18 shkurti, Basha: PD projekt për mbrojtjen e gruas dhe kundër lypjes. Doris Pack: Droga më mori vajzën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha ka organizuar një takim në qendër të së cilës ka qenë figura e gruas.

Kryedemokrati ka deklaruar se nënat dhe fëmijët në Shqipëri janë të pambrojtur nga shteti dhe kjo është një arsye shumë e fortë sipas tij për t’iu bashkuar protestës së PD ditën e shtunë.

“Si baba i dy vajzave e kuptoj ankthin e përditshëm të nënave shqiptare. Pasiguria i shtohet pamundësisë. Pasiguria ndaj shtetit i cili në vend t’i mbrojë, po i godet qytetarët me forcë dhe arrogancë.

Çelësi i përparimit për Shqipërinë është lufta ndaj të keqes dhe shpërblimi i meritokracisë dhe vlerave. Vlerave me të cilat na keni rritur ju nëna shqiptare”, tha kreu i PD.

Të pranishme në këtë takim ishin dhe presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas në Shqipëri, Albana

Vokshi. Kjo e fundit u ka bërë thirrje të gjithë nënave që të bashkohen një lëvizje të vetme për mbrojtjen e të drejtave të grave e çdo qytetari, që sipas saj kjo qeveri i ka braktisur.

“200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre. Shkak kryesor është papunësia dhe mungesa e shpresës në vendin e tyre, ndaj ne duhet të jemi bashkë në një lëvizje për mbrojtjen e të drejtave përkundrejt kësaj qeverie arrogante” – tha Vokshi.

Teksa po flitej për kanabisin në Shqipëri, presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack ka rrëfyer një ngjarje shumë tronditëse. Ajo ka deklaruar se droga i ka marrë asaj gjënë më të shtrenjtë, vajzën e saj.

“Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj, ju lutem mundohuni t’i mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis”, u shpreh Pack.

Gjatë këtij takimi Basha ka deklaruar se partia e tij ka një program konkret që ofron mbështjetje për nënat dhe fëmijët në Shqipëri.

Sipas tij përmes mbështetjes financiare do të mundësojmë që edhe pas orarit mësimor, fëmijët të qëndrojnë në shkollë deri në orën 15:30 – 16:00 ku do të mund të ndjekin dhe kryejnë aktivitete kulturore sportive dhe artistike nën vëzhgimin e mësuesve dhe kjo gjë do të ndihmojë që fëmijët të mos dalin të lypin më në rrugë.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, konsultimi dhe parashikueshmëria e vendimmarrjes do të jenë rregulli i qeverisjes së re.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “18 shkurti, Basha: PD projekt për mbrojtjen e gruas dhe kundër lypjes. Doris Pack: Droga më mori vajzën”

  1. Kris says:

    Si mundet?! Ne cfare bote jetojne shqiptaret! Vrasesi i 4 njerezve ne 21 Janar! Cfare lloj Shqiperie eshte kjo?! Cfare lloj njerezish jane shqiptaret?! Kush eshte Lul Basha?! A do te marrin pergjigje ndonjehere keto pyetje?

    1. d.martin says:

      o lule del ponte po te kerkonte para ca ditesh u ka hap investigimi prap ke shpia burrelit

    2. Kujtimi says:

      Ky LLAPAQENI NUK di cfar te thot ky dhe shoket e tijjan me palacot e ketij vendi. Basha me shok po bejne cfar po munden per te ndaluar ose minuar Reformen ne drejtesi

    3. Kujtimi says:

      Ky LLAPAQENI NUK di cfar te thot ky dhe shoket e tijjan me palacot e ketij vendi. Basha me shok po bejne cfar po munden per te ndaluar ose minuar Reformen ne drejtesi. E KEQJA E KOMBIT

    4. Kujtimi says:

      Ky LLAPAQENI NUK di cfar te thot ky dhe shoket e tijjan me palacot e ketij vendi. Basha me shok po bejne cfar po munden per te ndaluar ose minuar Reformen ne drejtesi. E KEQJA E KOMBIT,,,,,,

  2. Ana says:

    O Doris Pack, fakti qe ke humbur vajzen nga droga tregon se cfare nene e papergjegjshme ke qene per te .Ti nuk je shembulli per familjet shqiptare, menyra se si e ke rritur ti vajzen nuk eshte menyra e rritjes se femijeve te nenave shqiptare, ndaj ti nuk je shembull per shoqerine shqiptare, edhe ne rastin kur je shembull i keq. Por ajo qe me habit me shume ne kete rastin qesharak te ardhjes tuaj ketu, eshte inocenca e pseudokryetarit te PD. Sa gjynah, gjithe ai fyell i gjate, jo vetem i paafte por edhe naiv deri ne kete pike…jooooo nuk i besova syve per kur lexova keto palacolleqe

  3. Aleko says:

    nese sali berisha eshte nene urdhrat e sherbimit te fsheht serb ahere basha si I emruar nga Berisha do jete kelyshi qe len berisha si pasardhes per drejtimin e PD per te siguruar dhe vazhdimin ne te arthmen te veprimtarise antikombetare per mbajtjn peng , sabotimin e progresit te shqiperise dhe mbare kombit shqipetare…thjesht nje kobure e fshehte serbe…Zoti e shpetofte shqiperine dhe kombin shqipetare nga keto mostra…

  4. Idi says:

    Po Arvizune e ftuat?
    Po nuk vjen ai, e kote do jete protesta.

  5. Dardan says:

    Si baba I dy vajzave I kupton nenat.
    Kurse ti Doris pack vajza te humbi se ke gjynahe.i je futur nje rruge me serbomadhet langaraqe.
    Po perpeliten maskarenjte si qente e terbuar e sjellin per mbrojtje te kriminelve te bandes berishiane.
    Vetem kaq nuk kuptoni nje njeri vjen me porosi serbo helene pasi ju sherbeu u fut ne organe drejtuese PD kriminele te asaj pjese.

  6. jon says:

    seriozisht! pse nuk i tregojme vendin ketij qelbesire? te ngrihemi per te zhdukur kriminelet berishjane! nje pyetje:perse nuk orgaanizojme nje proteste per denimin e krimineleve qe tallen me popullin?

  7. jon says:

    imagjinoni kete DORIS PACK! nuk ka edukuar vajzen e vet….e mesoj me drogen, cfare edukimi do me japesh mua ti zonje? ti ske rregullu familjen …do rregullosh europen…..fuck!

  8. Qytetaret says:

    O Doris, o tarallake ti ske dit me eduku gocen tate, e na paske ardh ktu ne Shqiperi me ju dhon men ketyre fyckave te PDse? ik mi shushke plake. Ah po e shofim, qeke katandis keq per pare, dole i xhiro knej me mush icik xhepin, ske faj o bo keq per lek o shtrengu rrypi, nuk i dilet vetem me pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *