Akuza e NY Times: Stafi i ngushtë i Trump-it, kontakte me inteligjencën ruse para zgjedhjeve

15 Shkurt 2017, 17:45Bota TEMA

Stafi i ngushtë gjatë fushatës elektorale për president i Donald Trump-it ka pasur kontakte të vazhdueshme me shërbimet sekrete ruse.

Kjo është akuza e bërë nga “New York Times”, që i referohet burimeve të inteligjencës.

Dy ditë më parë dha dorëheqjen këshilltari për sigurinë kombëtare i Trump-it, Michael Flynn, pasi u akuzua se kishte pasur kontakte me ambasadorin rus, përpara se të merrte detyrën.

Edhe pse nuk ka prova për këto kontakte, si drejtësia amerikane, ashtu edhe shërbimet e inteligjencës janë në gjendje alarmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje