FOTOT/ “Femra fatale”: Zbulohet vrasësja e vëllait të diktatorit korean, e helmoi me urdhër të tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kjo është femra që dyshohet se ka vrarë vëllain playboy yë diktatorit kreoano-verior, Kim Jong-un.

Ajo është fiksuar nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Kuala Lumpurit në Malajzi, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Raportohet se ajo u dërgua nga vetë Kim Jong-un për të vrarë të vëllanë, pasi ky i fundit  e kishte etiketuar regjimin e vëllait të tij më të vogël një ‘shaka’.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë të dyshuarën për vrasjen, e veshur me një bluzë të bardhë, ku shkruhet LOL (shkrihu së qeshuri), ndërsa vrasjen ajo e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër femër.

Kim Jong-nam u sulmuaa nga dy agjentet me një spraj helmues, teksa po priste avionin.

Dyshohet se agjentet e spërkatën me kimikatin toksik në fytyrë, teksa ai humbi jetën rrugës për në spital.

Kim Jong-nam, djali më i madh i Kim Jong-il, dikur shihej si pasuesi i babait, por e humbi mundësinë pasi u kap teksa tentonte të hynte në Japoni me një pasaportë false me qëllim vizitën në Disneyland dhe që prej asaj kohe ai ka jetuar praktikisht në mërgim.

Edhe në vitin 2012 pati një përpjekje për eliminimin e tij, dhe atëhere ai  i dërgoi një letër vëllait, duke i shkruar: “Të lutem, më kurse mua dhe familjen time. Nuk kam ku shkoj, vetëm të vras veten”.

Kim Jong-un, edhe pse i vëllai jetonte në Kinë, e shihte atë si një kërcënim për t’i marrë pushtetin, ndaj dhe besohet se urdhëroi vrasjen e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-1.jpg","attachment_id":"632972"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-1-1.jpg","attachment_id":"632973"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-2.jpg","attachment_id":"632974"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-3.jpg","attachment_id":"632975"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-4.jpg","attachment_id":"632976"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-6.jpg","attachment_id":"632978"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-7.jpg","attachment_id":"632979"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/kore-5.jpg","attachment_id":"632977"}]

1 komente në “FOTOT/ “Femra fatale”: Zbulohet vrasësja e vëllait të diktatorit korean, e helmoi me urdhër të tij”

  1. Bambi says:

    Ku eshte ky raporti ne te cilin raportohet qe vrasesen e ka derguar i vllai.
    Dyshohet thoni, o mavro gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *