VIDEO/ Militanti i PD-së që kundërshtoi Bashën në Kavajë, u dhunua nga kreu i PD-së së këtij qyteti. Shikoni si e rrahin publikisht

Dje Lulzim Basha në kuadër të protestës së 18 shkurtit ka shkuar në Kavajë për të kërkuar mbështetje. Siç e pamë, mbështetja ishte qesharake. Një grusht militantësh ku njëri ndër ta s’ja përtoi t’i thoshte dhe që në Kavajë Roshi ka punuar.

Mirëpo kjo i kishtoi shtrenjtë ish- themeluesit të PD, Bashkim Gjoni i cili u dhunua nga kryetari i PD Kavajë sot, Isa Sakja.

Siç shihet në kronikën e TCH, një ndër agresorët që godet me grushta Gjonin, është Isa Sakja, kryetari i PD në Kavajë.

Mesa duket sindroma e komunizmit është në PD e pandryshuar. Kush del kundër kryetarit, sulmohet me të gjitha mjetet.

Ndërkohë pak dite më parë dhuna ishte kryefjalë e PD edhe në Durrës.

Basha në Kavajë by revistaime

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...