Përgatitjet prag Tirana, Partizani i plotë në stërvitje

14 Shkurt 2017, 17:55Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës në kuadër të ballafaqimit per derbin ndaj skuadres se Tiranës.

Traineri i 15-here kampioneve te vendit Sulejman Starova dhe stafi teknik, kane punuar me grupin e plotë të lojtarëve, seancë e cila është mbajtur në orën 14:00 në kompleksin sportiv ” Internacional Tirana” në Pezë.

Normalisht me ekipin është stërvitur edhe mbrojtësi i krahur Renaldo Kalari.

Seanca e sotme ka rezultuar e karakterit taktik teksa është luajtur edhe një mini ndeshje brenda grupit.

Përgatitjet do të vijojnë nesër ku në program do të jenë dy seanca paradite dhe pasdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje