“Tirana dashuron”, Veliaj fton qytetarët të vendosin drynin te stoli prej zemre

14 Shkurt 2017, 10:42Sociale TEMA

Një gjetje mjaft unikale ka menduar Bashkia e Tiranës për ta bërë edhe më të veçantë ditën e të dashuruarve. Nëse dëshironi që të lini një  kujtim të bukur në këtë Shën Valentin,  të gjithë të dashuruarit do të kenë një mundësi për ta bërë të pandarë dashurinë e tyre ku në mënyrë simbolike mund të vendosin një dryn në instilacionin e vendosur në Parkun Rinia.

Përmes një postimi në Facebook, Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar të gjithë të dashuruarit që të vendosin një dryn në stolin prej zemre dhe të dërgojnë fotot më të mira.

“Sa ditë e bukur! Gjeje ku është, lër një dryn simbolik te stoli prej zemre dhe na ço foton më të mirë me të dashurin e zemrës #TiranaLoves “, shkruan Veliaj.

Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka menduar që të organizojë “Tirana Loves…”, ku mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore, do të mund të ndiqen nga të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, në 14 nga baret më të njohura të Tiranës.

2 komente në ““Tirana dashuron”, Veliaj fton qytetarët të vendosin drynin te stoli prej zemre”

  1. jon says:

    bravo!….no coment!

  2. lili says:

    kopje e dryve ne Pariz e neper bote….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje