Grabitësi i 5-ë i Rinasit me 2 mbiemra, qëndrimi sa në Kosovë e Shqipëri

Admir Murataj grabitësi i pestë i Rinasit ishte arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës.

Ai ka grabitur edhe një bankë në Larisa të Greqisë, si edhe është pjesë e grupit të Ilir Kupës, ku dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në grabitjen e argjendarisë, të ndodhur në një qendër tregtare.

Mësohet se më herët 45-vjeçari ka përdorur mbiemrin Nikaj dhe është me origjinë nga Margegaj i Tropojës.

Edhe Greqia e kërkon Muratajn, i cili u arratis nga burgu i Trikallas bashkë me Klement Çalën, në janar të 2013, pjesëtar të një bande shqiptaro-greke të akuzuar për 9 grabitje dhe tentative grabitje bankash, me shumë totale 2.000.000 euro, mes tyre edhe bankën në Larisa më 16.05.2013, grabitje e faktuar nga gjurmët e gishtave.

Ndërsa Klementi u arrestua në Vlorë, policia greke dyshonte që Admiri fshihej në Kosovë. Ai kishte edhe një vilë në Fushë Prezë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *