DETAJET: Kush e “tradhtoi” grupin e grabitësve në Rinas

Disa pakujdesi të punonjësit shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, Fation Xhyliu, i cili ishte edhe pjestar i grupit që kreu vjedhjen në Rinas, kanë bërë që gjithë banda që vodhi paratë e BKT të zbulohet.

Fillimisht u dyshua fakti se ai ishte sjellë në një mënyrë të çuditshme në grabitjen që kishte ndodhur më parë në atë zonë, në 3 dhjetor të vitit të shhkuar.

33 vjeçari që punonte si shoqërues i furgonit që transportonte paratë kishte kërkuar leje, pasi kishte marrë vesh lajmin se të nesërmen do të çoheshin para drejt aeroportit.

Fakti që atë ditë ai e kishte lënë të varur në kremastar uniformën e policit privat i kishte bërë të dyshonin fillimisht kolegët e tij.

Por dyshimi se ai e kishte ndërruar uniformën me një maskë grabitësi, do të lindte më pas.

Në rastin e dytë, atë të një jave më parë, Xhyliu u dyshua pasi qelizat e telefonit të tij celular u kapën në vendngjarje, raporton Lapsi.al.

Kjo qe pakujdesa që e detyroi policinë të bënte ndalimin e tij.

Për tre ditë me radhë ai nuk pranoi të rrëfehej se kish marrë pjesë në grabitje.

Por dëshmitë e celularit të tij qenë të forta.

Edhe tabulatet tregonin se ai kishte komunikuar me persona të tjerë të dyshuar.

Ai nuk kishte asnjë version se përse kishte komunikuar me ta.

Por nga ana tjetër, ai nuk kishte asnjë alibi se pse ndodhej atë ditë pranë Rinasit.

Kjo përballje me faktet kokëforta e bënë lushnjarin 33 vjeçar të dorëzohej.

Ai ndryshoi taktikë.

Nga mohues i gjithçkaje filloi të bëhej bashkëpunues, të nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë, duke u mbrojtur vetë se nuk kishte qenë aktiv në grabitje, se nuk kishte qëlluar me armë, por vetëm kishte bërë roje.

Vetëm dje ish- polici privat ka nisur të flasë në një dëshmi që është marrë nga ana e Prokurorisë.

Policia e Tiranës tha më në fund zyrtarisht se Fation Xhyliu ka qenë punonjës i shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, e cila shoqëronte rreth 3 milionë euro  që u grabitën më 3 dhjetor 2015.

Prej tij gojës së tij kanë dalë më pas edhe emrat e të akuzuarve të tjerë, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, të cilët dyshohn gjithashtu si grabitësit e furgonit.

Edhe pse aktualisht ishte i papunë, duke qenë se më parë kishte qenë polic privat, ai i dinte mirë lëvizjet e ish-kolegëve.

Fation Xhyliu, pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.

Madje, jo vetëm për rastin e grabitjes 9 shkurtit, por edhe në ngjarjen e mëparshme të ndodhur po në rrugën e Rinasit, më datë 3 dhjetor 2015.

Në atë kohë, Xhyliu ka qenë polic privat i shoqërisë “Rogat Security” dhe kishte pozicionin e shoqëruesit në blindin që transportonte paratë drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Një natë para se të ndodhte kjo grabitje, ai ka marrë vesh që do të bëhej shoqërimi i një vlere monetare në Rinas dhe ka marrë leje në kompani, duke u thënë se kishte disa probleme familjarë dhe donte ta bënte pushim.

Ndonëse në atë kohë nuk u provua në asnjë moment se Xhyliu kishte bërë pushim atë ditë pikërisht për të kryer grabitjen, tashmë gjatë hetimeve për grabitjen e dytë u zbulua që ishte organizator i asaj ngjarjeje.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “DETAJET: Kush e “tradhtoi” grupin e grabitësve në Rinas”

  1. haha says:

    po tani o i shkrete? cdo hash ti ne vend te eurove!

  2. @ says:

    @bankave
    Te gjithe hajdutet qenkan muslimane….
    Mos punesoni roje dhe police islamike sepse jane te pabese (pa din dhe pa iman). Faji i Turqise….

  3. hick says:

    Aq keq me vjen qe i kane kapur se hallall i kane pasur…nuk vrane njeri dhe ne fund leket e bankave moren. A ka hajdut me te medhenj se bankat dhe ministrat ne shqiperi?

  4. Realisti says:

    Pune ordineresh, qe nga rembyesit ashtu edhe nga ata qe menaxhojne. Lajmerojne nje dite me pare per levizje parashe me miliona!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *