Grabitja e parave të bankës/ Ja identiteti i grabitësit të gjashtë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka zbardhur identitetin e autorit të gjashtë të grabitësve që vodhën paratë e bankës gjatë transportimit të tyre drejt Rinasit.

Bëhet me dije se personi i gjashtë është shtetsasi Admir Çerpja, i cili  gjatë komunikimit me bashkëpuntorët përdorte emrin Jetmir.

Çerpja është shpallur në kërkim një ditë më parë nga Policia e Tiranës, pas një aksioni të mirëkordinuar  ku u vunë në pranga 4 pjesëtarë të bandës së grabitësve.

Më herët është mësuar edhe identiteti i grabitësit të pestë që është identifikuar si Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikallës bashkë me grupin e Ilir Kupës.

Në bazë të të dhënave, policia ka njoftuar se edhe identitetin e peronave të tjerë të cilët janë implikuar në ngjarje

• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”

• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *