Tahiri nga Elbasani bën thirrje: Dorëzoni armët, nuk i duhen njeriu!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm ndoqi nga afër dorëzimin vullnetar të armëve në Papër të Elbasanit.

Në këtë njësi qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht fushatës ‘Shqipëria pa armë’. Ministri Tahiri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dorëzojnë armët, pasi ato sjellin keq dhe nuk i duhen njeriu.

”Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë”, tha ministri Tahiri

Një apel e kishte edhe një 50-vjeçar nga zona.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë popullit, jo vetëm të qarkut të Elbasani, por të gjithë popullit shqiptar që të bahkohen me këtë nisëm dhe t’i bahskojnë armët vullnetarisht”, tha ai.

Tahiri shtoi se shembulli i zotërinjve që dorëzuan armët, duhet t’ju vlejë të gjithëve.

“Edhe nga këtu t’i japim një mesazh të gjithë shqiptarëve, armët sjellin vetëm keq, nuk i duhen njeriu, mbi të gjitha për ata të rinj që janë aty prapa. Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinjë, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj, t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tahiri nga Elbasani bën thirrje: Dorëzoni armët, nuk i duhen njeriu!”

  1. Agron says:

    Me serbin ne shpine eshte me mire qe cdo qytetar/fshatar i Shqiperise dhe Kosoves te kete nje apo dhe 2 arme ne shtepi por te rregjistruara rregullisht nga shteti! Ne rast rreziku vertet mendojne keto ”shtetare” qe mund te shperndajne arme dhe mobilizojne shtatasit ! Paramilitaret serbe jane tek dera !!! Ndiqni shembullin e Izraelit !
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *