Presidenti i ri? Ministri Çuçi: Kandidaturat e mundshme dhe ato që përjashtohen kategorikisht…

Ndërsa pritet që parlamenti të zgjedhë në harkun kohor 28 mars deri më 2 maj në pesë raunde presidentin e ri, mazhoranca kanë nisur të hedhë në mendje dhe në letër se cilët mund të jenë kandidatura për të qenë presidenti i radhës.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, duke treguar siguri, deklaroi se nuk ka asnjë shans që kandidati të jetë një emër i dalë nga Partia Demokratike.

“Nuk mund të them ende se cilët do jenë kandidatët, por jam i sigurtë se vetëm nga PD nuk mund ta dalë presidenti që do të zgjidhet së shpejti”, duke shuar zerat e një kompromisi me kundërshtarët politikë.

Çuçi i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, për të bërë analizën e punës 4­vjeçare të punës së tij, shtoi më tej se PS nuk mund të lejojë që ky president të zgjidhet si figurë e dalë nga PD, duke i shtuar kësaj edhe faktin se këtë shans nuk e ka as presidenti aktual Bujar Nishani për të marrë një mandat të dytë.

“Kurrsesi Nishani nuk mund të jetë president në një mandat të dytë”, tha Çuçi. Deri tani emrat e hedhur si kandidatë të mundshëm për president të republikës janë Ilir Meta, Mimi Kodheli dhe Valentina Leskaj. Por asnjë prej tyre nuk mund të quhet si kandidaturë zyrtare.

Në historinë e shtetit shqiptar, nga Ahmet Zogu te Bujar Nishani janë 9 presidentë. Ndërkohë që pas rrëzimit të sistemit komunist e deri më sot, nga 6 të zgjedhur, 4 prej tyre kanë ardhur si kandidatura nga e djathta (Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani) dhe vetëm 2 janë presidentë kanë qenë kandidatura të së majtës (Ramiz Alia, Rexhep Meidani).

Ndërkohë, presidenti i 10­-të që pritet të zgjidhet, ka shumë gjasa të jetë një figurë e dalë nga e majta.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *