Reagimi i deputetit të PS-së, Gaçi: Jam i befasuar, kurrë asgjë të paligjshme

14 Shkurt 2017, 16:02Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi reagoi pas lajmit që Prokuroria e Përgjithshme po kryen verifikime rreth tij me pretendimin se mund të jetë subjekt i ligjit të “Dekriminalizimit”.

Ai shprehet se kurrë nuk ka bërë asgjë të paligjshme dhe pasi prokuroria të bëjë punën, e vërteta do të triumfojë.

Deklarata

Pershendetje te gjitheve,

Sot u njoha me nje lajm qe prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputete e kryebashkiake te tjere me pretendimin se mund te ishim subjekte te ligjit te dekriminalizimit.

U surprizova shume qe emri im ndodhet ne ate liste pasi ne jeten time nuk kam bere kurre asgje te paligjshme dhe aq me pak ndonje nga veprat e ligjit. Asnjehere ne jeten time nuk jam ndaluar, asnjehere arrestuar, dhe asnjehere gjobitur a denuar per asgje as ketu, dhe ne asnje vend ne Europes a me gjere. Sikur te kishin pasur qofte edhe dyshimin me te vogel, nuk me kishin lejuar te hyja e te dilja me dhjetera here neper vizita zyrtare ne senatin italian, bashkite e shumta ne Itali etj.

Prokuroria te beje punen, e verteta do triumfoje. Por ndihem i detyruar t’u shpjegohem persa me siper me falenderimet me te sinqerta per mbeshtetjen tuaj derisa ky keqkuptim te zgjidhet.

2 komente në “Reagimi i deputetit të PS-së, Gaçi: Jam i befasuar, kurrë asgjë të paligjshme”

  1. Endri says:

    MOS E KE NGREN NGAQE KE NDARE GRUAN DHE MORE ATE BURRIN QE DUKET SI GRUA.

  2. Aureli says:

    Shiko mos ke futur ndonje gje ne xhep e ke harruar o trim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje