tmerrshme!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

The Economist

George W. Bush pa sytë e Vladimir Putinit dhe mendoi se pa shpirtin e tij. E kishte gabim. Barack Obama tentoi të “rivendoste” marrëdhëniet me Rusinë, por deri në fund të mandatit të tij, Rusia e aneksoi Krimenë, zgjoi konfliktin në Ukrainë dhe plotësoi vakumin e pushtetit që Obama kishte lënë në Siri. Donald Trump duket se shkon më tej për të krijuar një shtrirje krejtësisht strategjike me Rusinë.

A do të ketë ai sukses, apo do të jetë ai presidenti i tretë amerikan që Z. Putin do t’ia hedhë?

Detajet e rindërtimit të marrëdhëmieve nga ana e Z. Trump janë ende të paqarta dhe të ndryshueshme. Kjo është e pjesshme për shkak të mosmarrëveshjeve të tij në qarqet e brendshme.  Madje dhe Ambasadori i tij në Kombet e Bashkuara ofroi “dënim të qartë dhe të forte” të “veprimeve agresive të Rusisë” në Ukrainë, dashuria vëllazërore e Presidentit me Z. Putin digjet në vetvete. Kur një intervistues në televizionin Fox News tha këtë javë se Z. Putin është “një vrasës”, Trump ia ktheu: “Ka shumë vrasës.  Çfarë, ti mendon se vendi ynë është aq i pafajshëm?

Për një President amerikan është e pashëmbullt të thotë se vendi i tij është vrastar si Rusia.  Për Z. Trump është një llogaritje e gabuar të mendojë se Z. Putin ka shumë për t’i ofruar Amerikës, jo vetëm për fuqinë dhe interesin e Rusisë, por edhe për vlerën që mund të ketë Amerika për të hequr dorë.

“Arti i marrëveshjes” takon “Carin e vjedhjes” 

Amerika do të punojë me Z. Putin për të shkatërruar “terrorin radikal islamik”, në veçanti Shtetin Islamik (ISIS). Në të njëjtën kohë mund të bie dakord të braktisë bashkëpunimin e saj me Iranin,  një armik të vjetër të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe një kërcënim për aleatët e saj duke përfshirë Bahreinin dhe Arabinë Saudite. Në Evropë, Rusia do të ndalë nxitjen e konfliktit në Ukrainë, të pranojë të mos ngacmojë anëtarët e NATO-s në pragun e saj dhe mundësisht të hyjë në bisedime për kontrollin e armëve bërthamore.

Në afatgjatë, lidhjet më të ngushta me Rusinë mund të ndihmojnë për të frenuar ekspansionin kinez.

Stephen Bannon, këshilltarin e besuar të Z. Trump, tha vitin e shkuar se ai “nuk kishte dyshime” se “ne do të kemi luftë për ishujt në Detin e Kinës Jugore në 5 deri në 10 vjet”.   Nëse do të jetë kështu, Amerika do të ketë nevojë për aleatë dhe Rusia është një fuqi bërthamore me një kufi me Kinën prej  4.200km.

Sulmet kibernetike ruse mund të kenë ndihmuar Z. Trump në sondazhe, por kjo nuk do të thotë se ai mund të ketë besim te Z. Putin. Interesat e Kremlinit dhe ato të Amerikës janë katërcipërisht të ndryshme.

Në Siri për shembull, Z. Putin bën një zhurmë të madhe për luftën kundër terroristëve të ISIS, por ai nuk ka bërë përpjekje për ta luftuar vërtet.  “Çmimi i tij”  për të punuar me Amerikën mund të jetë sigurimi i një prezence të përhershme ushtarake në Lindjen e Mesme duke përkrahur  Bashar al-Assad, regjimi i të cilit këtë javë kishte varur mijëra sirianë me gjykime 2-3 minutëshe. Asnjë nga këto nuk është gjë e mirë për Sirinë.  Edhe nëse Z. Putin dhe Z. Trump kanë një qëllim të përbashkët (që nuk e kanë) dhe nëse amerikanët nuk do ta kishin problem të bëheshin bashkëpunëtorë në mizoritë e Rusitë (që do ta kishin), forcat amerikane dhe ruse nuk mund të luftojnë lehtësisht krah për krah njëri-tjetrit. Sistemet e tyre nuk funksionojnë së bashku. Që ata të vepronin kështu, duhet të ndanin sekretet ushtarake, të cilat Pentagoni shpenzon shumë për t’i mbrojtur. Nga ana tjetër, avionët rusë nuk i bashkohen koalicionit perëndimor për sulme ajrore ndaj ISIS. Mund të ndodhë me trupat tokësorë, por Z. Putin nuk e ndan këtë ide.

Ideja se Rusia mund të jetë një aleat i mirë kundër Kinës  është edhe më pak realist. Rusia është edhe më e dobët se Kina, me një ekonomi dhe popullsi në rënie dhe një ushtri më të vogël. Z. Putin nuk ka as fuqinë dhe as prirjen të konfliktohet me Pekinin.Rusia nuk do të përballet me Iranin.  Trupat e vendit janë plotësuese të fuqisë ajrore të Rusisë. Irani ëshë një treg premtues për eksportet ruse dhe mbi të gjitha të dyja vendet janë fqinjë të cilët shfaqin çdo shenjë bashkëpunimi për menaxhimin e Lindjes së Mesme dhe jo të luftës në të.

Nga ana tjetër, ai e vlerëson tregtinë me Kinën, i frikësohet mundësisë së saj ushtarake dhe ka shumë të përbashkëta me liderin e saj,  të paktën në tendencën e tij për të detyruar fqinjët e tij dhe për të refuzuar leksionet perëndimore mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Edhe nëse do të ishte veprim i  mençur nga Amerika  të përshkallëzonte ballafaqimin me Kinën, (i cili nuk është), Z. Putin nuk do të ndihmonte aspak.

Risku më i madh i llogaritjeve të gabuara të Z. Trump është në Evropë. Këtu lista e dëshirave të Z. Putin ka tri klasifikime:  gjërat, të cilat ai nuk do t’i ketë derisa të sillet më mirë, si  heqja e sanksioneve perëndimore; gjërat të cilat ai nuk do t’i marrë në çfarëdolloj rrethane, si njohja e konfiskimit të tij të territorit ukrainas; dhe gjërat të cilat do të përcaktonin rendin botëror të bazuar në rregulla, si mbyllja e njërit sy nga ana e Amerikës për dobësimin e NATO-s.

Z. Putin do t’i pëlqente nëse Z. Trump do t’i jepte një dorë më të lirë me fqinjët e tij, p.sh. duke hequr mbrojtjen antiraketë të Amerikës në Evropë dhe duke frenuar zgjerimin e NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi, këtë vit.

Z. Trump mesa duket nuk e ka kuptuar çfarë “koncesioni gjigand” do të ishte.  Ai jep sinjale të përzjera rreth vlerave të NATO-s, duke e quajtur atë muajin e fundit “të vjetëruar”, por duke u betur se do ta mbështesë këtë javë.  Disa nga këshilltarët e tij nuk duket të shqetësohen nëse Bashkimi Evropian rrëzohet. Njësoj si Z. Putin, ata përqafojnë liderët si Marine Le Pen, e cila nuk do të donte asgjë më tepër. Z. Bannon, i cili ka pohuar se Rusia është kleptokraci, e sheh Z. Putin si pjesë të një revolte globale nga nacionalistë dhe tradicionalistë kundër elitës liberale dhe një aleati natyral për Z. Trump.

“Loloja” e një agjenti të KGB-së

Kërkesa për një ujdi të madhe me Z. Trump është zhgënjyese. Sado negociator i mirë mund të jetë Z. Trump, nuk do të ketë marrëveshje të mira. Ekziston rreziku që ai nuk do ta fitojë këtë lojë të rrezikshme dhe destabilizuese me Z. Putin.

Më mirë sesa kjo ujdi me të, do të vlenin disa çështje shumë më të vogla për të përmirësuar marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë. Ku mund të përfshihen kontrolli i armëve dhe ndalimi i përplasjes së forcave amerikane me ato ruse.

Republikanët e Kongresit dhe këshilltarët e tij si sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes, duhet të përpiqen ta bindin Z. Trump. E kundërta, do të ishte diçka katastrofale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *