Eurodeputeti Kukan: Zgjedhjet dhe ligji i dekriminalizimit, test për Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Eurodeputeti Eduard Kukan i sheh zgjedhjet e ardhshme dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si test për Shqipërinë.

Pas votimit në Parlamentin Europian të projekt-rezolutës për vendin tonë, ai drejtoi edhe një apel ndaj ligjvënësve shqiptarë ku këshillon për gjetien e konsensususit politik.

“Unë dua të bëj një apel për politikanët shqiptarë, të bëjnë përpjekje për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it para zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet janë test i rëndësishëm për sistemin demokratik dhe kulturën e pjekur politike që funksionon.
Shpresoj se zgjedhjet do të jenë një rast për partitë politike për të zbatuar “dekriminalizimin”.

Konsensusi politik që çon në miratimin e reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm në këtë proces. Unë besoj se zbatimi i tij do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme besimin e qytetarëve në gjyqësor dhe sundimin e ligjit.
Ne mbështesim këtë proces dhe misionin e vëzhgimit ndërkombëtar, i cili është duke e mbikëqyrë zbatimin”, u shpreh Kukan.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Eurodeputeti Kukan: Zgjedhjet dhe ligji i dekriminalizimit, test për Shqipërinë”

  1. Anto says:

    Ore te ishte per ju europianet ne nuk do te ishim asgjekundi. Fale amerikaneve ne jemi ne NATO. Ju asnje here nuk do te na pranonit po te mos kishit friken e Rusise. Nese Edi Rama sjell Rusine ne Adriatik atehere do ta shikonit ju zgjedhjet dhe drejtesine. Ju e keni mbeshtetur Berishen per 25 vjet dhe tani i kerkoni Edi Rames te beje drejtesine. Perse e late Berishen qe te shkaterronte drejtesine? Tani hiqeni si te drejte me nje qeveri qe nuk ka asnje lidhje me katrahuen qe ka krijuar Berisha. Po zgjedhjet, perse nuk ja futet kembet ne nje kepuce Berishes por na thokeni qe te gjitha problemet e zgjedhjeve u dashkan zgjidhur nga kjo qeveri ose nuk ka kandidature. Do te shohim kur te permbushen edhe keto kerkesa dhe do te dilni me oh ‘duhet te rregulloni autostradat sepse keni gropa dhe nuk mun dte pranoheni ne Europe’. Cfare tjeter mbetet? Mos ju jeni engjej? Shikoni Greqine, pjese e BE-se se si i diskriminon pakicat dhe nuk ju jep asnje te drejte dhe gezon te gjithe te drejtat dhe e keni mbushur me triliona euro. Eshte e turpshme kjo qe beni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *