Bashkia e Tiranës fiton një tjetër gjyq kundër PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës ka fituar një tjetër betejë ligjore ndaj Partisë Demokratike.

Pas fitimit të gjyqit për ndotjen e shkaktuar në protestën e PD-së të organizuar në 8 dhjetor 2015, e cila u kthye në partinë e parë në Shqipëri që dënohet me gjobë për ndotje të qytetit, burime nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë bëjnë me dije se Bashkia ka fituar edhe një çështje tjetër, e ngritur nga këshilltarët e djathtë.

Sot në këtë gjykatë u zhvillua procesi gjyqësor ndërmjet Grupit të Këshilltarëve të PD-së si dhe Bashkisë së Tiranës, këshilltarët e djathtë pretendonin se Kryetari i Bashkisë nuk u kthen përgjigje dhe nuk jepte informacion në mbledhjet e këshillit bashkiak.

Por, përkundër pretendimeve të këshilltarëve të djathtë, Gjykata Administrative në përfundim të hetimit gjyqësor vendosi për rrëzimin e padisë së grupit të këshilltarëve të PD-së si të pambështetur në prova dhe në ligj, duke vlerësuar se në fakt Bashkia e Tiranës e ka informuar PD lidhur me kërkesat e saj, si dhe ia ka vënë në dispozicion dokumentacionet e kërkuara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *